Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Krimi “bashkon” veriun dhe jugun

Astrit Gashi & Artan M. Haraqija | 05-12-2011 01:12 CET

(E plotėsuar) Ambasadori britanik nė Kosovė, Ian Cliff, nė intervistėn dhėnė gazetės “Zėri” thotė se pėrgjegjėsia pėr heqjen e barrikadave nė veri i takon Qeverisė sė Kosovės, por jo me ROSU dhe FSK, ndėrsa ndėrkombėtarėt do ta mbėshtesin atė.

Cliff, njė diplomat modest, i cili ndryshe nga tė tjerėt, nuk i kėrkon paraprakisht as pyetjet e as temat e diskutimit, thotė se strukturat kriminale nė veri kanė lidhje tė forta me kriminelėt nė jug. “Megjithatė besoj se ėshtė njė sekret i hapur qė disa nga figurat kryesore kriminale nė veri kanė lidhje shumė tė fuqishme me figura kriminale nė pjesėn jugore tė lumit Ibėr dhe se ata nuk do tė mund tė operonin nėse nuk do t’i kishin kėto lidhje”, thotė Cliff.

Me njė pėrvojė tė gjatė prej diplomati nė disa shtete si Sudan, Bosnjė.., Cliff thotė se tėrėsia territoriale e Kosovės ėshtė ēėshtje e mbyllur, ndėrsa korrupsioni, siē tha ai, ėshtė i pėrfshirė nė gjithė strukturėn e shoqėrisė.

EULEX-i, sipas tij, po bėn pėrpjekje qė duke aplikuar standarde evropian tė luftojė korrupsionin, pavarėsisht faktit se njė pėrpjekje e tillė ėshtė shumė e vėshtirė. “...Unė thjeshtė do tė thoja qė nuk ėshtė e lehtė tė merresh mė kėto gjėra kur e tėrė struktura e shoqėrisė ėshtė e infiltruar nga korrupsioni dhe mashtrimet”, thotė Cliff.

Diplomati anglez “pa dorėza” flet edhe pėr politikėn kosovare dhe zgjedhjet e kaluara. Ai thotė se Mbretėria e Bashkuar do tė punojė ngushtė me kryeministri Hashim Thaēi pėr ēėshtjen e kompromisit rreth veriun dhe ēėshtjeve tė tjera, sikurse nuk do ta kishte problem tė bashkėpunojė edhe me tė tjerėt po qė se do tė fitonin zgjedhjet.

Nė vijim mund tė lexoni intervistėn qė vazhdon edhe nesėr me ambasadorin e Britanisė nė Kosovė, Cliff.

Zėri: Cili ėshtė qėndrimi britanik rreth sovranitetit territorial tė Kosovės me theks tė veēantė pėr veriun e Kosovės?

Ian Cliff: Mendoj qė qėndrimi britanik ėshtė bėrė i qartė qysh nė vitin 2008 nga sekretari i Jashtėm, Hague, i cili ka thėnė se koha e rishkrimit tė kufijve nė Ballkan ka pėrfunduar. Ne jemi shumė tė qartė se jemi tė pėrkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial tė Kosovės me kufijtė aktualė tė saj. Kjo do tė thotė se veriu i Kosovės ėshtė pjesė e Republikės sė Kosovės. Pyetja rreth veriut ėshtė njė pyetje shumė e komplikuar, ėshtė njė lloj i gropės sė zezė nė Evropė dhe ne vėrtet kemi nevojė qė ta trajtojmė atė zonė. E di qė shumė njerėz thonė se ėshtė dashur tė trajtohet mė herėt, por ne tash jemi aty ku jemi. Fillimisht ne duhet tė heqim barrikadat nė veri.

Mendoj qė ėshtė shumė pozitive qė presidenti Tadiq dhe zyrtarė tė lartė tė qeverisė sė tij, bile edhe miku im Milorad Dodik, nga Bosnja dhe Hercegovina, qė tė gjithė, kanė bėrė thirrje qė tė hiqen ato barrikada. Kjo tash duhet tė pėrkthehet nė vepra. Atėherė kur tė hiqen pengesat, ne duhet tė sigurojmė liri tė lėvizjės pėr tė gjithė dhe kjo nėnkupton edhe pėr KFOR-in dhe EULEX-in. Mė pas ne duhet tė kalojmė njė politikė tė dyfishtė. Njėra ėshtė qė duhet tė merremi me elemente qė janė nė tėrėsi kriminale dhe qė ekzistojnė nė veri tė Kosovės dhe qė kanė lidhje tė fuqishme me pjesėn jugore tė lumit Ibėr. Duhet me tė vėrtetė pėrballja me kriminelėt. Nė tė njejtėn kohė duhet pėrpjekje reale nga Qeveria e Kosovės dhe komunitetit ndėrkombėtar tė zgjasin dorėn te popullata e veriut, sepse ata janė qytetarė tė Kosovės dhe se Plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovės u ofron atyre shumicėn e gjėrave qė ata vetė thonė se kanė nevojė.

Kėto gjėra janė sistemi i tyre i arsimit, i shėndetėsisė, lidhje transparente financiare me Beogradin, natyrisht mbrojtje pėr vendet e trashėgimisė kulturore dhe fetare. Unė mendoj se nė kėtė aspekt tashmė ėshtė duke ndodhur diēka pozitive. E vlerėsoj si diēka shumė tė mirė qė presidentja Jahjaga ka dhėnė njė prononcim nė serbo-kroatisht pėr Radion KiM, para tre javėsh, diēka qė unė mendoj se ishte shumė e guximshme prej saj. Unė mendoj se ėshtė shumė mirė qė kryeministrit Thaēi edhe nė faqet e gazetės tuaj ka thėnė qė “kėta njerėz janė qytetarėt tanė dhe se ne jemi tė hapur pėr dialog me ta”. Unė mendoj qė ky mesazh ende nuk i ishte dhėnė atyre.

Zėri: Kjo duket shumė mė lehtė e thėnė sesa e bėrė. Le tė supozojmė qė barrikadat janė hequr, kush duhet tė bėjė hapin e parė?

Cliff: Unė mendoj qė nė fund i takon Qeverisė sė Kosovės tė bėjė hapin e parė. Nėse ne flasim pėr sovranitetin dhe integritetin territorial, atėherė kjo i bie qė Qeveria e Kosovės nė fakt po ushtron sovranitet me tė gjitha ato provizionet pėr mbrojtjen e minoriteteve nė veri. Pra duhet pasur njė hap tė bėrė nga Qeveria e Kosovės. Ndėrkaq ne si komunitet ndėrkombėtar sigurisht qė mund tė ndihmojmė me kėtė.

Ne tashmė e kemi parė qė ICO nė Mitrovicė duke punuar nė kėtė drejtim, nuk e di nėse e keni parė atė dokumentin e vogėl, “Ahtisaari nė xhepin tuaj” qė ėshtė nė serbisht dhe anglisht, duke e shpėrndarė atė pėr serbėt dhe ku sqarohet se cilat tė drejta do t’i kenė ata nėn sovranitetin e Kosovės. Ju keni tė drejtė qė kjo do tė marrė shumė kohė dhe se ka mungesė besimi nė tėrėsi dhe s’ka mundėsi tė ndėrtohet besimi brenda muajsh. Duhet tė jetė njė pėrpjekje e qėndrueshme nė njė periudhė tė gjatė tė cilės nuk do tė doja t’i jepja njė afat kohor.

Zėri: Le tė supozojmė tani qė barrikadat nuk do tė hiqen. Ēfarė mė tutje, a duhet dėrguar sėrish atje njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės apo ndoshta njė kombinim polici dhe FSK?

Cliff: Sigurisht qė ne nuk duhet tė dėrgojmė ROSU-nė dhe as FSK-nė atje. Pėr shkak tė mungesės sė besimit qė ju e pėrshkruat, kjo do tė ishte njė shenjė e keqe. Unė mendoj qė nėse barrikadat nuk hiqen, automatikisht kjo ėshtė diēka me tė cilėn EULEX-i dhe KFOR-i duhet tė pėrballen. Ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė, siē e kemi parė, edhe me ngjarjet e fundit, por megjithatė, ashtu siē thatė, mendoj qė me kalimin e kohės dhe me Beogradin tani qė del hapur kundėr barrikadave, gjėrat do tė fillojnė tė ecin para.

Nėse e arrijmė njė marrėveshje pėr “Menaxhimin e Integruar tė Kufijve”, nė aspektin afatgjatė kjo do tė ndihmojė. Natyrisht nė fillim njerėzit nė veri do tė thonė, “ne nuk e pranojmė Menaxhimin e Integruar tė Kufijve”, por siē e dijmė tė gjithė, kėto gjėra ndryshojnė me kalimin e kohės, ashtu siē e kemi parė se kanė ndryshuar qėndrim serbėt nė jug, njejtė do tė ndryshojnė qėndrim edhe nė veri.

Zėri: Po me “Ahtisaarin Plus”…po spekulohet shumė kohėve tė fundit pėr diēka tė tillė. Disa medie e kanė cituar ambasadorin britanik nė Beograd qė flet hapur pėr kėtė gjė?

Cliff: Fillimisht mė duhet tė them qė ju tė medieve i nxjerrni gjėrat shumė gabimisht sepse kjo me ambasadorin britanik ka qenė nė tėrėsi e pakuptimtė, pasi ai asnjėherė nuk e ka thėnė atė. Ai ka folur pėr implementimin e Ahtisaarit dhe asaj qė ka pėr tė ofruar kjo gjė, por sigurt qė asnjėherė nuk ka folur pėr “Ahtisaari Plus”. Unė me tė vėrtetė nuk e di se ēfarė do tė thotė “Ahtisaari Plus” sepse nėse shikoni me kujdes Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Statusin, e kuptoni qė ai dokument ofron njė prej transferimeve mė tė avancuara qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė Evropė; vetėqeverisja, e drejta pėr lidhjen financiare me Beogradin. Mund tė thoni qė kjo ėshtė edhe mė bujare sesa qė ka marrė popullata gjermane e Austrisė nė Tirolin Jugor, mė bujare sesa kanė bashkėqytetarėt e mi nė Skoci.

Zėri: Mė parė mė habiti, jo pak, fakti qė ju folėt shumė hapur pėr atė qė krimi nė veri ka lidhjet e veta nė jug. A shihni edhe ndonjė lidhje politike nė krimin qė ndodh nė veri?

Cliff: Unė nuk i di tė gjitha pėr kėto lidhje. Unė mendoj qė kjo ėshtė njė ēėshtje qė EULEX-i dhe autoritetet gjyqėsore duhet tė punojnė. Megjithatė besoj se ėshtė njė sekret i hapur qė disa nga figurat kryesore kriminale nė veri kanė lidhje shumė tė fuqishme me figura kriminale nė pjesėn jugore tė lumit Ibėr dhe se ata nuk do tė mundė tė operonin nėse nuk do t’i kishin kėto lidhje.

Zėri: Njė nga shqetėsimet kryesore pėr veriun, ėshtė se establishmenti politik nė Kosovė e Serbi nuk ėshtė vėrtet i interesuar qė ta zgjidhin ēėshtjen e veriut pasi ajo po u shėrben shumė mirė pėr tė mbuluar mospunėn rreth sundimit tė ligjit?

Cliff: Mė lejoni ta trajtoj kėtė nė njė formė tjetėr nėse ėshtė e vėrtetė apo jo, nė tė kaluarėn? Ēėshtja ėshtė se qėllimi i Kosovės dhe Serbisė ėshtė qė tė ecin para drejt anėtarėsimit nė BE. Mėnyra e vetme qė kėto dy vende tė ecin para drejt BE-sė ėshtė nėse ne fillojmė tė zgjidhim kėto probleme nė veri sepse ashtu siē ėshtė thėnė shumė herė, BE-ja nuk do ta pranojė nė gjirin e vet njė Qipro tjetėr, qė ka probleme tė pazgjidhura territoriale.

Unė mendoj qė ėshtė e qartė si kristali qė ėshtė nė interesin e Serbisė dhe Kosovės qė tė zgjidhin problemin e veriut. Nė fakt ajo tė cilės po i referoheni ju ėshtė se ndoshta ka politikanė si nė Prishtinė njejtė edhe nė Beograd qė kanė interes tė kufizuar pėr krizėn nė vazhdim nė veri, por nuk mendoj qė ėshtė nė interesin kombėtar tė trupit politik nė tė dy kryeqytetet dhe as nuk ka qenė ndonjėherė.

Zėri: E pėrmendėt disa herė Raportin e Progresit, ndėrsa kėtu jo pak njerėz e kanė bindjen qė ai raport verifikon standardet e dyfishta qė pėrdor BE-ja. P.sh. me zgjedhjet e fundit, Baronesha Ashton ato i kishte lavdėruar, ndėrsa muaj mė vonė, Raporti i Progresit i kritikoi ashpėr?

Cliff: Kur ėshtė fjala te zgjedhjet, ato nuk ishin zgjedhje model pėr standardet evropiane dhe kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Njė ēėshtje qė ėshtė pėr tė ardhur keq, dhe kėtė e them si ish-ambasador nė OSBE, ėshtė se zgjedhjet nė Kosovė nuk mund tė monitorohen nga ODIHR pasi ky ėshtė trupi qė nė Evropė e ka standardin e artė pėr monitorimin e zgjedhjeve. Pėr shkak se disa nga miqtė tanė nuk duan ta njohin Kosovėn dhe pėr kėtė ODIHR nuk mund tė operojė kėtu. Pra, procesi i obzervimit kėtu ėshtė mė shumė ad-hock sesa, tė themi, ka qenė nė Britani, ku kemi pasur njė mision monitorimi tė ODIHR-it.

E dyta qė dua tė them ėshtė megjithėse zgjedhjet nuk ka qenė ideale, ato ishin shumė mė tė mira sesa nė plot vende ku operon OSBE-ja. Falė Zotit ato nuk ishin tė nivelit ēfarė janė zgjedhjet nė Bjellorusi apo Kazakistan. Gjėja e tretė qė dua tė them dhe qė unė mendoj qė ėshtė shumė pozitive se Kosova i ėshtė rrekur kėsaj ēėshtjeje tė zgjedhjeve dhe se tani e keni njė grup punues, i cili bėn pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar sistemin, ndėrkaq paralelisht e keni njė grup punues qė merret me kushtetutėn.

Unė mendoj qė ėshtė e drejtė tė thuhet qė institucionet e Kosovės e kanė kuptuar qė ato zgjedhje nuk ishin ideale dhe se ka nevojė qė ato tė pėrmirėsohen, ndėrsa pjesa tjetėr e medaljes ėshtė zgjedhjet nuk ishin si nė Kazakistan ku ēdokush voton pėr partinė e Nazarbajevit. Kėtu zgjedhjet prodhuan njė rezultat pluralist.

Zėri: Nė Kosovė ekziston pėrshtypja se BE-ja, SHBA-tė kanė nevojė qė Hashim Thaēi tė jetė nė pushtet dhe arsyeja pse kjo ėshtė kėshtu, sepse ai ėshtė i vetmi qė mund tė bėjė kompromise pėr veriun?

Cliff: Flas vetėm ne emėr tė Mbretėrisė sė Bashkuar pėr kėtė dhe qėndrimi ynė ėshtė se ne do tė pėrkrahim qeveritė e zgjedhura nė mėnyrė demokratike tė Kosovės, kushdo qė tė jetė. Pavarėsisht asaj qė thashė pėr zgjedhjet, ne mendojmė qė qeveria e cila ka dalė nga ato zgjedhje ėshtė njė pėrfaqėsim i arsyeshėm i mėnyrės se si ka votuar populli, pra ne merremi me atė qeveri. Mirėpo nėse zgjedhjet do tė prodhonin njė qeveri tjetėr, p.sh. qeveri tė krijuar nga LDK ne do tė bashkėpunonim edhe me tė.

Unė mendoj qė kur bėhet fjalė pėr veriun, ajo ėshtė njė ēėshtje kombėtare dhe nėse flasim pėr nevojėn qė qeveria tė zgjasė dorėn te njerėzit e veriut, kjo s’do tė thotė vetėm PDK dhe as nuk do tė thotė vetėm koalicioni qeveritar me AKR-nė, por do tė thotė edhe LDK, AAK e partitė e tjera tė opozitės, pasi ne tė gjithė e dijmė qė nėse Hashim Thaēi i vetėm ju hapet atyre nė veri, ekziston rreziku qė do t’i ngulet thika pas shpine nga opozita. Por nuk mendoj qė ne do tė themi se ėshtė njė politikan i veēantė, i cili do tė mund t’ia shtrijė dorėn veriut.

Zėri: Arsyeja pse njerėzit kėtu mendojnė qė ju i jepni shumė pėrkrahje qeverisė aktuale ėshtė nė atė se sa shumė ju ngrini zėrin pėr ēėshtje si veriu e tema tjera politike dhe jo aq pėr korrupsion dhe tė tjera qė kanė ndikim tė madh nė jetėn e njerėzve kėtu?

Cliff: Nuk pajtohem nė tė vėrtetė me ju sepse mendoj qė ambasada ime ka bėrė shumė punė dhe ka dhėnė shumė pėrkrahje pėr qeverisje tė mirė dhe anti-korrupsion, ne e pėrkrahim Komitetin pėr Llogari Publike dhe se kemi qenė tė pėrfshirė nė fushatat e tė gjitha llojeve kundėr korrupsionit si dhe e ngremė zėrin pėr korrupsion. Ashtu siē e thashė nė Raportin e Progresit ne e ngritėm si ēėshtje punėn e korrupsionit. Ēėshtja e veriut ėshtė politike e lidhur me korrupsionin, pra ne po fokusohemi nė atė momentalisht sepse ėshtė njė problem i veēantė. Kjo nuk do tė thotė se lufta jonė kundėr korrupsionit ėshtė larguar fare dhe se ne rregullisht e diskutojmė kėtė ēėshtje me ministrat.

Zėri: Ne asnjėherė nuk thamė qė ju s’keni bėrė asgjė kundėr korrupsionit, mirėpo pėr ta bėrė kėtė, juve ju duhet edhe pėrkushtimi i palės tjetėr. Pika ku ne ndoshta mund tė kritikojmė ėshtė se ju nuk keni kėrkuar kaq shpesh e aq zėshėm pėrgjegjėsi pėr korrupsionin sikur me veriun?

Cliff: Tė merresh me kėto ēėshtje ėshtė mjaft e vėshtirė sepse ne po mundohemi tė merremi me to duke shfrytėzuar standardet evropiane, pra ju duhet tė keni dėshmi, njė proces gjyqėsor dhe e di qė ka mjaft kritika edhe ndaj EULEX-it pėr kėtė, mirėpo unė thjeshtė do tė thoja qė nuk ėshtė e lehtė tė merresh mė kėto gjėra kur e tėrė struktura e shoqėrisė ėshtė e infiltruar nga korrupsioni dhe mashtrimet. Unė kam qenė ambasador nė Bosnjė dhe Sudan dhe janė saktėsisht tė njejtat tema qė e kanė pllakosur shoqėritė edhe nė ato vende.

Ju thjeshtė duhet tė vazhdoni tė merreni me to, por nuk mendoj qė duhet tė keni pėrshtypjen qė ne nuk po e ngremė kėtė si ēėshtje nė nivelet mė tė larta. Ne ndoshta nuk po e themi kėtė duke bėrtitur nga tavani sepse kjo nuk ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje, por punė po bėhet. Unė mendoj qė shumė ministra dhe jo pak deputetė tė partive kryesore tė opozitės e kuptojnė shumė mirė rėndėsinė e arritjes sė rezultateve praktike.

3.3/5 (4 votë/a)
bardhi (Prishtine): 17-01-2012 17:30
Rosu edhe FSK jon veq per Vetevendosje se shkijet nuk kane drejte me i prek.
agroni londer (england): 11-01-2012 14:19
kujdes ju katunarrt ne kosove se qka folni kunder ambasadorit britanik,sepse jeni te vogjel me mikrroskop nuk shihi,shshshssh qetsi
Fatmiri (France): 06-12-2011 09:34
KUR E DREJTON 1,GISHT NDAJ NJE PERONI,4,GISHTA TJERE,DREJTOHEN PREJ TEJE;mos edrejto gishtin,zoteri,prej neve,por ndajSebis-atij qe i ka te gjitha fajet,pergjenocid:vrasje,dhunime,pastrim etnik,plaçkitje,djegie...Me barazu viktimin me xhelatin,dihet kah te shpien,si ne Bosnedhe te ne,faktikisht,po shperblenikriminelin per gjenocidin e bere;E KEQJAME E MADHE,NGA E CILA VUAN BOTA,NUK ESHTEFUQIA E TE LIQEVE,POR DOBSIJA E TE MIREVE.keni mendu fare,ku eshte mosuksesi i ju te mireve,EULEXit,pir shkak te misionit tuajhala te paperfunduar;KUR DIKUJT T'I BENIMIRE,MENDONI NE PASOJA;sikur shume shteteEuropiane(perpos Anglis...)e duruan teperfashizmin e Hitlerit,sikurse ate teMilloshit,qe u leju me kry krime edhe mebaebare se i pari.Po eshte e vertet,qeas ne nuk jemi engjuj as te shenjt,porsecili meriton te denohet sipas vepres qee ka bere,sepse,ju fort mire e dini,qe EDHE ME SHKU GJAKU SA DETI E VERTETA NUKMUND TE SHUHET,sikurse qe e verteta eshtenje:ZOTI,ALL-LLAHU PERENDIA
andi (dardani-Illyria): 06-12-2011 00:20
Rrnoft Gjermonia, po te tregoj zoteri dhe te betohem se Berat Buzhala jo, por Berati eshte Sherbetor i Thaqit, te Betohemne zot e ne femijet e mij se HASHIM THAQI eshte duke blere toka dhe banesa ne Nish dhe Rrethina. Me plot pergjegjsi po e them. Per ty FAti Vjene, mos harro se ky eshte Diplomat dhe nuk mund te thot ate qe Ti dhe Une e presim te na e thote. ai po e thot se jo me ROSU dhe FSK, por ne anen tjeter ( edhe me heret Amerikanet i kan thene Qeverise se "Tash jeni Shtet dhe duhet Prishtina vet ti zgjidh Problemet" ) thote se Kosova eshte Shtet. Pra na jep nje pergjegjie me Dy ane te Medaljonit. Askush (nderkombetare) nuk do ta akuzonte Qeverine qe nderhyn me Polici per ti qarmatos Kriminelet. Kjo ndosh gjithkund ne Bote kur rrezikohen qytetaret e ndonje shteti. Por kush te intervenoj Thaqi a, kurr jo se eshte i korruptuar zoteri, a e din se HIB Petrol i dergon Hashim Thaqit nga 50 mij euro ne muaj ( haraq) me qejf dhe parat ja jep Komandant Qerqizit per te ja derguar thaqit ?
hetuesi (angli): 05-12-2011 19:15
ti e ki mire zotri. ti po thu qe shqiptaret duhen te zgjedhin nje tjeter qeveri. citoj:'' Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me kryeministri Hashim Thaçi për çështjen e kompromisit rreth veriun dhe çështjeve të tjera, sikurse nuk do ta kishte problem të bashkëpunojë edhe me të tjerët po që se do të fitonin zgjedhjet." po pse nuk pothu ndrrone kete qeveri se ju morri uji. se ndryshe nuk marrin vesh.
SHABAN ARUSHA (Rrasa koshares): 05-12-2011 19:13
Nigoni more zotni e ju zoja te kombit ton qka po ju thot Shaban Arusha.Kjo esht nji politik e shkive se e kan momentine fundit te futen ne gjirin e BE.Po qka do behet ma von mane men se ateher do na del pun ma e madhe me shkie se do bahen antar te BE e ne do fitoj te trsht e surles,kjo pjes pa pushk ska mu menagju nga shqiptaret sa te esht zoti zot.Mos harroni kto fjalt e shaban Arushes se edhe pse jam plak ende skam nis mu rrokat.Ju klm se ket jav do dal ne nahin e llpit me i ba zjaret musafir do jem se parin ne fshatin Pollat.
Enis Tallasku (Prishtinë-Hajnikistan): 05-12-2011 15:08
Te lumt zotri Ambasador, kėtė qė ju e deklaroni ėshtė shumė e vertetė, nga fakti se e tėrė shoqeria ne Kosovė ėshtė e zhytur ne HAJNI. Por ėshtė njė e vėrtetė tjeter qė tregon jeta ne PRAKTIK, keta qė sot udhheqin jan MASHTRUES te mdhenjė, por tė ndihmuar edhe nga nderkombetaret. Ne realitet shqiptaret e Kosovoes jane TUXA-FRIGACAK dhe jane HAJNA. S“ka ketu perparin vetum deshtim, veq humbje kohe me FUTKOTIZEM dhe mashtrime qė i behet ketij populli FUKARA ne KOKŹ, pra shikoni me TUXA dhe HAJNA nuk ka zhvillim.
rrnoft gjermonia (hashimistan): 05-12-2011 14:16
berat buzhala(ai qe ka veshte si pasqyre te autobuzit)nje pyteje si eshte e mundur qe berati e faik fazlia te perkthejn toka te kosoves ne NISH eshte gje e thjeshte keta bashkpunojn me zvonkun e veriut si eshte e mundur berati me nje rroge te gazetarit te ket miljona neper banka e te ket ket luks e gjip o shqiptar keta ja kan par hajrin luftes e shkovePER KET ARSYE NUK JAN TE MIRPRITUR ME NE PREKAZ KETA SHPIHUNA TE SHKIVE
Rrufeja (Reclaim the Throne): 05-12-2011 14:08
Nuk ka autonomi per veri, O zotri. ROSU, dhe FSK jan veprimi profesional per ket zgjidhje. Prandaj ju nderkombetaret vetem mumdeni te shikoni, se si ekzekutohet pergjegjsia e detyres.
Experti (Germany): 05-12-2011 12:15
Mir eka se Ka hala Shqipefolsa qe kane pasoshat e serbis dhe bashkpunojne me shkije i blejne armet ne serbi drogen e shume shume sende tjera
Dritoni (Prishtine): 05-12-2011 11:06
Une ju garantoje se asnje popull ne bote nuk kish mujt me e e duru nje qeveri sikure kjo qe eshte ne Kosove.Me kamisha e ç'kamisha e , kacia e terrnakopa, qesi komandanta eshte mush Kosova.Cilindo produkt ushqimor krahasone me Evrope, apo US, edhe ju del se eshte te pakten 3 here ma i shtrejt ne kosove.Ashtu me teknologji,dhe em te gjitha, e pse eshte ashtu?!?... .Sepse tarifat e medhaja te importit , doganave, dhe mos lejimi i cilido te sjelle mall ne KOsove, e ben qe mallrat te jeni MONOPOL. dhe vetem disa njerz ti kontrollojn, ( tipit mafios alla PDK)dhe nuk mundet te ket konkurrence ne treg,kjo eshte shume e thjesht.Jam shume i sigurt se as serbia nuk ka pase militanta ma shume se sa ka PDK-ja per me e sundu( vjedhe) popullin e Kosoves.
jakupi llap (llapjani): 05-12-2011 11:02
BRvo te qoft nderkombtari i par qe e flet te verteten------- po ata mall qi vjen prej veriut hyn ne jug e ne jug jon popicia e thaqit.po krimineli kryesor eshte hashim thaqi me komandantat e drenices qi po bejn kontraband trimat edhe atdhetaret kta jon drenicakt qi viellin gjak bajagi per atdhe,
ismeti-ch (zvicerr): 05-12-2011 10:51
ja ke thye zemren kryeministrit.
b.sh. (Kosova): 05-12-2011 10:45
@hipokrizia (prishtine), kur te zhvillohet truni edhe pak e merr vesh, nuk ka faj ambasadori qe ti je pak i vonshem!
Fati (Vjene): 05-12-2011 10:19
Z.Cliff, e kuptoj se ç'mendoni ju me ate qe aludoni per heqjen e barrikadave. Por ju si duket mendoni se problemi ne veri eshte politik, prandaj e sygjeroni qeverine me hapa politike per ti "hequr" barrikadat. GABIM! Problemi ne veri eshte sa kriminel aq edhe ushtarak. Ne veri kemi shtetin serb me policine dhe me ushtrine e veshur ne civile, por te armatosur deri ne dhembe. Keta njerez nuk largohen pa sulm ushtarak, mbani mend. Veriu eshte pushtuar me ushtri, andaj duhet çliruar me ushtri. Shtetit serb i konvenon kjo gjendje, sepse ata jane te lidhur me miljonat e veriut dhe paraqitja e gjendjes ne Kosove si e brishte i shkon gjithashtu per shtati ketij shteti. Nga ana tjeter qeveria e Kosoves si duket ka gjithashtu interesat e veta nga statusquoja atje, sepse si duket edhe keta jane te lidhur per miljonat e veriut nga kontrabanda. Pa e rrezuar qeverine, kurre Veriu nuk qetesohet, mbani mend. Nisiativat e VV jane me vend dhe kerkojne perkrahjen e gjere popullore.
Dhjetori (Kosove): 05-12-2011 09:40
Ian Cliff; Kriminelët e veriut, bashkëpunojnë me ata të jugut. Kurse ju nderkombetaret mesitat e krimineleve nga te dy anet, ju i bashkuat sepse ju e late Mitrovicen e ndare.
topi (prishtine): 05-12-2011 08:19
Bravo Ciffi topi se lun,ama ktyne te tonve per pa jau qit lisicat ndorr e me i qu te veni ku e meritojn ska send as pas marrveshjes.Se futi qata te pjeses se jugut,dhe qebesa kogja do politiqar nquz,ata matan ibrit kan mu zhduk mbrenda nates.Deri sa ju i perkrahni keta te tanet me ket korrupcion te lart,popullin po e shtypni nga skamja edhe ma e thell dhe mos zhvillim ekonomik te vendit.Syt dhe shpresat populli i ka te kthyer nga ju nderkombtart,se nga keta qe na kan vjedhurr votat kem humb qdo shpres te jetes dhe te ardhmeris sone.
hipokrizia (prishtine): 05-12-2011 08:17
"por jo me ROSU dhe FSK"...cfare idiotizmi...e me cak me i hjeke? me zjarrfiksa a? apo me traktora te "cistoqes"...keshtu eshte kur nuk je zote i vetes ne shpi tande!
Artan (Gjermani): 05-12-2011 07:27
Kure e thot se strukturat kriminale ne veri kan lidhje em strukturat kriminale ne jug, ndoshta e kuptoni se per ke eshte fjala!?.Ne jug nje njeri i rendomt qe nuk i perket PDK-se nuk ka shance teorike te beje biznes.Ne jug nje njeri qe nuk e ka veshin nxeht prej PDK-SE nuk mundet me u lidhe me veriun sepse do te etiketohet si spijun,por duke qene pjese e PDK-se fiton imunitetin edhe me punu kunder shetit te Kosoves,perderisa perfiton personalisht .Kjo eshte qeveria e Thaçit ,me e "mira" deri me tani.Une nuk e di a ka mbet dikush deri me tani prej personaliteteve me te njohura ne bote qe nuk e quan Thaçin dhe shoket e tije kriminela.

Ishim tė vetėm kundėr 1244

(E plotėsuar) Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Kosovė, Ian Cliff, ka thėnė se shteti i tij ka qenė i vetėm kundėr pėrfaqėsimit tė Kosovės nė nismat rajonale me fusnotė, e cila do t’i referohet Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Ai thotė se nė diskutimet e mėher...

Krimi “bashkon” veriun dhe jugun

(E plotėsuar) Ambasadori britanik nė Kosovė, Ian Cliff, nė intervistėn dhėnė gazetės “Zėri” thotė se pėrgjegjėsia pėr heqjen e barrikadave nė veri i takon Qeverisė sė Kosovės, por jo me ROSU dhe FSK, ndėrsa ndėrkombėtarėt do ta mbėshtesin atė. Cliff, njė diplomat modest, i c...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

BE, pajisje pėr shtetformim

Zėri: A ėshtė BE-ja e vetmja alternativė pėr njė Kosovė mė tė mirė? Vlora Ēitaku: Absolut...

Zhbogar: Tash e vėrteta

Zėri: A ėshtė BE-ja e vetmja alternativė pėr njė Kosovė mė tė mirė? Samuel Zbogar: Besoj ...

Evropa, kontribuuese e parehatisė shqiptare

(E plotėsuar) Nė ditėt e sotme, nė Maqedoni shqiptari rrihet, vetėm pse ėshtė shqiptar e jo pse...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51