Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Gjuriq: Komunat që do të formohen do të jenë serbe
Publikuar: 21.08.2013 - 08:37

Pas takimit me presidentin e Serbisë, serbët në jug të lumit Ibër janë pajtuar që të dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë me një listën unike serbe.
Pas takimit, këshillatri i presidentit serb Marko Gjuriq ka thënë se rezultat i këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë afirmimi i shtetësisë së Kosovës dhe se këto zgjedhje do të zbatohen kryekëput në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

“Komunat të cilat do të formohen në bazë të këtyre zgjedhjeve nuk do të jenë komuna të shtetit të pavarur të Kosovës, por do të jenë komuna serbe përmes të cilave përfaqësuesit e popullti tonë në Kosovë në mënyrë plotësisht legjtitime dhe me njohje ndërkombëtare do të realizojnë të drejtat e tyre”, ka thënë Gjuriq pas takimit.

“Ne në të vërtetë nuk kemi pasu dilema nëse duhet të dalim në këto zgjedhje që nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, sepse ky është detyrim që shkruan në marrëveshjen e Brukselit” ka thënë kryeshefi i ashjtuquajturit “qark i Kosovës” Vlladeta Kostiq, një mbeturinë administrative që nga koha e regjimit të Millosheviqit./qik/ 


Komento
Komente (8)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Eh kur protestojke VV ju merrshi me ato se jo e lenduan ambasdoren, jo ja muaren mikrofonin Jakupit. Ne protesta te VV nuk del askush dhe nese shiqon ne TV te behet bindja se ky vend i ka punet mese mir ne bot qe nuk kan pse te protestojn. Hej ne Bern ne Zvicerr homoseksualet kur bajn protesta mblidhen ma shum njerez, dmth ne bot per qdo lloje proteste ka perkrahes. E ne kosov edhe per ardhmerin e vet nuk proteston askush dhe kogja shiqojn nga kafet dhe zgerdhihen dhe shaj te tjeret. pershendetje te gjithve
safeti
rekomanduar (0)
22 Aug 2013
13:02
 
He Naim he i meqem ishe bre....ja majte pallen"izdajnicave"hashim end company". Ja rrofsh peles bre Naim qe ti po i thurshe vargjet si me kan nip i hashimoviqave! Le se marrveshje ma te keqe per shqiptart as Esat pasha Toptani ska pas ba me Serbine. Keq qe jane vdek Avni Rrustemat e jane tredh Adem Demaqat a VV nuk e kuptojne shqiptarte analfabete se kta e flasin gramatiken e jo "meshavinen turko-sllavo-shqipe".
Agon
rekomanduar (0)
22 Aug 2013
12:21
 
o kesaj i thojn bosnja e dyt sikur ne bosnje e ndar ma mir kish me qen keta mut shkije mi da krejt prej kosove se me pas probleme me ta edhe ne te ardhmen keta jan muta qetnik kan vra kan ba qka mas tashti formojn komuna te reja naper kosov edhe ata i emrojn si komuna serbe hajt hashim hajt e ke knaq tashti kur po vendosin keta tont spo e vesin popllin hiq e bajshin me shnet
labi
rekomanduar (0)
22 Aug 2013
00:30
 
A BRE SHIPTART E ZI ME KAPUQA TE BARDH,ME DY KRANE TE THATA BAHENI VALE, E ME NJE KOCKE AKULLI , MERDHIHENI. BEFASOHEM ME KETA KOMENTATORET E ANALISTET QE BEJN KOMENTE LIDHUR ME KET ARTIKULL NE ZERI.PO KU K A NE BOTE KOMUNA ME LIGJITIMITET NDERKOMBETAR, KETO JAN FLOSKULLA BROQKULLA TE BEOGRADIT PER TE BER SERBET QE TE DALIN NE KETO ZGJEDHJE KOMUNALE. PASTAJ SI E MARRIN GUXIMIN KAQ KOLLAJ TE KRAHASOJN VETEN ME NEGOCIATORET E PALES KOSOVARE PO MENDOJ NE ASPEKTIN INTELEKTUAL E PATRIOTIK. MERRNE VETEN ME TE MIRE. JU PERSHENDES TE NDERUAR MODERATOR PO EDHE JU QE LENI KOMENTE GJITHASHTU
naim
rekomanduar (0)
21 Aug 2013
21:40
 
Populli ende po flene.Une nuk e di se qka jeter duhet te ndodhe qe ky popuul me nji Qeveri kriminele e tradhtare e shantazhur per krimet e bera dhe kriminelet qe sundojne me vendin te ngritet dhe ta shtroje nji pyetje per Europen:zoteri,pse po veproni me dykute politke dhe ate jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi dhe te gjitha trojet ku jetojneshqiptaret?Duhet pranuar se faji megjithate e kemi vete.Tani ne Shqiperi lka ardhe nji Qeveri Greko-Serbe qe po i shkone per shtati edheSerbise edhe Greqise e edhe BE-se.A ka vende qe populli iKosoves tab shtroje ketenpyetje dhe te kerkojen zgjedhje tedrejte,por se ta bejenkete,duhet ta largoje kete Qeveri per tebecur perpra.Na e dijem e bashkpuetoretbe serbit gjatebgjithehistorise an punuar fshehtas,ndersa kjo Qeveri langojesh po punon haptas perderisa vrane patirot e intelektual gjoja si bashkpunetor te serbit.Pse or popull nuk qohi ne tere Kosoven dhe te kerkoni nderrim te kursit dhe drejtimit politik.Pse rne te gjitha ato vitima?!?!.
Kosova
rekomanduar (1)
21 Aug 2013
13:05
 
Domethane ne kosove do te krijohet nje republike serbe pasi qe ky dreqi po thot komunat do te jen serbe e jo kosovare. Ae dini ju qe nese ndodh kjo pavarsia e kosoves nuk ka kuptim dhe sepse problemi i veriut do te zgjerohet ne te gjitha komunat e shkive po edhe ne kemi faj qe ju kemi kriju komuna shkive ata jan pak popull dhe kan territor shum dhe ashtu do te mund ti zgjerojne trojet e okupuara. KY ESHTE DESTABILIZIM I KOSOVES
EDI
rekomanduar (3)
21 Aug 2013
11:50
 
Sipas ksaj qe thote Gjuriq, me keto zgjedhje po legalizohet republika e trete serbe ne teritorin e ish Jogosllavise, ne zemer te Republikes se Kosoves.Tani me plote te drejte mund te themi se bisedat Thaqi-Daqiq qe i nxiti BE ne krye me Z.Ashton,/ sipas Gjuriqit/ paskan patur per qellim formimin e Republikes se trete serbe ne Ballkan, e cila sipas Gjuriqit do te njifet edhe nga Bashksija nderkombtare. Popullates 3% serbe BE po ia mundson formimin e "shtetit" te tyre brenda Kosoves, ndersa asaj shqiptare ne Serbi dhe 30% shqiptare ne Maqedoni,ua ka vu kupolen serbe dhe maqedone mbi krye dhe no po i len te jetojne jeten e tyre e te marrin fryme lirisht siq qdo popull tjeter.Edhe kesaj i thone demokraci evropijane. Per dikend nene/ per kriminelet/, e per dikend njerke /viktimen/! Pse keshtu ? Ket mund ta dine vetem ata qe po bisedojne me Serbine, e nuk jane transparent me qytetar! Ndersa populli ka frige se nje gje e tille do te ket pasoja te renda per Kosoves, e jo vetem per Kosoven!
Mergimtari,BW
rekomanduar (3)
21 Aug 2013
10:48
 
Nuk jam ka kuptoi se qfar zgjedhjesh jane keto: por, sa po muj te kuptoi se Kosova po serbizohet edhe me shume me formimin e Komunave te reja, qka do te thote qe Kosova po mbushet me popullat se sa kishte para lufte.Keto komuna sipas shkrimit nuk do te jene Komuna te shtetit te pamvarur te Kosoves, por do te jene komuna serbe te serbise te njohura nderkombtarisht! Keshtu shteti i Serbise qenkan marr vesh ne Bruksel, ndersa tanet Qeveritaret paskan shkuar si Musa pas daive dhe paskan nenshkruar nje gje te tille pa ditur se qka po nenshkruajn!.Ky qenka decentralizimi i Komunave te reja te Lutfi Hazirit dhe Sadri Feratit qe e shiten Kosoven pa ditur se qka eshte ka behet, dhe pa e kuptuar dhe ditur se qka eshte decentralizimi dhe qfar pasojash i shkakton Kosoves.
GAZETARI I PA PUNE
rekomanduar (2)
21 Aug 2013
09:29
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51