Gjykata Supreme nė Rumani ka dėnuar me 2 vjet burg ish-kryeministrin Adrian Nastase, i cili akuzohej pėr korrupsion. Nastase, qė ka udhėhequr qeverinė e social-demokratėve nė mes tė vitit 2000 dhe 2004 ėshtė akuzuar se pėr tė financuar fushatėn elektorale tė 2004-ės ka marrė nga buxheti i shtetit 1.7 milionė euro.
Ish kryeministri, i cili nuk ishte i pranishėm nė gjykatė kur u dha vendimi, i ka thėnė televizionit Realitatea se do ta apelojė vendimin.
Ky vendim ėshtė qartazi rezultat i presionit qė u bė mbi gjykatėsit, ka thėnė Nastase.
Ai ka thėnė se nga provat qė ka ofruar nė gjykatė ėshtė parė se ai ėshtė i pafajshėm dhe se rasti i tij ėshtė i motivuar politikisht.
Ai po pėrballet me njė proces tė tretė gjyqėsor nė lidhje me njė marrėveshje pėr shtėpinė e tij luksoze, e cila thuhet se u ndėrtua nė kėmbim tė emėrimit tė kreut tė firmės ndėrtuese si ministėr, ndėrsa njė muaj mė parė u shpall i pafajshėm pėr njė rast tjetėr korrupsioni.
Procesi gjyqėsor ndaj tij ėshtė monitoruar nga afėr nga ana e Bashkimit Evropian.