Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow deklaroi se tė gjitha femrat e martuara duhet ta presin bashkėshortin e tyre nė shtėpi me drekė tė pėrgatitur. Nė intervistėn pėr mediet e huaja aktorja tha se secilin mėngjes zgjohet nė shtatė tė mėngjesit, dhe derisa janė fėmijėt nė shkollė, freskon faqen e saj nė internet dhe shkruan receta tė kuzhinės.
Pastaj siē deklaroi ajo pėrgatit ushqimin pėr bashkėshortin e saj, kėngėtarin e grupit Coldplay, Chris Martin-in, i cili gjithmonė e ka drekėn e gatshme kur tė kthehet nga puna.
Fėmijėt e mi janė tė vegjėl dhe shkojnė nė shkollė. Unė dėshiroj ta ruajė martesėn time dhe dėshirojė tė gjendem gjithmonė nė shtėpi kur Chris tė kthehet nga puna. Kjo ndoshta nuk ėshtė gjė edhe aq e mirė pėr shumicėn e femrave, por duhet tė gjejmė kompromis, tha ajo. Ajo u kėshillon tė gjitha femrave qė nėse dėshirojnė tė jenė tė lumtura nė martesat e tyre, duhet tė jenė bashkėshorte tė mira, pasi qė kjo ėshtė pjesė e kompromisit.