Shefi i diplomacisė sllovake, Mikulash Dzurinda ka bėrė tė ditur pėr agjencinė sllovene tė lajmeve SITA se nuk ka thėnė qė Sllovakia kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės dhe se thelbi i qasjes sllovake ėshtė qė tė merret parasysh interesi i Beogradit, perspektiva e Serbisė drejtė anėtarėsimit evropian dhe tė ndihmojė nė dialogun me Prishtinėn.
"Unė kurrė nuk ka thėnė se Sllovakia kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Vetėm se gjithnjė kemi thėnė se do ta marrim shumė seriozisht interesin dhe zėrin e Beogradit. Kjo ėshtė e gjitha, ka thėnė Dzurinda nė njė bisedė tė zhvilluar me agjencinė SITA.
"Duhet tė veprojmė asi soji qė ta bindim Beogradin se seriozisht e mendojmė Serbinė nė BE dhe nė tė njėjtėn kohė tė ndihmojmė nė dialogun nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės, ka shtuar ai.