Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Sinno: Po e pėrgatisim Kosovėn pėr nė Evropė

Lavdim Hamidi | 26-12-2011 12:04 CET

Qė nga viti 1999 Bashkimi Evropian (BE) ka qenė njė ndėr forcat udhėheqėse ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė tė ardhmeje tė re pėr Kosovėn. Aktualisht BE-ja ėshtė donatori mė i madh ndėrkombėtar nė Kosovė, pasi qė vendi ka marrė mbi 2 miliardė euro ndihmė nga BE-ja qė nga viti 1999.

Sipas Khaldoun Sinno, ushtrues i detyrės sė shefi t tė Zyrės ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Prishtinė, ajo qė BE-ja ėshtė duke bėrė ėshtė pėrgatitja e Kosovės pėr nė Evropė. Sipas tij, kjo bėhet nga modernizimi i Kosovės, pėrcaktimi dhe fuqizimi i institucioneve tė saj dhe krejt kjo me njė qėllim tė vetėm pėr tė ndihmuar vendin nė rrugėn e tij drejt Evropės.

Asistenca e BE-sė nė fillim ishte e pėrqendruar nė emergjencė dhe rindėrtim. Tani ajo fokusohet kryesisht nė ndėrtimin e institucioneve moderne dhe zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik pėr tė siguruar tė ardhmen evropiane.

“Kosova ėshtė me fat. Ajo gjendet nė njė regjion pėr zgjerim evropian dhe sė bashku me vendet tjera konsiderohet pėr inkuadrim nė BE, qė do tė thotė se juve ju takon njė fond i madh pėr asistencė, prej 70 milionė euro nė vit, qė krahasuar me madhėsinė e vendit ėshtė shumė mjaft e madhe”, ka potencuar Sinno.

Viti 2011 ishte vit i investimeve tė shumta tė BE-sė nė infrastrukturėn kosovare, duke filluar nga rrugėt, urat, shkollat dhe deri te investimet madhore nė Pallatin e Drejtėsisė nė Prishtinė dhe burgun e sigurisė sė lartė nė Podujevė. Kėto projekte, sipas Sinno, janė fundamentale pėr fuqizimin e pushtetit tė ligjit nė Kosovė, sepse ndėrlidhen edhe me modernizimin e institucioneve pėrkatėse vendore sipas standardeve evropiane.

“Nga ky kėnd investimet nė infrastrukturė pėrbėjnė manifestimin e vullnetit tonė pėr tė lėvizur Kosovėn drejt Evropės”, ka thėnė ai.

Ushtruesi i detyrės sė shefi t tė Zyrės ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian, nė Prishtinė, thonė se BE-ja tashmė e ka bėrė tė qartė se Kosova ka njė perspektivė tė sigurt evropiane sė bashku me tė gjitha shtetet e Ballkanit. BE-ja po ashtu mbetet e vendosur qė ta luajė rolin udhėheqės nė sigurimin e stabilitetit nė Kosovė dhe pėrmes misionit pėr sundimin e ligjit, tė njohur si EULEX.

Por, procesi i reformave tė gjėra shoqėrore dhe institucionale nė Kosovė mbėshtetur nga Beja nuk ėshtė proces unilateral. Shumė pritet edhe nga institucionet vendore qė nga reformimi i tyre konform standardeve evropiane e deri te ballafaqimi me sfidat kryesore tė vendit.

Kosova nė kėtė rrugėtim evropian nuk do tė mbetet e vetmuar, porosit Khaldoun Sinno. “Ne jemi duke bėrė pėrpjekje qė ta lėvizim Kosovėn drejt Evropės”, ka pėrfunduar ai.

5.0/5 (3 votë/a)
kabashi (itali): 06-02-2012 18:01
mire mbrema te gjithve .o herr je qellue larg .se do te kisha o te pakten nje pije per comentin tane te mire.po ky fare azem bejta . lere qe po luan me emrin e patriotit.po po luan me e drenices sim.po i cilit vend je o azem bejta.
Azem Bejta pej Drenice (Drenicë): 26-12-2011 17:01
Për Dan Patriotin pej allamanit.O dan bylykbashi, kallaj e ki ti atje në Allaman. E ka ba naj euro e ngon kang me sharkia e bahesh patriot me bataria. Je najfar analfabeti si kurr nuk je dal jasht. Ti e ki boll me ta ngi gushen bukë e murmulladë, se në demokraci ti nuk merr vesh. Ti mixho, punon atje najfar baushtelle, e je i izolum prej kësaj bote. Mixho, ti po e dojshe Hashim hajnin e fal të koft, bile unbë tu kisha lut merr me vete atje në Allaman e të mson me vjedh farmerka, apo të mson me shkue nëpër pufa. A për Azem Bejten, pasha mixhen me kan ai gjallë ma së pari ja kish kajt nanen Hashim hajnit, pastaj ty dhe sahanlëpirsave tjerë që ja lëpini sahanat hashim lahperit. Azem Bejta kurrë nuk i ka dasht hajnat,edhe kurrë nuk ka mendue vec për regjionin e vet.Po ti mixho tek je analfabet e analfabetat knaqen vec gushen e vet me ngie.
fatmiri (kosov): 26-12-2011 15:31
ma mir me ardh e me e pastru prishtinen se dysedorfin
beka (ferizaj): 26-12-2011 14:48
pershendetje erdoni-prishtine,o zoteri ky njeri flete dokrra per te mos thene berllog fare,po qfare europa bene pregaditjen e ks per eu,qfare hipokrizie ne kohen kur edhe femija nuk do e besojne kete,po zoteri nga eu po te kishte nji vullnet te tille per gati 13 vite nji shtet diku ne nji hapesire sa ka ks pa as edhe te vetmen infrastukture qe nga zero po te fillonte do kishte pase me shume perspektive po lereni ju keto fore se askush me nuk ju besone ketyre fjaleve te kota...po te ekzistonte vullneti i mire drejtesia do vinte ne vend para 13 viteve pa marre parasyshe se qfare statusi kishte ks drejtesia eshte e tille e ajo duhet zbatuar ne qdo kohe e ne qdo vend po qfare bete ju,bete lejimin e krimit te organizuar nga shqiptare e serbeshkije e tash vetem fjale fjale boshe...po te kishte vullnet vetem nji metropol europian apo nji krahine europiane do e bente ks zvicer brenda kesaj kohe por jo perralla perralla e besa rrena sikurse partia jone ne pushtet e dallavere
erdoni (prishtine): 26-12-2011 13:49
Ky zoteria po thote keshtu:"Viti 2011 ishte vit i investimeve tė shumta tė BE-sė nė infrastrukturėn kosovare, duke filluar nga rrugėt, urat, shkollat dhe deri te investimet madhore nė Pallatin e Drejtėsisė nė Prishtinė dhe burgun e sigurisė sė lartė nė Podujevė."Une kam menduar qe Hashim thaqi i ka asfaltuar rruget dhe i ka ndertuar shkollat. Ani burgun e sigurise afer Podujeves e paska financuar BE...eu...eu...Po pse o zoteri nuk po i'a thoni hashimit ne sy per t'a kuptuar populli te verteten.
dani (düsseldorf): 26-12-2011 13:11
ah more idiot po e paske felliqur edhe emrin e heroit edhe emrin e regjionit qe eshte nje nder regjionet me patriote te shqiptaris po te ishte gjall Azem Bejta idiota sikur ju sdo kishin pas vend ne Kosove
Azem Bejta pej Drenice (Drenicë): 26-12-2011 12:36
Nė rradhė tė parė Europa mundet me i ndihmue Kosovės nė fuksionimin e shtetit ligjor. Me kėtė qeveri hajnash, nuk mund tė fuksionoi lifji nė Kosovė. Prandaj, mė e udhės kishte me qenė qė Europa t'a izoloi qeverinė e Hashim hajnit dhe tė ndikoj qė kjo qeveri piratėsh tė largohet. Europa tė organizoi zgjedhje tė lira nė Kosovė, sepse ne shqiptarėt me zgjedhjet e fundit vėrtetuam, se nuk jemi tė aftė tė organizojmė zgjedhje tė lira dhe demokratike. Nė zgjedhe tė fundit qeveritarėt dėshmuan se janė hajna nė tė gjitha poret e jetės. ATa pėrvec se janė hajna parash, dėshmuan se janė hajna zgjedhjesh. Kur nė Kosovė vjen njė qeveri e dalur nga votat e lira atėherė ka shansa qė Kosova tė shkoj pėrpara. Me kėtė qeverisje cubash nuk shkohet pėrpara. Hashim Thbaqi ka dėshmue se, pėrvec se ėshtė i paditur ai ėshtė edhe hajn. Ai ėshtė i rrethuar me hajna, pirat, manipulator dhe bėnė njė politikė tallava. Politika tallava, nuk ju konvenon shqiptarėve, politika tallava i konvenon shkieve tė shkinisė.

Matet ndotja e ajrit

Mustafė Berisha, pensionist, thotė se ka harruar herėn e fundit kur ka shėtitur kėmbė rrugėve tė kryeqytetit. Pėr shkak tė ndotjes sė lartė nė komunikacion, ai i shmanget ekspozimit nė rrugė, ku ka qarkullim tė madh tė veturave, prandaj preferon tė shėtisė vetėm nė parkun e Gėrmi...

Gjysmė milioni euro nga bletaria

Adhurim Halili nga fshati Komogllavė i Ferizajt ka mbi 800 koshere bletėsh dhe ėshtė bletari mė i dalluar nė kėtė rajon. Tė hyrat vjetore qė realizohen nė Ferizaj nga sektori i bletarisė, sipas tij, kalojnė shifrėn 500 mijė euro, pėrderisa me njė subvencionim mė tė madh nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Evropa, synim i tė gjithėve

Integrimi nė Bashkimin Evropian ėshtė synim jo vetėm i institucioneve tė Kosovės, por edhe ...

Fermerėt “online”

Ministria e Bujqėsisė ėshtė ballafaquar me probleme tė mėdha sa i pėrket mungesės sė tė dhėnave...

Binjakėzimi me Evropėn

Pėrmes iniciativės sė binjakėzimit, Komisioni Evropian(KE) ka mbėshtetur tė gjitha komunat ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51