| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
Pėrkrahja e Bashkimit Evropian (BE) pėr modernizimin e arsimit tė lartė nė Kosovė, pėrmes projektit Tempus, synon qė nė kuadėr tė sistemit tė edukimit universitar tė implementojė standarde moderne evropiane. Programi i BE-sė Tempus ėshtė projekti mė i njohur evropian pėr bashkėpunim universitar ndėrkombėtar mes vendeve anėtare tė BE-sė dhe atyre qė synojnė ti bashkohen kėsaj tė fundit.
Falė Tempusit sistemi i arsimit tė lartė nė Kosovė ka nisur procesin e harmonizimit tė planprogrameve me universitetet evropiane dhe ngritjen e cilėsisė sė mėsimdhėnies. Nė konkursin e vitit tė kaluar tė Tempusit, 5 projekte tė universiteteve kosovare kanė fituar grante nė vlerė prej 2 milionė eurosh.
Shefja e zyrės nacionale tė Tempusit, Kimete Canaj, ka thėnė se kohė mė parė ėshtė hapur konkursi i pestė me radhė i Tempusit pėr universitetet kosovare, ku mund tė konkurrojnė pėr fonde nė vlerė prej 2.5 milionė eurosh nė vitin 2012.
Ajo vlerėson se programi i Tempusit ėshtė njė histori suksesi. Programi i Tempusit pėrmes projekteve kontribuon nė transmetimin e vlerave, risisė, inovacionit dhe barazisė. Vlerat tė cilat janė esenciale pėr zhvillimin e njė shoqėrie demokratike, moderne dhe qytetare, ka thėnė ajo.
Pėrmes programit tė Tempusit, sipas saj, janė arritur mjaft ndryshime nė modernizimin dhe harmonizimin e arsimit tė lartė me atė tė bashkėsisė evropiane. Progami i Tempusit synon sjelljen e eksperiencės dhe praktikave mė tė mira universitare nga vendet anėtare tė BE-sė nė Kosovė.
Filip Rufio, ekspert evropian, i cili ėshtė i angazhuar pėr implementimin e kėtij programi nė Kosovė, thotė se Tempusi e inkurajon krijimin e konkurrencės sė shėndoshė mes universiteteve kosovare. Disa nga universitetet kosovare do tė duhet tė ballafaqohen me konkurrencėn nė rritje, pėr shkak tė numrit tė madh tė universiteteve, ka thėnė ai.
Asistenca evropiane pėr modernizimin e sistemit tė arsimit konsiderohet si jashtėzakonisht e rėndėsishme. Christof Stock nga Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Prishtinė, thotė se Tempusi jo vetėm qė sjell nė Kosovė standarde moderne pėr mėsimdhėnie universitare, por edhe krijon hapėsirė pėr bashkėpunim dhe partneritet mes universitete kosovare dhe evropiane.
Komisioni Evropian ėshtė duke i inkurajuar tė gjitha universitetet dhe fakultetet qė tė aplikojnė nė tenderin e 5 nė kuadėr tė programit tė Tempusit, ka pohuar Stock.
Ministri i Arsimit Ramė Buja thotė se programi i Tempusit e pėrbėn njė rast unik pėr ngritjen e standardeve tė pėrgjithshme nė mėsimin universitar, por edhe pėr inkuadrimin e kėtij sistemi nė rrjedhat moderne universitare nė Evropė.
Agimi (Bruksel): 16-01-2012 12:15
Rama: Sistem unik arsimor me Kosovėn
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet Abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 