Daniel Serwer, ekspert nė Institutin Amerikan tė Paqes, ka thėnė tė hėnėn se Serbisė i duhet tė ndalojė sė luftuari pėr atė qė ėshtė humbur qysh nė kohėn e Slobodan Milosheviqit, mbi tė gjitha Kosovėn, dhe ti kthehet perspektivės sė saj evropiane.
Duke e shprehur kėtė pikėpamje nė forumin e sivjetmė nė Bled tė Sllovenisė, qė i dedikohet zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Serwer tha se Serbia, duke ndryshuar politikėn e saj themelore, zhbllokon perspektivėn evropiane edhe pėr Bosnjen e Hercegovinėn.
Ministri i Kosovės pėr Integrime Evropiane, Besim Beqaj, i cili gjithashhtu po merr pjesė nė forumin e Bledit, ka thėnė se Prishtina pret nga Brukseli stimulim tė fortė kur bėhet fjalė pėr kapjen e trenit pėr nė BE.