Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Ekonomia fragjile e Kosovės

Lavdim Hamidi | 12-12-2011 11:25 CET

Ekonomia e Kosovės ende ėshtė fragjile. Kėshtu thonė ekspertėt kosovarė tė ekonomisė, duke u mbėshtetur edhe nė konkluzionet e Raportit tė Progresit tė kėtij viti pėr Kosovėn, ku potencohet edhe ndėrhyrja institucionale nė ekonomi.

Ndėrsa Radica Nusdorfer nga Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Prishtinė, sqaron se gjatė vlerėsimit tė pėrputhshmėrisė me kriteret ekonomike pėr anėtarėsim, Bashkimi Evropian fokusohet nė dy aspekte kryesore - ekzistencėn e njė ekonomie funksionale tė tregut dhe kapacitetin pėr ta pėrballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-sė.

Sipas saj, sa i pėrket kriterit tė parė, mund tė thuhet nė pėrgjithėsi se Kosova ėshtė e orientuar nė ndjekjen e kėtyre politikave ekonomike, por sipas Raportit tė Progresit tė Komisionit Evropian pėr vitin 2011, zbatimi i kėtyre politikave mbetet sfidė.

Sipas Raportit tė Progresit tė kėtij viti pėr Kosovėn, sfidat kryesore mbeten edhe deficiti i lartė tregtar, sidomos nė tregtinė e mallrave, investimet e huaja direkte tė kufizuara, papunėsia e lartė, sfidat nė planifikimin fiskal dhe nė cilėsinė e financave publike, shkalla e lartė e ekonomisė informate etj.

Megjithatė, sipas saj, BE-ja do tė vazhdojė tė mbetet e angazhuar pėr t’i mbėshtetur autoritetet vendore nė kėtė fushė, pėrmes njė numri tė projekteve financuara nėpėrmjet Instrumentit tė Para Anėtarėsimit(IPA).

Nusdorfer pohon se pengesė pėr Kosovėn nė fushėn e ekonomisė sė tregut ėshtė edhe mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike dhe sundimi i dobėt i rendit dhe ligjit.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, thotė se nėse merret pėr bazė Raporti i Progresit pėr Kosovėn, vendi ka njė ekonomi fragjile, e cila mbėshtetet nė ndėrhyrje institucionale.

“Kėto ndėrhyrje institucionale e bėjnė ērregullimin e tregut”, shprehet Abdixhiku, duke shtuar se Qeveria e Kosovės duhet t’i ndėrpresė interferencat e veta nėpėrmjet prokurimit publik. Sipas tij, ekonomia informale e cila ėshtė e pranishme nė vend po ashtu shkakton pabarazi nė treg.

Edhe Safet Gėrxhaliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės, thotė se funksionomi i ekonomisė sė tregut brenda kufijve administrativė, lufta kundėr korrupsionit, shkalla e lartė e ekonomisė informale, respektimi i pronės intelektuale, mbesin sfidė pėr Kosovėn, ndėrkaq vendi po ngec nė kėto fusha.

“Vetė fakti qė ka dukuri negative nė ekonomi, atėherė nuk mund tė themi se funksionon ekonomia e tregut nė Kosovė”, potencon Gėrxhaliu.

2.0/5 (1 votë/a)
Boss (Sicilia): 12-12-2011 19:17
Cfar ekonomi allahile? Ketu dominon korupcioni deri sa se hekim kete Qeveri te hajnave.
monuni nga prizreni (prizren): 12-12-2011 19:03
EKONOMIA E KOSOVES FORCOHET VETEM KUR TE RINGALLET GJIGANTI EKONOMIK TREPQA E TE PUNOJE PER KOSOVEN SI DHE ELEKTROEKONOMIA TE JETE PRONE E KOSOVAREVE.NESE EDHE KETO JEPEN ME KONCESION DMTH. ,,QERA,,SKA EKONOMI SKA PERSPEKTIVE SHUMICA JANE TE INTERESUAR TE LARGOHEN NGA KOSOVA.,,EKONOMISTAT KOSOVAR MBURREN PER EKSPORTIN E HEKURIT TE VJETER DHE PER PATATE,,KOMPIRA,,.DERSA NE HALLAT E FABRIKAVE TE HEDHET VALLE E TE BEHEN DASMA SKA EKONOMI.MIRE U PAFSHIM.
monuni nga prizreni (prizren): 12-12-2011 18:36
EKONOMIA E KOSOVES FORCOHET VETEM KUR RINGALLET GJIGANTI EKONOMIK TREPQA E TE PUNOJE PER KOSOVEN SI DHE ELEKTROEKONOMIA TE JETE PRONE E KOSOVAREVE.NESE EDHE KETO JEPEN ME ,,QERA,,SKA EKONOMI SKA PERSPEKTIVE SHUMICA JANE TE INTERESUAR TE LARGOHEN NGA KOSOVA.,,EKONOMISTAT KOSOVAR MBURREN PER EKSPORTIN E HEKURIT TE VJETER DHE PER PATATE,,KOMPIRA,,.DERSA NE HALLAT E FABRIKAVE TE HEDHET VALLE E TE BEHEN DASMA SKA EKONOMI.MIRE U PAFSHIM.
Petiriti (Prishtine): 12-12-2011 12:37
O ska Ekonomi -Hashimi se din kuptimin e fjales Ekonomi kur e kane vet cka osht ekonomia ka thone " me ble e me shite " ketu ka vjedhje masive te shtetit
shqiptari (Toskeri): 12-12-2011 11:56
Per te gjithe qe nuk e njohin gjuhen e "sotme" shqipe: Fragjile = fragile nga gjuha angleze qe ne shqipen e "vjeter" do te thuhej: e thyeshme, jostabile per nga ndjeshmeria ndaj goditjeve apo perplasjeve.
Ekonomisti (hamburg): 12-12-2011 11:54
Eshte me e drejte te thuhet se Kosova nuk ka fare ekonomi, por eshte nje shoqeri konsumuese e bazuar ne ndihma nga jashte,remitenca dhe import te qdo gjeje.

Matet ndotja e ajrit

Mustafė Berisha, pensionist, thotė se ka harruar herėn e fundit kur ka shėtitur kėmbė rrugėve tė kryeqytetit. Pėr shkak tė ndotjes sė lartė nė komunikacion, ai i shmanget ekspozimit nė rrugė, ku ka qarkullim tė madh tė veturave, prandaj preferon tė shėtisė vetėm nė parkun e Gėrmi...

Gjysmė milioni euro nga bletaria

Adhurim Halili nga fshati Komogllavė i Ferizajt ka mbi 800 koshere bletėsh dhe ėshtė bletari mė i dalluar nė kėtė rajon. Tė hyrat vjetore qė realizohen nė Ferizaj nga sektori i bletarisė, sipas tij, kalojnė shifrėn 500 mijė euro, pėrderisa me njė subvencionim mė tė madh nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Evropa, synim i tė gjithėve

Integrimi nė Bashkimin Evropian ėshtė synim jo vetėm i institucioneve tė Kosovės, por edhe ...

Fermerėt “online”

Ministria e Bujqėsisė ėshtė ballafaquar me probleme tė mėdha sa i pėrket mungesės sė tė dhėnave...

Binjakėzimi me Evropėn

Pėrmes iniciativės sė binjakėzimit, Komisioni Evropian(KE) ka mbėshtetur tė gjitha komunat ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51