Sarajevė. Presidenti turk, Abdullah Gyl, deklaroi nga Sarajeva se pėrpjekja e Turqisė pėr krijimin e klimės sė besimit dhe stabilitetit nė Ballkan nuk duhet konceptuar si ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė ndonjė vendi.
Gjatė njė fjalimi nė kryeqytetin boshnjak, Gyl tha se "thelbi i politikės sonė ėshtė vendosja e paqes, sigurisė dhe stabilitetit dhe nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kemi realizuar me sukses njė sėrė iniciativash pozitive, tė gjitha me synimin pėr paqe, stabilitet dhe siguri nė terma afatgjata nė rajon'.
Presidenti turk, i cili kryesonte njė delegacion tė madh biznesmenėsh, u prit nė aeroport nga Kryetari i Kėshillit Presidencial tė Bosnjė-Hercegovinės, Haris Silajxhiē. Pas takimit me homologun e tij, Gyl iu drejtua me njė fjalim deputetėve tė parlamentit boshnjak, ku theksoi se Ankaraja i kushton vėmendje tė njėjtė tė gjitha komuniteteve etnike dhe fetare nė Bosnje.