Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Tahiri: Sondazhi, ironizim me vullnetin e qytetarëve
Publikuar: 06.08.2013 - 08:30
Foto: Zëri

Kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahirit nuk i ka pëlqyer rezultati i sondazhit të publikuar nga “Index Kosova” , në bazë të të cilit partia e tij do të fitonte vetëm 3 për qind të votave në kryeqytet. Ai ka thënë se sondazhet për Prishtinën në një kohë kur partitë nuk kanë nxjerrë dhe zyrtarizuar kandidaturat për Prishtine është një nënvlerësim i fuqisë së votuesve.
Në emër të "Aleancës për Ndryshim" e pashë të rrugës të ndajë me Ju përshtypjen time në lidhje me sondazhin e fundit për garën për Prishtinë, thuhet në reagimin e Tahirit.

“Së pari, unë nuk përkrahë politiken në distancë, dhe as politikëbërjen nëpërmes sondazheve. Kjo jo për faktin se percepcioni qytetarë nuk është i rëndësishëm për mua, përkundrazi duke qenë çdo ditë në terren dhe komunikim me qytetarë interesohem në vazhdimësi që në diskutimet që kam me ta të bëjmë bashkërisht dallimin mes percepcioneve dhe fakteve, por për faktin se është patetike të proklamohet se gara për Prishtinë është e paracaktuar, ndërsa rezultati i ditur”, thuhet në reagim.

“Së dyti, angazhimi dhe kontributi im politik nuk ndërtohen në bazë të sondazheve me të cilat synohet të vërtetohet se gara politike në një hapësire dhe komunitet nuk ka vlerë sepse nuk sjellë alternative. Në fakt, politika ka kuptim vetëm nëpërmes ndryshimit pozitiv. Prishtina më së shumti ka nevojë për ndryshim, ndërsa politika për ndryshim në cilindo nivel është agjenda ime sot nesër, dhe për sa të jem në politike, ndërsa motivi im është t\'i shërbejë qytetarëve dhe interesave të tyre, dhe jo ruajtjes së status quo-s së mos ndryshimit”, thotë Tahiri.

“Dhe së treti, të bëhet sondazh për Prishtinën në një kohë kur partitë nuk kanë nxjerrë dhe zyrtarizuar kandidaturat për Prishtine është një nënvlerësim i fuqisë së votuesve, dhe sidomos fuqisë mobilizuese të atyre që dëshirojnë ndryshimin, madje sondazhet e parakohshme janë një formë e ironizimit me vullnetin dhe pritjet qytetarë nga këto zgjedhje tash”, përfundon reagimi i Tahirit.


Komento
Komente (13)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
nese vazhdon me ket tempo mei iritue popllin ore Besnik nuk dote kalojsh as nji per Qind pragun kshty munohesh njifa sharllatani por prishtinalit jon aq ritur sa qe ti nuk kie shanz meu be kryetarllak shko ne vendlindje te babes e nashta mer naj Koker por qka ma interesont katuni bredashit tybe ty nuk te njef fare vetum pot bej me dije se gjeli mosme andrrue ne kokrra te misrit ngordh e ti kie koh me andrrue qys .
mergimi nga diaspora
rekomanduar (0)
07 Aug 2013
16:45
 
3% bile shume jane . Zotri Tahirimerre me te urte. Jeni djegur kater vjet me pare
arbeni
rekomanduar (1)
06 Aug 2013
21:07
 
Ju te Vetevendosjes qe po komentoni ketu, a e dini perceptimin e tjerve per juve, ja si eshte: Ju qe kercnoni te huajt, duke perfshir edhe Ish Sekretaren e Shtetit Amerikan, Medlin Ollbrajt, qe perdorni dhune ndaj ambasadrove siq ishte rasti me Ambasadoren e SHBA-ve, ju as enderr skeni me pa pushtetin, edhe pragun skeni me kalu, do te keni mall me fitu edhe ndonje asambleist, e me pat deputet ne kuvendin e kosoves, do tju vjen gjynaf nga vetja juaj. turpi i turpit jeni ju o mjerana. Besnik Tahiri, kta le te merren me komente, juve ne teren e keni punen mir, ju kemi percjell qdo dit.
Hajvalia
rekomanduar (1)
06 Aug 2013
17:13
 
Ju lumt dhe uroj qe Prishtinasit te mendojn globalisht e te veprojn lokalisht, duke kujtuar se te gjith te moshuarit si puna e Isa Mustafes po ju leshojn rrug te rinjve si puna e z.Tahiri i cili edhe ka energji, por edhe dijenia dhe eksperienca per kete tem nuk i mungon aspak. perpara z. Tahiri
Edita
rekomanduar (0)
06 Aug 2013
17:01
 
Qdo dit e me shume po bashkrenditen njerez me kredenciale te ndryshme, te kualifikuar me Besnik Tahirin. Kete mund ta vereni ne tubimet te cilat po organizohen ane e mbane Prishtines. Vetem perpara Besniku kesaj rradhe po ecen drejt fitores se sigurt
Miranda
rekomanduar (0)
06 Aug 2013
17:01
 
Besnik Tahiri jo vetem qe do te drejtoj komunen me efektshem,por ka edhe dallime shume te medha ne raport me te gjith kandidatet edhe qka jane kandidu edhe qka merret me mend se do te dalin si kandidat,per afro nje vit eshte ne teren,perderisa partit tjera mendojn qe per nje muaj te mashtrojn popullin, Isa Mustafa qe e ka udheheq deri tash komunen eshte i lodhur fizikisht dhe psiqikisht, nuk ka me elan, energji, perderisa besnik Tahirit nuk i mungon asgje,ne kuptimin profesional,me energji te re me vizion dhe me strategji per te dal nga ky kaos me program te hartuar nga tereni jo copy past siq po veprojn disa, pra te gjitha parametrat na japin me besu qe kete sondazh e kane bere vete partit qe ja kane frigen z.Tahiri dhe nuk i ze gjumi naten,kane ankthe kur e shohin se si po rritet Aleanca per Prishtinen e Besnik Tahirit.Na mundemi mu marr me komente deri ne mengjes por realiteti eshte krejt ndryshe,Isa Mustafa e as LDK-ja nuk e ka ma komoditetin per te fituar vota vetem pse jane LDK.
Artani
rekomanduar (0)
06 Aug 2013
15:21
 
Besnik ti je n`rregull po e ke zgjedh partine e gabueme!
Arben Podujeva
rekomanduar (0)
06 Aug 2013
15:03
 
AAK dhe Besniku nuk kane kaqik per Prishtine. AAK, Ramushi dhe keshilltaret e tij, si besniku & Co, u treguan qe jane amatore te politikesme rastin e ofrimit te KUalicionit nga PDK. Me sa mend Ramushi&Co; aspironin ne postin e Kryeministrit? Po kush ta jep at post fal o pusan? AAK u pat bo hajgarja e Kosoves dhe po vazhdon me avazin e vjeter. Me Ramushin kryeminister - hahahahaha. Sondazhi, niq nuk ja ka huq. Kqyri pak edhe rezultatet e vitetve te kaluara Besnik. Realiteti eshte i hidhur Besnik. Kush voton AAK ne Prishitine- askush. Diten e mire dhe ishalla nuk ta humb faren Ramushi.
Prishtinalia
rekomanduar (2)
06 Aug 2013
12:05
 
Ti Besnik je shume elegant per kah pamja, si shume "zyrtar" te AAK-se.Te ka hije edhe paraqitja jote ne opinjon.Bashk me Doniken(Bujupi) jeni qift qe zbukuroni kete aleance.Por sipas sondazhit tim privat ju nese arrini te keni ne Pr 1% duhet te jeni shume te kenaqur.Ndoshta me kandidimine e Jahja Llukes ky numer do te rritej me ne 1,3% !!!
jan
rekomanduar (4)
06 Aug 2013
11:59
 
Z. Tahiri kesaj rradhe JU( AAK) do te jeni kandidati kryesore per te rene nga liga. Po qese mberrini ta mbroni Gjakoven,Deqanin,Pejen dhe Theranden do te jet senzacion i vertet ne te kunderten shanset jane qe te mbeteni vetem me Deqanin.
Dodi
rekomanduar (9)
06 Aug 2013
10:39
 
Sondazhi eshte real! Margjina e gabmit eshte vetem 1.5%.
kontabilisti
rekomanduar (9)
06 Aug 2013
10:04
 
Jo jo nuk ka këtu të bëj me ironizim.Këtë gja e dini edhe ju mirë por nuk ju pëlqen realiteti.Se Prishtina nuk fitohet me ni autobus votues
qytetari
rekomanduar (9)
06 Aug 2013
08:51
 
jo me poziten e qytetareve por me poziten e shefit ton te deshtuar
agron haradinaj
rekomanduar (8)
06 Aug 2013
08:47
 
Me shume nga Ditari