Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Lëndohet rëndë punëtori i Bechtel&Enka
Publikuar: 07.03.2013 - 16:15
Foto: Getty Images

Një punëtor i konzorciumit Bechtel&Enka, M.N sot ka pësuar një aksident shumë të rëndë në afërsi të Fushë Kosovës, ku ky konzorcium është duke bërë punime. Sipas dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes, punëtori në fjalë ishte lënduar rëndë në fyt.

Zëdhënësja e konzorciumit Bechtel&Enka, Ela Ruçi ka thënë për Preportr se ky aksident ka ndodhur sot pasdite dhe se punëtori i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

"Aksidenti ka ndodhur derisa ky punëtor ka qenë duke punuar me makina prerëse dhe është lënduar. Ai është dërguar në emergjencë ", ka thënë Ruçi.

Ndërsa ekipi i mjekëve kujdestarë në Qendrën Emergjente në QKUK, tha se punëtori-pacienti M.N ka ardhur në gjendje shumë të rëndë, pothuajse me fyt krejt të prerë, por është operuar dhe është nën kujdes intensiv.

Prej sa ka filluar punimet e konzorciumit Bechtel&Enka, kanë ndodhur shumë aksidente të punëtorëve. Vetëm në vitin 2012 kanë humbur jetën tre punëtorë shqiptarë që kanë qenë duke punuar për këtë konzorcium./Preportr/


Komento
Komente (2)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Nje punetor ndertimi nga Lituania humbe jeten ne vendin e punes ne Oslo dhe familja e tij fiton demshperblim 200.000 euro. Ky ligj i punes duhet te respektohet edhe ne Kosovo, familjaret duhet te kerkojne demshperblim, ngritni akuze kunder firmes, MOS HESHTNI ore te mjere.
Vikingu me plis
rekomanduar (2)
08 Mar 2013
09:09
 
Gjatë varrimit të një njeriu, vdiq një njeri tjetër aty mbi varreza. pa e aksidentuar askush. Vdekja vjen në punë, por edhe duke pirë çaj.
Halori
rekomanduar (0)
07 Mar 2013
16:36
 
Me shume nga Kronika e zezë