Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Luani dhe nënshtetasit e tij
Publikuar: 09.03.2013 - 12:58

Njëherë, kur mbreti i kafshëve luani u fut në shpellë për t’u çlodhur, erdhën për ta vizituar ariu, majmuni dhe dhelpra. Luani nis e pyeti ariun: “Pa më thuaj, ç’erë vjen shpella ime?”. Ariu iu përgjigj: “O sundimtar i botës, në shpellën tënde të merret fryma nga era e keqe!”.

Luani e dëgjoi përgjigjen, u zemërua dhe buçiti: “E si mundesh ti të më thuash mua, padishahut të kafshëve, një fjalë kaq të rëndë, pra që shpella ime u qelbka nga era e keqe”. Dhe e shtrëngoi ariun aq fort me putër, sa i theu të gjithë eshtrat.

Pastaj luani iu drejtuar majmunit: “Tani thamë ti, ç’erë vjen në shpellën time, e mirë apo e keqe?”. Dhe majmuni iu përgjigj: “Madhëri, në shpellë vjen një kundërmim që më i mirë së bëhet!”. Dëgjoi luani këtë përgjigje dhe përsëri u zemërua dhe ulëriu: “Ti përpiqesh të ma bësh qejfin, ndaj edhe gënjen!”.

Pastaj e shtrëngoi fort majmunin me putër, sa ai në çast dha shpirt. Pastaj luani i foli dhelprës: “Thuamë të vërtetën dhelpër, çfarë ere vjen në shpellën time? “. Dhelpra u përgjigj: “O padishahu i kafshëve! Unë jam me rrufë dhe nuk ndjejë asnjë lloj ere. Ndaj nuk them dot se çfarë ere mban shpella juaj”. “Hë, ti mashtruese, ti dinake e madhe!”, uturi luani dhe nuk vazhdoi ta pyeste më tej, por edhe për ta shqyer nuk e shqeu.       


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51