| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
E fundit nga tė gjitha vendet e rajonit, Kosova e ka nisur dialogun pėr liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE). Nisjen e kėtij dialogu e ka shėnuar javėn e kaluar vizita nė Prishtinė e komisionares pėr Punė tė Brendshme e Komisionit Evropian, Cecilia Malmstrom. Qėllimi i kėtij dialogu ėshtė qė tė hiqet obligimi pėr pajisjen me viza pėr qytetarėt e Kosovės.
Sidoqoftė, kjo do tė jetė e mundshme vetėm pasi qė Qeveria e Kosovės tė ketė zbatuar reforma tė rėndėsishme nė fushat kryesore, siē janė: Siguria e dokumenteve tė udhėtimit, menaxhimi i kufijve, migrimit dhe azilit, rendi publik dhe ēėshtjet e sigurisė (sidomos luftimi i krimit tė organizuar dhe korrupsioni), si dhe ēėshtjet e tė drejtave themelore qė lidhen me lirinė e lėvizjes.
"Pėrkushtimi ynė pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt e Kosovės ėshtė i vėrtetė dhe jam shumė e kėnaqur qė tani mund tė fillojmė me pėrparim konkret drejt kėtij qėllimi. E di sa i rėndėsishėm ėshtė udhėtimi pa viza pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe jam e kėnaqur qė e kemi nisur kėtė proces. Megjithatė, nėse dhe sa shpejt qytetarėt e Kosovės do tė kenė privilegjin e udhėtimit pa viza, varet plotėsisht nga pėrpjekjet e vazhdueshme tė Qeverisė sė Kosovės pėr zbatimin e reformave nė fushėn e sundimit tė ligjit dhe pėrparimin konkret nė terren", ka theksuar Malmström.
Megjithatė, rrugėtimi kosovar drejt futjes nė Listėn e Bardhė tė Shengenit praktikisht mund tė nisė vetėm nė fund tė pranverės, nėse deri atėherė Komisioni Evropian arrin tė finalizojė udhėrrėfyesin pėr kėtė dialog. Malmstrom ka konfirmuar qė lista e detyrave pėr Kosovėn nė kėtė dialog as qė ėshtė draftuar deri tash.
Unė shpresoj qė udhėrrėfyesi tė jetė gati gjatė kėsaj pranvere, ka potencuar ajo.
Edhe pas hartimit tė kėsaj liste detyrash, ajo nuk do ti dėrgohet menjėherė Kosovės, pasi fillimisht ajo duhet aprovuar nga shumica e vendeve anėtare.
Ndėrsa kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nisjen e dialogut me BE-nė e ka vlerėsuar si njė kapitull i ri pėr Kosovėn, siē ka thėnė ai, kapitull historik, ai i evropianizimit tė Kosovės.
Ai ėshtė zotuar se institucionet e vendit do tė jenė tė pėrkushtuara plotėsisht pėr zbatimin e tė gjitha kritereve.
Ne premtojmė se tė gjitha kriteret e nevojshme teknike pėr liberalizimin e vizave, do ti pėrmbushim nė njė afat rekord, ka thėnė Thaēi.
Edhe raportuesja nė Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirėpritur vendimin e Komisionit Evropian pėr nisjen e dialogut pėr viza me Kosovėn.
Sipas saj, ėshtė lajm i mrekullueshėm pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėt janė tė vetmit qė kanė mbetur prapa murit tė vizave nė Ballkanin Perėndimor .
Njerėzit meritojnė kėtė privilegj tė udhėtimit pa viza nė momentin kur qeveria ti ketė pėrmbushur tė gjitha kriteret e nevojshme. Tani ėshtė momenti pėr ta kapur kėtė mundėsi, ka thėnė Fajon.
Rama: Sistem unik arsimor me Kosovėn
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet Abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 