Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Saliu dhe Meta e futėn Serbinė nė Shqipėri

Astrit Gashi & Artan M. Haraqija | 30-11-2011 09:04 CET

(E plotėsuar) VIJON NGA NUMRI I DJESHĖM - Ndarja nė mes Kosovės e Shqipėrisė pėrditė e mė shumė po ngushtohet. Pėr ditė e mė vėshtirė po bėhet qė tė jesh i fuqishėm nė Kosovė dhe tė mos tė duan e tė respektojnė nė Shqipėri, dhe tė jesh i madh atje e tė mos tė duan nė Kosovė. Ose tė keqkuptojnė kėtu edhe atje.

Sali Berisha, me gjasė e dinte kėtė gjė qė moti. Ai kėtu ėshtė pjesė e emocionit. Rama dhe Partia Socialiste e Shqipėrisė me gjasė kėtė e kuptoi tash frik. Por e kuptuan dhe kjo ėshtė mirė. Tri ditė sa qėndroi nė Kosovė, kryetari i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė ishte kudo dhe te secili.

Te miqtė e vjetėr nė PDK, te varrezat e Jasharėve nė Prekaz, te familja Haradinaj, te LDK-ja e Isa Mustafės dhe te Vetėvendosja e Albin Kurtit e Shpend Ahmetit. Rama kėto ditė njohu Kosovėn, dhe Kosova kishte mundėsi ta njohė atė. Kjo vetė do tė zbusė njė pjesė tė paragjykimeve pėr tė dhe partinė qė ai udhėheq.

I vetėdijshėm pėr mungesėn e informatave tė sakta pėr qėndrimet e tij dhe tė PS-sė veēanėrisht nė lidhje me Kosovėn, Rama shpjegoi njė nga njė tė gjitha paragjykimet e kėsaj shoqėrie se partia e tij ėshtė grekofile, proserbe, kundėr Rrugės sė Kombit, pėr Ēelėsin e Nderit dhėnė Bregoviqit e shumė gjėra tė tjera.

“Me forcėn e argumentin”, siē do tė thonte ai. Foli pak edhe pėr tė majtėn inekzistente nė Kosovė dhe pėr vjedhjen e votave kėtu e atje. Kryetari i PSSH-sė ishte kėtu tė promovojė librin e tij “Kurban”, njė rrėfim pėr vitet sa ishte kryetar i Tiranės.

E tha qė ai vetė nuk ėshtė “Kurban” i askujt nė Shqipėri - as i Berishės dhe as i ndėrkombėtarve. Kjo edhe mund tė jetė e vėrtetė, ama nė Kosovė Rama si kryetar dhe PS-ja si parti janė “Kurban” i paragjykimeve tona.

Vendi ynė ka nevojė ta njohė Ramėn dhe ta njohė PS-nė dhe atėherė t’i gjykojė drejt. Ashtu si janė dhe jo ashtu si na i paraqesin nė pasqyrė. Edi Rama mė poshtė i jep argumentet e tij. Kosovarėve u mbetet qė ato t’i peshojnė.

Zėri: A keni ju njė shpjegim pėr tėrė atė emocion tė madh qė e kanė kosovarėt pėr Sali Berishėn?

Rama: Kėtė gjė duhet ta shpjegojnė ata qė e dashurojnė se unė nga ana ime, mua nuk mė takon t’i gjykoj pėr ndjenjat e tyre dhe as tė gjej arsyen e kėtyre ndjenjave. Unė besoj aq sa ka informacion, aq ka edhe dizinformacion…aq sa ka mundėsi pėr tė njohur tė vėrtetėn, aq ka pamundėsi pėr tė shkuar te e vėrteta dhe ma ha mėndja nė rast se ky opinion do tė ishte mė i informuar, edhe dashurinė do ta kishte mė tė arsyeshme.

Zėri: Ekziston pėrshtypja qė dashuria e kosovarėve me z. Berisha ka tė bėjė edhe me lidhjet qė i ka pasur me Presidentin e ndjerė, Ibrahim Rugova?

Rama: Nuk e di kėtė, por di kaq qė Ibrahim Rugova ėshtė njė figurė historike sot, por nė tė gjallė tė tij ka ditur tė jetė i ekuilibruar dhe njėsoj i dashur me tė gjithė faktorėt politikė nė Shqipėri.

Zėri: Si kanė qenė raportet e Partisė Socialiste me Rugovėn, kanė qenė po aq tė afėrta si me Berishėn apo mė ndryshe?

Rama: Tė kemi parasysh qė ka njė raport institucional qė ėshtė njė raport detyrimisht sistematik dhe nė pėrmbajtje i pazėvendėsueshėm mes autoriteteve pėrfaqėsuese tė institucioneve nė Kosovė dhe Shqipėri.

Kur kjo ka pėrkuar me kohėn e Presidencės sė Sali Berishės apo me kohėn e drejtimit tė Fatos Nanos apo Pandeli Majkos, mendoj qė ka qenė gjithmonė kėshtu dhe ėshtė normale qė edhe sot tė jetė kėshtu, sepse pavarėsisht emrave, qeveritė duhet tė bashkėpunojnė nga afėr me njėra-tjetrėn.

Por, pėr sa mė takon mua, unė kam pasur fatin ta takoj Ibrahim Rugovėn dhe ruaj njė mbresė tė ēmuar nga takimet me tė, nga dashamirėsia, nga paqja e brendshme nga ekuilibri i tij nė kėndvėshtrimin dhe trajtimin e Shqipėrisė pa bėrė kurrė dallime mes faktorėve politikė nė Shqipėri.

Zėri: Kėtu kemi njė pėrshtypje qė Partia Socialiste e Shqipėrisė ėshtė mė e afėrt me Partinė Demokratike tė Kosovės? Ka bazė nė kėto mendime?

Rama: PS ka njė marrėdhėnie tradicionale me PDK, qė zė fill nga lufta. PS nė qeveri ka qenė njė partner i afėrt i UĒK-sė dhe normal ka si tė thuash trashėguar bashkė me PDK-nė njė histori tė pėrbahskėt suksesi. Nga ana tjetėr, nė kėtė mes hyn edhe njė marrėdhėnie e afėrt miqėsore me kryetarin e PDK-sė dhe kryeministrin aktual tė Kosovės, pėr tė cilin ne kemi njė vlerėsim tė lartė dhe ushqejmė ndjenja vėllazėrore.

Zėri: Mos ka njė shpėrputhje kėtu? Ju nė Shqipėri luftoni kundėr vjedhjes sė votės, ndėrsa nė Kosovė realisht ėshtė PDK ajo qė ka bėrė makinacione nė zgjedhje...

Rama: Kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon forcave politikke nė Kosovė ta trajtojnė lidhur me zgjedhjet nė Kosovė. Ajo qė unė mund tė them ėshtė qė nė Shqipėri zgjedhjet i ka vjedhur qeveria dhe Saliu. Ne e kemi problemin me qeverinė dhe Saliun pėr sa i takon garantimit tė njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm.

Zėri: Pėr ta thėnė kushtimisht si kontribut lidhur me kėto pėrshtypje tė gabuara qė ekzistojnė nė Kosovė pėr PS e Shqipėrisė dhe ju personalisht, a ka mundėsi qė kanė tė bėjnė edhe me mėnyrėn se si njerėzit kėtu e pėrceptojnė komunizmin? Pėr dallim nga Shqipėria, kėtu njerėzit e konsiderojnė socializmin e komunizmin si e njėjta ideologji.

Rama: Po po, nga ana tjetėr kosovarėt nuk duhet ta harrojnė qė pa njė socialist tė madh nė komandė Kosova nuk do tė ishte ēliruar dhe ky kishte emrin Tony Blair. Madje nė njė kuptim nuk ishte njė i djathtė, por njė i majtė nga ana tjetėr e Atlantikut qė bashkė me Tony Blairin udhėhoqėn luftėn ēlirimtare kundėr regjimit tė Millosheviqit. Kėshtu qė ne i pėrkasim kėsaj tė majte, kėtij socializmi evropian qė nuk ka asnjė lidhje me komunizmin apo me socializmin nė kuptimin qė kjo fjalė kishte nė kohėn e regjimit tė kaluar.

Zėri: Pak mė parė mė intrigoi ajo pjesa kur besoj latė tė kuptoni qė ne nuk duhet shumė tė ēajmė kokėn pėr fuqitė e mėdha”…

Rama: Jo s’duhet tė ēajmė kokėn, por nuk kemi pse tė kompleksohemi nga debatet qė mund tė ngjallė njė zgjidhje e drejtė…

Zėri: Ndėrkaq, ju keni vizituar edhe lėvizjen Vetėvendosje, prej nga keni bėrė njė vlerėsim shumė tė mirė pėr ta, njė subjekt politik ky qė jo rrallė herė vizitorėt evitojnė kontaktin me ta … Zakonisht politikanėt shqiptarė kanė kėtė sėmundjen kronike tė varėsisė sė plotė ndaj faktorit ndėrkombėtar, po ju ku bėni pjesė????

Rama: Unė mendoj qė pa Vetėvendosjen jeta politike kosovare do tė ishte mė e varfėr dhe do kishit njė dritare mė pak. Secili ka tė drejtė ta zgjedhė dritaren qė i pėlqen dhe nė kėtė kuptim, ne kemi dritaren tonė nga ku e shohim rrugėn e zhvillimeve dhe tė integrimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė BE. Vetėvendosja ka dritaren e saj, tė tjerėt e kanė dritaren e tyre. E sigurt qė ėshtė qė pa atė dritare, shtėpia e pėrbashkėt shqiptare do tė kishte njė dritare mė pak dhe njė dritare mė pak nuk do tė ishte mė shumė dritė, por mė pak dritė.

Zėri: Ju sė fundi keni hartuar njė program pėr shpėtimin e ekonomisė shqiptare, ndėrsa atė ia keni prezantuar nė takim edhe kryeminsitrit tė Kosovės, partia e tė cilit publikisht ėshtė duke e prezantuar vetėn si tė djathtė. S’duam t’iu pyesim pėr PDK-nė, por nė pėrgjithėsi kė e shihni se ka gjasa pėr tė krijuar tė majtėn nė Kosovė?

Rama: Ėshtė shumė herėt pėr pėrkufizime tė tilla nė Kosovė, sepse tė mos harrojmė qė procesi i diversifikimit tė forcave politike mund tė ndodhė qetėsisht dhe normalisht kur tė jenė zgjidhur njėherė e mirė disa probleme themelore qė nė Kosovė janė drejt pėrmbylljes.

Vetėm atėherė do tė ketė mė shumė qetėsi publiku pėr tė pranuar njė proces tė qetė diversifikimi dhe vetėm atėherė partitė mund tė kurajohen tė pozicionohen pa u trembur qė mund tė kenė rrjedhje nė elektorat pėr arsye qė sapo i thatė edhe ju, me plot tė drejtė, qė pėr shkak tė njė paragjykimi tė pėrgjithshėm mbi tė majtėn dhe tė njė harrese ndoshta pa dashje qė edhe Bill Clintoni dhe Tony Blair-i i pėrkisnin pikėrisht jo tė djathtės.

Jemi nė njė moment kur ėshtė vėshtirė tė kėrkohet nga partitė politike ta bėjnė kėtė zgjedhje qetėsisht. Mendoj qė kjo ėshtė njė zgjedhje qė mė shumė ėshtė e diktuar nga momenti dhe do tė diktohet mė pas pėr tė gjitha forcat politike sesa do tė diktohet nga njė pėrkatėsi e sinqertė politike.

Zėri: U pėrmend pėrshtypja se Partia Socialiste e Shqipėrisė ėshtė njė parti grekofile, mirėpo ka edhe njė keqkuptim tjetėr qė partia juaj shihet edhe si parti proserbe. T’ju pyesim direkt, nė Shqipėri kush po ia hap dyert Serbisė, PS, Ilir Meta apo Sali Berisha?

Rama: Nuk e di nga buron ideja se PS ka afinitet me Serbinė pėrtej konvencionit tė pėrgjithshėm dhe tė gjithėpranuar besoj edhe kėtu edhe nė Shqipėri se nuk mund tė ketė njė jetė tė normalizuar dhe bashkėpunues pa normalizimin dhe vendosjen e normave tė bashkėpunimit me tė gjithė, pėrfshirė edhe Serbinė, por secili nė respekt tė kufijve tė shtėpisė sė tjetrit.

Por njė gjė do tė them qė asnjėherė mė parė interesat financiare dhe madje gjysmė tė errta qė burojnė nga Serbia, nuk e kanė gjetur nė Shqipėri hapėsirėn siē e kanė gjetur falė qeverisė sė Sali Berishės dhe Ilir Metės. Ky ėshtė fakt dhe nuk ėshtė opinion.

Zėri: Nė ēfarė e mbėshtesni kėtė?

Rama: Janė tė gjitha tė dhėnat pėr futjen nė ekonominė shqiptare tė njė sėrė aktorėsh qė janė tė lidhur ekonomikisht dhe financiarisht me Serbinė dhe qė janė serbė. Unė nuk dua tė vendos asnjė barrierė nacionale nė ekonomi, por dua tė them qė kėto interesa janė gjysmė tė errėta dhe janė tė mbrojtura jo pėrmes rrugės sė konkurrencės sė ndershme nė treg, por pėrmes rrugėve tė kientelave qė lidhen me oborrin e pushtetit tė Saliut.

Zėri: Si gazetarė gjithmonė na pėlqen tė pėrmenden edhe emrat…e keni fjalėn pėr Fazlliqin, Mishkoviqin…???

Rama: Ėshtė pa dyshim shėmbėlltyra e dukshme e gjithė kėsaj qė po them, por ajo qė po ndodh ėshtė shumė mė tepėr se aq

Zėri: Arsyeja pse kosovarėt rregullisht e kanė bindjen pėr PS-nė si parti proserbe ėshtė te takimi i famshėm i ish-kreut tė partisė suaj, Fatos Nano me Slobodan Millosheviqin nė Kretė gjatė viteve ‘90, ndėrkaq nė Kosovė njerėzit janė hidhėruar jo pak edhe me pritjen qė i keni bėrė Goran Bregoviqit nė Tiranė. Nganjėherė krijohet pėrshtypja qė shumė mė shumė janė prekur nga kjo sesa nga Fazlliqi, Mishkoviqi etj.

Rama: Mendoj qė dhe me atė moment ėshtė spekuluar jashtėzakonisht shumė dhe ėshtė bėrė njė propagandė shumė e shėmtuar. Ai ka qenė njė gjest mikėpritjeje nė traditėn shqiptare pėr kėdo qė troket nė derėn e shtėpisė. Dera e shtėpisė ėshtė e hapur dhe ai qė hyn nė shtėpi ėshtė dikush qė respektohet dhe nė atė rast, gjesti i mikpritjes ka pasur tė bėjė me muzikantin e jo me politikanin.

3.8/5 (12 votë/a)
i.bajrami (prishtin): 04-05-2012 00:43
tani une kam jetue me shume se dhjet vjet ne Shqiperi por tju prezentoshe te majtve si Kosovar sikur i ka hy shyblat ne sy,aq respekt kane per ne .
Arti (Prishtine): 22-04-2012 18:41
Sa te cuditshem jeni more gazetar kur kaloni nga nje ekstrem ne tjetrin,nga pro BERISHIAN ne NE PROSOCIALIST.Une mendoj se jeni duke e tepruar shume me kete turr prosocialist qe keni marre.Mendoj Kosovaret me se paku kane faj per paragjykimet e krijuara per socialistet.KOntributin me te madh per keto paragjykime e kane dhene vete lideret e PS se me deklarimet publike te tyre: Fatos Nano: Kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi,Rexhep Mejdani:E kecja me e vogel per Ballkanin eshte Milloshevici.Edi Rama ia dha celsin e Tiranes Bregovicit merite e vetme e te cilit ishte antishqiptarizmi e ne ate koncert moren pjese shumica e kryesise se PS se kendonin e harliseshin bashke me Bregovicin dhe per kete nuk ka justifikim.Prandaj qytetaret s kane qe gjykojne ne baze te ketyre deklaratave publike sepse Berisha edhe pse nuk ka kontribuar asgje per Kosoven perpos RRUGES ai asnjehere nuk ka bere deklarata te ketij lloji te pakten publikisht.
Arti (Prishtine): 22-04-2012 18:40
Sa te cuditshem jeni more gazetar kur kaloni nga nje ekstrem ne tjetrin,nga pro BERISHIAN ne NE PROSOCIALIST.Une mendoj se jeni duke e tepruar shume me kete turr prosocialist qe keni marre.Mendoj Kosovaret me se paku kane faj per paragjykimet e krijuara per socialistet.KOntributin me te madh per keto paragjykime e kane dhene vete lideret e PS se me deklarimet publike te tyre: Fatos Nano: Kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi,Rexhep Mejdani:E kecja me e vogel per Ballkanin eshte Milloshevici.Edi Rama ia dha celsin e Tiranes Bregovicit merite e vetme e te cilit ishte antishqiptarizmi e ne ate koncert moren pjese shumica e kryesise se PS se kendonin e harliseshin bashke me Bregovicin dhe per kete nuk ka justifikim.Prandaj qytetaret s kane qe gjykojne ne baze te ketyre deklaratave publike sepse Berisha edhe pse nuk ka kontribuar asgje per Kosoven perpos RRUGES ai asnjehere nuk ka bere deklarata te ketij lloji te pakten publikisht.
el,rebel (london): 30-03-2012 20:59
sali berisha i ka dergu milloshevicit naft kur ka pasur serbia embargon e naftes.dhe i ka ndihmuar shum.kurse Fatos Nana i ka ndihmuar ma shum kosoves se sa tjeter politikan nga shqiperia.
Genci (Peje): 24-01-2012 11:58
Ne secilin Vend Parimor nuk mbahet Pushteti me shumè se dy dekada. Si ne Kosov, ashtu ne Shqiperi, duhet leshuar vendin ide-jeve te reja, nje Frym e re, Karaktereve te reja. Secila Bateri dikur hargjohet. Ashtu edhe Pushtetaret. Kur nje periudh nuk arrite qka premtove, leshoje vendin tjeter kuj.
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 19-12-2011 20:42
PER MEJ DIT MIR KET TE KALUME HISTORIKE DUHET MEJ PAS 73 VJET EDHE DUHET MEJU PAS PUSHKATUE BABA DHE KONFISKUE TOKA DHE QDO GJDO TJETER PASURI EDHE MILLI NE MAGJE!!!!!!!JU PERSHENDES RIZA BUDAKOVA BRUKSELL BELGJIK.
DRINI-FR (Evrope): 02-12-2011 16:18
V.2.Ballisti,Ahmet Maloku,nje njeri me integritet te shquar,ne 1968 ne oden e vet(pas perjashtimit te tij nga detyra e drejtorit te normales ne Mitrovice)ne prezence te tre çallakeve te Druarit-profesore,dekleroi:"Kosova ka me e çlirua veten dhe Shqiperine!"Duke analizuar sot patriotizmin e njerezve,eshte nje fakt,te cilin po e deshmojne lideret ne Shqiperi,Rama dhe Salihu por edhe tjeret.Ne nje emision nje nate ne krye me Ylli pongon e disa tjere,paftyresisht deklaronin se Brigadat shqiptare me R.Alin e kane shpetuar Kosoven nga masakrat serbe.Une i neshkruari i ketij komenti e kam baben dhe dy mixhallare te vrare bashke me 18 shqiptare te tjere,te cilet pasi i kishin vrare shtat çetnike,brigadat shqiptare i zene ne bese ne Qyqavice dhe ua derzojne organeve te Jugosllavise per t'i pushkatur te nesermen.Nje dite me vone na i djegen edhe shtepite,per te mbet jasht dy nena me 8 femije,me i medhi prej te cileve ishte 11 vjeç.Ky proserbizem eshte edhe sot ne Shqiperi,te cilin duhet luftuar
DRINI-FR (Evrope): 02-12-2011 15:47
PS,Arta Dade"Mos t'i prishim punet me Serbine,shkaku i Kosoves"Kjo eshte politika e PS-PPSH ne Shqiperi ne krye me E.Ramen.Kjo fare e keqe,per fat tonin te keq,ne -97 e shkatrroj Shqiperine Meme,nen instrukcionet greke-sllave,per ta bere Shqiperine nje paqavere e qelbur ne Evrope ndersa,Kosoven e harruan,per ta lene ne forcat e veta dhe ne meshiren e zotit,para nje armiku-Serbise,i cili kishte elaboratet e shkruara per gjenocid ne tokat e shqiptareve.Millosheviqi,gjeneralit Klark:ne dime te luftojme me shqiptare.E.Rama dhe PS,asnjehere nuk e ka ngrite zerin kunder:veprimeve destruktive te grekeve dhe kishes greke ne Shqiperi,e cila po e kultivon parollen,si ne shek.XIX-XX se -çdo ortodokes shqiptar eshte greke etj.E.Rama,ne lufte per te fituar karrigen ne shoqerine e vet ka:Komunistin goran Namik Doklen,shume tjere me prejardhe sllave si Braçe,greke,rome etj.Per destabilizim financohet nga armiqte tane greke e sllave.Ardhja e tij shpesh ne Paris,Athine etj.eshte nje deshmi me prapavi!V
Lumo (Prishtine): 01-12-2011 08:53
O kuqalosha meshoni sa mundeni,skeni me u sheru kurren e kurres nga plagosja shpirtenore e morale qe moret ne fillim vitet 90-ta, dhe akoma jeni duke u lendu!Ju papagallet envero-stalinist jepni se ju ka ardhe krye pasoku greko-serbo fili, ashte nje nga bastardet e bastardve te bllokut, e meriton pritjen madheshtore. Sa te kete Zot ne qiell e Amerike-NATO ne toke kurre skeni me u gezu ne jete.
EdiG (Detroit): 01-12-2011 06:41
Sali Berisha eshte patriot shum i mall kombetar taman por politika nuk I ka hije se ashte teper I eger,Ne Shqipri duhet nje njeri i ri jo as Rama as Saliu.Rrofte bashkimi Kombetar
fatmir (split,kroaci): 01-12-2011 00:35
me kot presim nga rama e berisha,qe te dy genjejne,qe te dy per para as se e mendojne kosoven,por neve,kosovareve na duhet nje franjo tugjman me e be shtetin si duhet e jo hajna si hashimi e pdk e drenices serbe
JARANI (suedi): 30-11-2011 21:52
edi edi edi rama pse nuk u fute ne pralament deri sa se morri serbia kandidaturen per antarsim ne bashkimin evropjan po i dhe apo i hape rrug serbis edhe i ja mbylle rrugen shperis dhe krejt ne fun edi rama trego te verteten se sa miljona ti dha jeremiqi apo tadiqi per te ndal shiperin mos te behet kandidate per bashkimin evropjan
korrupsioni (aarau): 30-11-2011 21:50
Partija socialiste e ka vendin ne BEOGRAD ,ndersa sa i perket BERISHES ia eshte heroi i gjall i kombit bashkoj kombin me autostrad nxorri SHQIPERIN prej komunizmit ai rrjedh nga Kosova nuk eshte grek si kur keta,shiqoi emrate socialisteve veq kupilat thirren ne emer te nanes,p,sh, F; NANO--- P; MAJKO ,,,,, lumja ajo nane qe e rriti ket burr te madh te kombit qofsh me jet .SAHLI BERISHA e ter KOSOVA eshte me ty
albanian (Prishtine): 30-11-2011 19:33
Edi Rama duhet te beje shume per Kosoven qe ne ta duam, por ne anen tjeter Sali Berisha nuk eshte asi shqiptari qysh po mashtrohen kosovaret. Sali Berisha me te vertete e futi Serbine ne Shqiperi ekonomikisht, beri lidhje diplomatike me Serbine ne kohen me te keqe per Kosoven kur Serbija hala po vriste shqiptare e djegte shtepia shqiptaresh ne veri; i hapi shkollat serbe ne veri te Shypnise, ia dha Greqise administrimin e kishes ortodokse shqiptare, beri koncesione me Greqine duke lejuar manipulimin e pakicave ne jug dhe duke lejuar politizimin e ceshtjes se pakicave greke. Edhe per tendera e dallavere me thane te drejten keta hajnat e PDK ne Kosove krejt mesimin e kane marre prej Salihut....
Arber (Diku ne province): 30-11-2011 18:40
Nuk di perse duhej te rrefehej RAMA e te na mbush mendjen se çfare "zemre e shpirti te mire" kishte e ka dhe çfare vizioni humanist e demokrat ushqen ne shpirt. Ai e kishte mundesine t'i shpalloste gjithe keto vlera per vite me radhe. Perse nuk e beri, apo e pengoi njeri. Bota ka sy. Ta bente do te fitonte, ne Kosove e ne Shqiperi se njerezit nuk jane te verber. Ai arsyetohej me moton "per inat sime re, vdekte im bir". Anglezet thone: "ACT do't talk". Edhe ai le ta deshmoje me vepra e t'i lere pallavrat e kota se gjithe angazhimi i tij ishte katastrofik. Jo pse pozita e PD nuk kane gabime, te meta e te liga te tjera, por se veprimtt e Rames ashiqare nga mjesi ne darke ishin me konotacion kunder kombit dhe interesave te tij aktuale. Perse duhet pritur me vite qe te hapet debati per ligjet qe kerkon EVROPA? No pardon, zoteri Rama prandaj e ke humbur trenin. Kur e pyeten Sokratin se cili ishte budallai me i madh ne bote, ai u pergjigj shkurt: "Ai qe rrezohet dy here ne vendin e njejte".
kastriot (gjermani): 30-11-2011 18:12
Ashtu eshte Z. Rama se luan topi. Interviste shume interesante. Te lumte!!
Pashtriku (Gjakove): 30-11-2011 17:38
100% e sakt Sali Berisha eshte tradhtare dhe i pa bese aje vjen ne Kosove dhe na bene budalle t'uj fole per Shqiptarizem mos ta qojm ma larege po ky tradhtare i Vuqidolit e ka burgosur ADEM JASHARIN nuk di a ka ku me shku ma poshte per ne Kosovarte
universe (mitrovice): 30-11-2011 16:36
valla un besoj qe keta ne pushtet gjithkun kjan me te keqinj se kta ne opozite jo veq ne shqipri por edhe ktu te ne, se kta ne pushtet duhet me dhane diqka nga interesi kombtar per me majt pushtetin...
dasa (Gjakove): 30-11-2011 15:51
Nuk mendoj se Sali Berisha dhe PD jane me te preferuar ne Kosove se PS dhe Edi Rama. Vetem perkrahesit e PD jane me te zhurmshem (lexo: nuk mendojne me koke te vet dhe bijne lehte pre e propagandes). Se cilen parti dhe lider e zgjedhin votuesit e Shqiperise, kjo u takon atyre te vendosin. Ne ne Kosove mund te ju urojme sukses dhe zgjedhje te ndershme (me te ndershme se keto te fundit). Ne nuk guxojme te harrojme kurre mikpritjen e po ketyre socialisteve ne ditet me te veshtira per ne, dhe per mua ata jane po aq te dashur sa edhe demokratet. Sa per Sali Berishen une nuk mendoj se ka bere ndonje gje te vecante per Kosoven. Edhe po te beje, do ta konsideroj si veprim te shtetit dhe popullit shqiptar te cilin ai e perfaqeson.
PSSH-PDSH (etnikum): 30-11-2011 12:30
aman more kosovar po shume paragjykime pa e lexuar as intervisten as librin e edi rames. PSSH ka nderruar kryetar te partive prej me te ndryshmeve, ndersa sala nga viti 1992 eshte kryetar i PDSH. vlersoni cila eshte me demokkratike. PSSH qe ka bere zgjedhje fer per kryetar partije apo PDSH qe ka konfirmuar si zakonisht berishen kryetar partije qe 20 vjet. keni tru peshku o njerez. PSSH eshte shume here me demokratike se PDSH.vendoni gishtin ne koke te madhe e jo ne te voglen. eshte turp per neve shqiptaret e KS te urrejm nje politikan te shtetit ame kur e dime se nje pjese e atij populli e voton dhe i beson atij ne shqiperi. mos u percani pa perfitime e as me perfitime. te gjithe jane shqiptare me bindje te ndryshme politike. ZERI ju flm per mundesine qe na jep te shprehemi.
Cani (Finland): 30-11-2011 12:28
Une nuk di se si ne i vlerësojmë Politikanetpor nji gja e di se Tradita na mesojë ne e duam njerin per nga EMRI, e rrisim njerin Nga Z-ja ,bahet i madhe sa qe ska ma njeriun qe vlen diqka dhe mundohet te jetë ne i hypim mbi Kokë edhe si podupiraq e fusim ner dhe, keshtu e kemi nga tradita Ne shqiperi Sulmohet RAMA a din dikush te me tregoj se si vlersohet ky njeri ne Politike ka qen zadhenes i Nanos dhe i Partise socialiste do te thote ska te bon me politike, e kunderta Sali Berisha adalet Emer njeriu qe kur Serbia Kishte embargo per mos me vra shiptarë te Kosoves Saloja i shiste nafte permes Malit te zi dhe pergjigja e tij ishte une i shita Nafte Malit te Zi e jo serbise e qka ishte Mali i zi ne atëkohe :) , (Pallavrat e Salos ) keto kshtu dyhet te vlersonhen.. ka sShumë e Shumë po ktu nuk ka mundesi te shenohen te gjitha, prandaj ju luse ndane Vjamin Prej MISHI...
DonLuka (Te Kroni): 30-11-2011 12:25
Nuk eshte mungesa e informacioneve mbi Edi Ramend dhe PS por shume ne Kosove jane rezistent ndaj informacioneve. Sot eshte koha e mediave, ose sot ose kurr kemi informacione. Por te ne bejm paragjykime ende pa u informuar. Te ne lexojm vetem titullin dhe komentojm nje artikull.
Luani (Preshevë): 30-11-2011 12:01
Te lumte Edi Rama se shumica shqiptarëve te Kosovës jan te manipuluar me vite të tera, paragjykojnë dhe me e keqja është se as qe mundohen te dijn te verteten por disa ecin si binar te trenit.
garda (akapulka): 30-11-2011 12:01
berisha dhanderr shkine,harruet
Musa (Gjermani): 30-11-2011 11:56
Zotri Rama evrtet eshte por nje qje mos e harro ju jeni ipari qe futet Greqin ne jug te shipris te ndrtoj shkolla greke rinovimin e varrezave te ushtarve grek qe masakruan popullaten qame ne QAMRI Shqipria ka vetm nje poltikan te vrtet shqiptar nje kreshnik te vrtet Kreshnik Spahiun
dukagjini (pejë): 30-11-2011 11:36
... dhe tani ka ardhë ky horr që edhe në Kosovë me e infektue popullin. E them këtë se po e shoh se cka shkruhet këtu. Menjëherë ka arritur t'ua ndrrojë mendjen disave. Po kush e futi Serbinë në Shqipëri?!!! Nuk janë këta klyshët e Hoxhës?!! Nuk është pikërisht ky që mban llastika në dorë ai që e organizoj koncertin serbisht në mes të Tiranës? Nëse i besoni këtij, atëherë s'do ti kemi punët mirë as në Kosovë. Ajo për cka erdhi në Kosovë, është të shes librin dhe rrenat e tij
avni (Prishtine): 30-11-2011 11:28
Te ne populli thote : kape njerin e meshoja tjetrit. asnje per marshalla. Por si nuk u kujtua kush me e pyet Edvinin se kush ia dha qelesat e Tiranes qetnikut me te madh ? Kush po e feston 29 nentorin festen Jugosllave? keso pyetje ka pa fund per te Dyte.per mua e vetmja levizje qe vlen ne shqiperi eshte aleanca Kuq e Zi me Kreshnik Spahiun.Avniu
egli (tirane): 30-11-2011 11:28
Edi Rama eshte politikani me me vizjone dhe me fantastiku ne komunikim nder politikanet ne shqiperi..Une ne 28 Qershore votova Lul Bashen per nje ndryshime ne bashkin e Tiranes se boll me Edi kryetar nuk kishte cfare ti jepte me e kishte mbaru cikline tij ne bashki...por Rama e fitoje serishte me gjith kasapanen e votave qe beri PD-ja,..dhe Berisha e fitoje bashkin si e fitoje....vllezer sdi te them per Kosoven por Shqiperin e kan mbyt Serbet dhe turqit...sekseri Fazllic po ben namin ne bregdetin e jugut si dhe ne fush kruj me fabrikat e cmentos, turqit kan marr bisneset me me pesh Kurumin ne elbasan,eagle mobile,etj..me Saliun nuk ecet perpara.
ermal (spanje): 30-11-2011 11:15
o kosovare po kaq te mosmirenjohes jeni ju qe ne 99' Pandeli Majko u mbajti me buke dhe u pritem te gjithe ne shqiperi si vellezrit tane nga veriu ne jug,dhe ju filloni e shani Edi Ramen se PARITA SOCIALISTE qenka greke ,po ju ca jeni ,rrace serbe qe silleni ne kete menyre,sishte Saliu dhe PD-ja ai qe u dha buke dhe ndihmoi UCK-ne,saliu eshte ai qe sivjet solli para panairit te librit ne tirane serbe qe shisnin panine ,qe shiti detin grekerve apo qe po sjell plehrat e italis ne meen tone shqiperi,apo u vjen ne kosove u flet me dialketin tuaj dha aq don ju,thirrini mendjes dhe shikoni mire se gjerat dhe historine se kush u ka ndihmuar mos jini mosmirenjohes
Orhani (PEJE): 30-11-2011 11:13
Shume mire e ka ,po Na t'Kosoves, jena t'lodhte, krejt menojne qe Sali Berisha eshte ma i miri.A ma qen ska, edhe hala punon me Shkije.Gjithe ka punu me serbeve, Sali Berisha, edhe vjen ne Kosove edhe jav leshon nje trak me musik kombetare, edhe knaqen Kosovare debillae thojne si Sali BERISHA SKA LAVDI JEMI Nje

Ishim tė vetėm kundėr 1244

(E plotėsuar) Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Kosovė, Ian Cliff, ka thėnė se shteti i tij ka qenė i vetėm kundėr pėrfaqėsimit tė Kosovės nė nismat rajonale me fusnotė, e cila do t’i referohet Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Ai thotė se nė diskutimet e mėher...

Krimi “bashkon” veriun dhe jugun

(E plotėsuar) Ambasadori britanik nė Kosovė, Ian Cliff, nė intervistėn dhėnė gazetės “Zėri” thotė se pėrgjegjėsia pėr heqjen e barrikadave nė veri i takon Qeverisė sė Kosovės, por jo me ROSU dhe FSK, ndėrsa ndėrkombėtarėt do ta mbėshtesin atė. Cliff, njė diplomat modest, i c...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

BE, pajisje pėr shtetformim

Zėri: A ėshtė BE-ja e vetmja alternativė pėr njė Kosovė mė tė mirė? Vlora Ēitaku: Absolut...

Zhbogar: Tash e vėrteta

Zėri: A ėshtė BE-ja e vetmja alternativė pėr njė Kosovė mė tė mirė? Samuel Zbogar: Besoj ...

Evropa, kontribuuese e parehatisė shqiptare

(E plotėsuar) Nė ditėt e sotme, nė Maqedoni shqiptari rrihet, vetėm pse ėshtė shqiptar e jo pse...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51