| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
(E plotėsuar) Kosovarėt mund ta presin shumė mirė njė politikan socialist vetėm kur e dinė se ėshtė i huaj, por njė socialist shqiptar vėshtirė se do ti dilnin para, tė paktėn jo pėr ta pritur mirė. Edi Rama mund tė jetė kryesocialisti i parė shqiptar qė ėshtė pritur ngrohtė nė Kosovė, ndonėse kjo nuk ėshtė vizita e tij e parė nė vendin tonė.
Promovimi i librit tė tij, Kurban, por ndoshta pak mė shumė hedhja poshtė e paragjykimeve jo tė pakta pėr tė, e sollėn Edi Ramėn nė Kosovė, nė njė vizitė qė deri tash vonė mund tė besohej se e ka tė mundshme vetėm Sali Berisha apo kundėrshtari i ashpėr i kreut tė opozitės nė Shqipėri.
Ndonėse ai nuk u prit me surle e tupanė si Berisha, sidoqoftė atij tė gjithė ia hapėn derėn, ndėrsa nė pėrballje me njerėz tė rėndomtė mori edhe jo pak lėvdata.
Edi do tia dalė, i thoshte njė zonjė nga Prishtina Ramės nė ditėn e dytė tė vizitės.
Greko-fili, Edvin Kristaq Rama siē thotė shpesh shefi i qeverisė shqiptare, ka dėshirė njė gjė tė vetme, qė shqiptarėt e Kosovės ta dėgjojnė me vėmendje dhe tė mos besojnė ēka do qė thotė pėr tė e socialistėt, Saliu.
Ai flet pėr Zėrin nė njė intervistė tė gjatė me dy vazhdime, ndėr tė tjera duke pėrmendur edhe argumentet e tij se kush ėshtė mė progrek nė Shqipėri.
Zėri: Faleminderit pėr kohėn qė keni ndarė me ne dhe urime pėr librin
E. Rama: Faleminderit
Zėri: Tė nisim bisedėn pėr librin, pse i duhet njė politikani qė ėshtė ende aktiv dhe i cili ėshtė edhe ndėr pretendentėt pėr tė marrė pushtetin, tė shkruajė njė libėr pėr tė treguar njė dekadė nga puna e tij?
Rama: Praktika e shkrimit tė librave nga njerėz tė politikės ėshtė praktikė e njohur nė botėn demokratike. Nuk ėshtė praktikė shqiptare, por le tė bėhet edhe njė praktikė shqiptare. Nuk ka mė mirė qė tė shtohet edhe njė rrugė tjetėr komunikimi pėrmes fjalės sė shkruar, mė gjatė sesa qė lejon njė artikull nė gazetė.
Zėri: Gjatė shfletimit tė librit gjithmonė tė shkon mendja te pjesa e kėngės sė West Side Family aty ku kryetari duhet tė flasė me megafon. Kam pėrshtypjen sikur libri, ndėr tė tjera, ėshtė dhe njė shfryrje e mllefit tuaj pėr gjithė ato gjėra qė jo pak shqiptarė mendojnė se kanė shkuar si mos mė keq, ndėrkaq nė tė njėjtėn kohė keni ndarė dhe idetė tuaja se si tė bėhen gjėrat mė mirė?
Rama: Nuk do ta quaja mllef, por do ta quaja mė shumė njė ngarkesė emocionale, por edhe intelektuale pėr tu ndarė nga tė tjerėt nė kushtet kur, pėr arsye tė njohura, kjo ngarkesė u bė mėse e mjaftueshme qė tė mos mbetej thjesht brenda meje. Ėshtė njė libėr i shkruar pėr tė ardhmen, duke e parė atė nė pasqyrėn e sė shkuarės.
Zėri: Libri ka shkaktuar kundėrthėnie tė shumta nė Shqipėri, ndėrkaq ne jetojmė nė njė kohė kur qasja nė internet ėshtė e lehtė dhe jo e kushtueshme nė Shqipėri dhe Kosovė dhe nga ku njerėzit bombardohen me opinione tė ndryshme rreth librit. Cili besoni se ėshtė argumenti juaj mė i fuqishėm qė tiu thoni njerėzve qė tė harrojnė ato qė thuhen e ta lexojnė librin?
Rama: Pėr tė mos krijuar njė ide tė gabuar duke dėgjuar komentet e tė tjerėve, por pėr tė krijuar secili idenė e tij pėrmes leximit tė drejtpėrdrejtė. Sigurisht qė librat komentohen, por nuk shkruhen pėr tu komentuar, por shkruhen pėr tu lexuar
Zėri: E di qė nė fillim tė librit e keni sqaruar arsyen pse i keni dhėnė librit titullin Kurban, por do tė donim qė ta sqaroni vetė dhe pėr lexuesin e Zėrit? Kush ėshtė Kurbani?
Rama: Kurbani ėshtė njė ngjarje e ndodhur me tė cilėn fillon libri dhe besoj qė ėshtė njė moment i cili e definon njė kornizė pėr librin dhe pėr kėtė arsye unė kam preferuar qė ta titulloj librin Kurban pra duke marrė shkas edhe nga njė ngjarje.
Zėri: Nuk jeni ju Kurbani? E dimė qė librin keni vendosur ta shkruani pasi pėrfundimisht keni hequr dorė nga pėrpjekjet, siē thoni, pėr ta ruajtur Bashkinė e Tiranės qė ua vodhi pushteti, ndėrkohė tėrheqja juaj ėshtė bėrė pas ndėrhyrjeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Nuk e ndjeni veten se jeni bėrė Kurban i disa lojėrave politike tė fuqive tė mėdha?
Rama: Nuk ka lidhje kjo me fuqitė e mėdha, tė them tė drejtėn. E vėrteta ėshtė se pavarėsisht nga dukja paradoksale, ajo qė ndodhi me Tiranėn krijoi kushtet pėr kursin tonė tė ri politik, sepse demaskoi plotėsisht njė proces dhe njė sistem zgjedhjesh tė pandershme qė sot ėshtė nė fokusin e tė gjithėve si njė domosdoshmėri pėr tė ndryshuar.
Nė rast se kjo do tė kishte ndodhur pas vitit 2009 edhe kursi ynė do tė kishte qenė i tillė shumė kohė mė parė, por pėr shkak se kjo nuk ndodhi, pra ne mbetėm pėr njė kohė jo tė shkurtėr dėshmitarė tė vetėm tė vjedhjes sė 2009-ės, ishim detyruar tė silleshim ashtu siē u sollėm, sepse vetėm ashtu mund tė garantonim opozitarizmin nė Shqipėri dhe mund tė garantonim ekuilibrin e domosdoshėm pluralist nė Shqipėri. Sot jemi nė kushte tė tjera.
Sa i pėrket pjesės tjetėr tė pyetjes tuaj, unė nuk jam Kurbani, sepse unė jam edhe kėtu para jush. Mbase kam shkruar njė libėr dhe me gjithė energjinė dhe pasionin e nevojshėm pėr ta ēuar pėrpara betejėn politike.
Zėri: Z. Rama, ju keni qenė i njohur shumė edhe nė Kosovė qė nga koha kur pėr herė tė parė jeni bėrė kryetar i Tiranės e mė pas jeni bėrė edhe njė nga lojtarėt kryesorė tė politikės nė Shqipėri dhe kjo normalisht qė ka dhe ndikimin e vet nė Kosovė. Por pėr ju, sa zė vend Kosova nė kėtė 11-vjeēarin tuaj qė e keni shkruar edhe nė libėr?
Rama: Si kryetar i bashkisė sė Tiranės, Kosova ka zėnė vend si njė prani e rėndėsishme vizitorėsh nė Tiranė, tė tė gjitha moshave, kryesisht tė rinj. Flas pėr kėtė edhe nė libėr Ata mė kanė dhėnė njė pjesė tė ēmuar tė kėnaqėsisė sė suksesit tė transformimit tė Tiranės. Sigurisht qė tė mos ndodhnin transformimet nė Tiranė, edhe prania e tyre nuk do tė kishte qenė ajo qė u bė dhe u rrit me kalimin e viteve.
Si drejtues i Partisė Socialiste dhe opozitės, kosova ka zėnė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė agjendėn tonė politike dhe nė pėrpjekjet e mia politike. Ne modestisht kemi dhėnė atė qė na ka takuar tė japim nė mbėshtetje tė procesve historike qė e kemi pasur fatin ti jetojmė dhe tė udhėheqėsve politikė nė Kosovė, pa dallim.
Zėri: Megjithatė dihet se ju jeni personi mė i paragjykuar nė Kosovė E kemi parė edhe nė disa paraqitjet tuaja publike kėtu nė Kosovė ėshtė dashur qė tė sqaroni qėndrimet tuaja edhe njė herė rreth ēėshtjeve si puna e autostradės apo edhe kur jeni pėrballur me atė nėse PS ėshtė parti filo-greke Keni njė qėndrim pse ndodh kjo?
Rama: Unė nuk i vė faj absolutisht opinionit kėtu qė ėshtė viktimė e njė strategjie djallėzore e manipulumit e orkestruar nga Saliu nė Tiranė me qėllimin e njollosjes tė opozitės shqiptare dhe tė personit tim i vėnė pėrprara akuzės sė rėndė pėr korrupsion me rrugėn e kombit.
Ne asnjėherė nuk kemi qenė kundėr rrugės sė kombit. Unė e hedh me neveri kėtu nė Prishtinė kėtė akuzė tė ulėt, ashtu sikundėr e nėnvizoj se nuk ka qenė absolutisht nevoja qė kjo rrugė strategjike pėr kombin tonė tė kthehej edhe nė njė autostradė tė korrupsionit ku tė devijoheshin qindra miliona euro nga paratė e taksapaguesve shqiptarė qė pa dallim socialist, demokrat, pa parti, kanė kontribuar pėr ndėrtimin e saj.
Pėr mė tepėr ideatori i rrugės sė kombit ėshtė sot nė lidershipin e PS, kryeministri Pandeli Majko, i cili kur e nisi kėtė pėrpjekje, u keqtrajtua me shpoti e me tė qeshura nga pala qė sot rreh gjoks me rrugėn e kombit.
Besoj se qėndrimi ynė ėshtė i qartė dhe i thjeshtė, por propaganda e shfrenuar dhe balta qė ėshtė hedhur sistematikisht mbi ne, sikur gjoja ne qenkemi kundėr rrugės apo sikur gjoja qė paskam thėnė unė se kjo ėshtė rruga e asgjekundit, njė shpifje shumė e ulėt e kanė bėrė tė vetėn.
Zėri: Po mirė, pse nuk jeni pėrgjigjur me tė njėjtėn fushatė qė tė sqaroni kėtė ēėshtje?
Rama: Ne kemi pėrsėritur sa herė kemi folur pėr kėtė rrugė qėndrimin tonė, por tė mos harrojmė qė burimet e propagandės sė qeverisė janė shumė mė tė mėdha sesa tonat dhe pėr mė tepėr prirja natyrale pėr ti besuar kėtyre burimeve kėtu nė Kosovė ėshtė mė se e kuptueshme.
Zėri: Kujtojmė para disa javėsh njė nga lajmet kryesore dhe mė tė komentuara ka qenė njė deklaratė qė supozohet se ėshtė bėrė nga Arta Dade: Shqipėria nuk duhet tė prishė marrėdhėniet me Serbinė pėr shkak tė Kosovės. Njerėzit nė Kosovė thoshin, ja edhe njė argument pse socialistėt nuk janė fare tė interesuar pėr Kosovėn?
Rama: Ēėshtja do tė ishte kėshtu nėse do tė ishte e vėrtetė. Edhe kjo ėshtė njė shpifje e pra kėshtu ndodh qė burimet e informimit infektohen nga makinacione tė tilla, tė cilat nuk i themi ne, por i thotė qeveria, i thotė Saliu, e pastaj pėrhapen nėpėrmjet rrugėve tė komunikimit pėr ta ndotur dhe sunduar mjedisin mediatik, ku edhe krijohet opinion.
Ju pėrmendet pak mė parė qė kėtu PS shihet si parti filogreke, por ka njė shembull konkret edhe pėr kėtė qė ėshtė shembulli i sjelljes tė diametralisht kundėrt tė atyre qė i bien gjoksit si shqiptarė tė mėdhenj qė janė nė qeveri dhe qė me njė firmė i falėn Greqisė 300 m katrorė det Shqipėrie dhe tonėn qė e ngritėm kėtė ēėshtje nė Gjykatėn Kushtetuese dhe kėrkuam anulimin e kėsaj marrėveshjeje si njė marrėveshje kundėr interesave kombėtare.
Nė rast sė shohim historinė e kėtyre 20 vjetėve pavrarėsisht kohės kur unė kam qenė nė krye tė PS apo kur tė tjerėt kanė qenė nė krye tė partisė apo qeverisė ka njė vazhdimėsi qėndrimi nė funksion tė mbrojtjes sė interesit kombėtar dhe ēėshtjes sė Kosovės nga ana e PS dhe qeverive tė saj.
Mos tė harrojmė se kjo datė e ēmuar pėrkon edhe me lindjen e UĒK-sė, e cila u mbėshtet nga qeveria socialiste tė Fatos Nanos e mė pas edhe tė Pandeli Majkos pastaj me radhė nė procesin e transformim tėrėsor qė solli lufta ēlirimtare nga qeveritė socialiste dhe u godit si lėvizje marksiste, u godit si lėvizje kontrabnandistėsh apo si bandė e armatosur nga shtypi i Partisė Demokratike.
Janė momente historike nė tė cilat ėshtė dalluar qartė qndrimi ynė koherent me qėndrimin e lėkundur herė pas here tė PD nė Tiranė, gjė qė do tė thotė se ne duhet tė bėjmė mė shumė pėr informimin mė tė mirė tė opinionit publik kėtu nė Kosovė dhe nga ana tjetėr opinioni kėtu duhet tė gjykojė nė bazė tė fakteve dhe jo nė bazė tė fjalėve qė vijnė kėtu tė deformuara qėllimisht.
Zėri: Ndoshta njė pėrpjekje e pėrafrimit mund tė quhet edhe propozimi juaj pėr unifikimin e sistemit arsimor Kosovė Shqipėri, megjithėse ėshtė pak e ēuditshme qė lidershipi politik nė tė dy vendet ėshtė skajshmėrisht i kujdesshėm kur bėn propozime tė tilla, sepse gjithmonė ekziston mundėsia qė kjo tė shihet nga jashtė si diēka nacionaliste?
Rama: Nuk ka rėndėsi besoj unė ēfarė diskutimesh ndizen, por ēfarė rėndėsie ka njė problem qė i ngjall kėto diskutime dhe sa e drejtė ėshtė zgjidhja qė mund tė prodhojė pastaj edhe diskutime. Unė besoj qė nė shumė aspekte ne i paguajmė njė ēmim mungesės sė traditės demokratike, qoftė nė Shqipėri apo Kosovė, mungesės sė institucioneve demokratike pėr njė kohė tė gjatė, mungesės sė njė tradite tė gjatė shteti e me radhė.
Por nga ana tjetėr nuk ka pse brezat e rinj, fėmijėt e sotėm ti paguajnė njė ēmim dritėshkurtėsisė sė politikės aktuale shqiptare lidhur me shkollimin e tyre. Ne i kemi tė gjitha mundėsitė dhe askush nuk mund tė na pengojė, sepse ska arsye tė na pengojė tė ndėrtojmė njė sistem arsimor tė unifikuar dhe tė bashkojmė territorin shpirtėror dhe territorin e tė menduarit si komb, pavarėsisht kufinjėve qė sot ndajnė Shqipėrinė me Kosovėn dhe pavarėsisht tė gjitha atyre problemeve qė na takojnė ti trajtojmė veēmas si dy shtete tė ndryshme.
Ska asnjė arsye qė ne tė vonojmė shumė. Ka kaluar njė dekadė dhe pėrfytyroni qė mbas njė dekade takohen ministrat dhe flasin akoma pėr abetaret. Sikur tė merremi dhjetė vjet me ēdo libėr shkolle unifikimi i sistemit arsimor mund ta bėjmė pak a shumė pas 1100 vjetėsh.
Ndėrkohė qė kjo ėshtė njė punė qė ne jemi angazhuar dhe tė punojmė njė dokument tonin qė do ta ndajmė me tė gjitha forcat politike, nė Shqipėri dhe Kosovė, dhe do tė hapim njė debat pėr kėtė duke synuar qė me fitoren e zgjedhjeve dhe krijimin e njė qeverie socialiste dhe progresiste, ta kthejmė nė njė program pune tė pėrbashkėt me qeverinė e Kosovės pėr tė pasur njė sistem arsimor tė unifikuar dhe pėr tė ndėrtuar pika tė pėrbashkėta referimi pėr fėmijėt, tė rejat dhe tė rinjtė nė Shqipėri dhe Kosovė.
Nesėr mund tė lexoni qėndrimet e Edi Ramės pėr atė se kush lejoi futjen e biznesmenėve serbė nė tregun shqiptar, marrėdhėniet e socialistėve me Ibrahim Rugovėn dhe UĒK-nė etj.
lkp-----===== (vlora): 02-03-2012 14:49
ruzhdi (zvicer): 01-12-2011 20:33
Ilir (Tirane ): 30-11-2011 08:53
vullnet (Shkoder): 30-11-2011 08:44
Valon (SH. B. A.): 30-11-2011 06:03
Artan (Prishtine): 30-11-2011 03:41
Lugina (Rahovica): 29-11-2011 23:40
naimi (zvicër): 29-11-2011 21:35
Dikush (Tirane): 29-11-2011 21:34
spinxaki (BOGUSH): 29-11-2011 21:13
atdhetari (California): 29-11-2011 19:57
Nuki (Diaspore): 29-11-2011 19:48
Jaho Demaj (Hajvali - Prishtinë): 29-11-2011 19:00
drenicaku (kosove): 29-11-2011 18:41
arbeni (TOURS FRANCE): 29-11-2011 18:23
Agron (Prishtinë): 29-11-2011 18:12
floriani (prishtine): 29-11-2011 18:12
Gollaku (Malësia e Gollakut): 29-11-2011 17:53
Spiuni (Gjakove): 29-11-2011 17:12
Lumi Pejë (zvicërr): 29-11-2011 17:03
BARDHI (Stuttgart): 29-11-2011 17:01
shkodra (prizren): 29-11-2011 16:50
Nekiu (Gjakove): 29-11-2011 15:53
Tupangjia (Flihanja): 29-11-2011 15:44
Aritstoteles (Athina): 29-11-2011 15:06
syla (gjermoni): 29-11-2011 14:54
Vullneti (Prishtin): 29-11-2011 14:39
real (kosove): 29-11-2011 14:33
BIMBASHI (SKENDERAJ): 29-11-2011 14:22
Xhimshit Kajmaku (Jungla): 29-11-2011 13:41
Rama: Sistem unik arsimor me Kosovėn
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet Abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 