Zip

Ballina / Zip / Yjet
Veshja Kombëtare, e treta veshjeve më e mira në botë (Foto)
Publikuar: 09.10.2013 - 11:44

Në Kinë u mbajt eventi i bukurisë “Miss Bikini Universe 2013”, ku ndër 50 shtete pjesëmarrëse, Kosova hyri në pesë femrat më të mira të botës.

Veshja Kombëtare e Kosovës u përzgjodh në mesin e tre veshjeve më të mira në botë, ku kreatorja Suzana Susuri e kishte përgatitur enkas për Sidrita Sadikaj këtë veshje, e cila u përzgjodh si imazhi për Kalendarin e vitit 2014 dhe iu ofruan shumë oferta punë nëpër shumë Agjenci të ndryshme të modës në Kinë dhe nëpër botë.

Sidrita Sadikaj së bashku me 11 femrat finaliste të shteteve të botës do të qëndrojë edhe 2 javë në Kinë, ku ajo do të marrë pjesë në disa sfilata mode, shkruajn mediat vendore. 

Ajo është ambasadore e bukurisë kosovare ku ka valëvitur flamurin e Kosovës në një vend që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe me këtë ka bërë lobim për shtetin më të ri në botë.

Sukseset e Sidrita Sadikaj vazhdojnë duke u ftuar që të përfaqësojë Kosovën në eventin e bukurisë" Miss Globe International 2013” që do të mbahet në Turqi gjatë muajit dhjetor 2013 u shpreh menaxheri i saj Shpejtim Zeneli. 


Komento
Komente (18)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
kjo eshte veshje me elemente nga veshja kombetare e meshkujve , jo veshje kombetare.
njoni
rekomanduar (3)
10 Oct 2013
14:40
 
Shum veshje e bukur kombetare zoti e ruajt ket bukuroshe se me te vertet sidrita po shkelqen te urojm shendet dhe gjitha te mirat urime urime klm.
Gesi
rekomanduar (2)
10 Oct 2013
13:34
 
Shum veshje e bukur kombetare zoti e ruajt ket bukuroshe se me te vertet sidrita po shkelqen te urojm shendet dhe gjitha te mirat urime urime klm.
Gesi
rekomanduar (1)
10 Oct 2013
13:34
 
Gjergji I kastrum shko net Qin ky papa I ri se t paska met marak,(besa edhe shoket e tina).kjo asht veshje prostitucioni me kombinim e bastardim te ngjyrave kombetare.....
Parashutisti
rekomanduar (4)
10 Oct 2013
07:40
 
veshje kombetare esht ssot ajo qe ja pam presidentes prej mprapa, tash. veshja kombetare ka humb me estetiken edhe lezetin me keto qe po vishen sot!
ballisti
rekomanduar (2)
09 Oct 2013
19:35
 
veshje kombetare n'gaçica!
asd
rekomanduar (4)
09 Oct 2013
18:38
 
@ Luani ; Miss bikini apo world eshte sikurse striptiz bar apo buypiqka.com apo tek "mishagjija" ku mishi vleresohet nga meshkujt, dhe kjo dukuri te duket ty patriotike qe vajzat Shqiptare te sillin prapanicen ne HAREMIN turk para kopilave te sulltan Muratit !!!??? Kaq nenqmim as Serbet e Arkanit apo te Sllobes nuk na kan bere as gjate luftes, morali ka ra ne bire te QENEFIT.
Gjergj Krisht Dardania
rekomanduar (5)
09 Oct 2013
18:11
 
shum keq esht ta quani vesh kombetare ket sepse kjo sesht veshje kombetare kjo esht thjesht nje veshje qe e nenvlersob veshjen ton kombetare te gjyshev edhe gjyshriv ton qe kan veshur me vjen shum keq qe kom pa shum kengtare qe e kan moderrnizu veshjen kombetare ama ajo duhet te jet ashtu siq ka qen gjithmon e jo ne minufunda e me plis ne kok
isa
rekomanduar (3)
09 Oct 2013
17:55
 
Per komentuesit qe thon kjo nuk asht veshje kombetare?!!! Mos vall ju deshtet qe ne mis univers te vishen dimijat turke apo perexhet e talibanve muxhahedin? Suksese kesaj bukuroshe dhe per ne asht nje nder imadh qe kjo bukuroshe e ngre lart flamurin shtetnor aty ku smunden me ebo askush tjeter,pra as politika.
Luani
rekomanduar (9)
09 Oct 2013
17:26
 
Une nuk po shoh ketu veshje kombtare...por c'veshje kombtare...spo di a po shoh mire a kam nevoje per nje vizite te mjeku i syve
Kodi5
rekomanduar (6)
09 Oct 2013
15:48
 
Jo BANVAKI por as lidhje me veshje kombetare nuk ka kjo pune. Tregoja babegjyshit tend kto tirqit e shkurte si te ksaj zogzes e ai ka me ti kthy perftyre.
B.b.
rekomanduar (4)
09 Oct 2013
15:37
 
Krejt "MISHI" i vendit po exportohet ne turki , tani edhe me plis ne koke. Eshte koha te legalizohet PROSTITUCIONI.
Kasapi
rekomanduar (6)
09 Oct 2013
15:18
 
@luanesha me germe te VOCKEL shkruhet Luanesha , une jam KATOLIK .
Rrobaqepesi
rekomanduar (1)
09 Oct 2013
15:01
 
Veshja Kombetare Shqiptare eshte jo e "Trete" me e mira ne bote, por veshja Kombetare Shqiptare eshte numer nje (1) me e mira ne univers, sepse ne (iliret/Shqiptaret) jemi populli i pare me i lashte ne kete planet. Prandaj veshja Kombetare Shqiptare na ben te identifikohemi si nje populli me krenar e bujar ne kete bote. Ne duhet te jemi tejet te gezuar besa edhe te befasuar qe ka qen fati te jesh Shqiptar! Prandaj vellezer e motra ne cdo dite kur te zgjohemi ne mengjes, andaj ne duhet te jemi te lumtur si dhe te mburremi me Kombin tone si nje Shqiptar. Zoti e bekofte Shqiptarine.
Orkan Daia
rekomanduar (4)
09 Oct 2013
15:00
 
Zoti e din se si do ta komentonte Azem Bejta-Galica apo Isa Boletini kete veshje. Une jam pak i merakosur se mos po e grrith pak leshi i Deles ne lekur kete bukuroshe. Sido kudo siq thote Populli "shok e nalt veq me kan Shote Galica"
Meha
rekomanduar (3)
09 Oct 2013
13:51
 
Oj Sidrita 100 vjet te mira i befsh se na ke zbardhur fetyren si shqiptare se nenat shqiptare lindin heronj dhe bukuroshe te cilat i vlerson bota tungggggggggg.
fatime
rekomanduar (6)
09 Oct 2013
13:40
 
aaa mir e ki ti rrobaqepes,se banvaki ti menon qe veshja kombetare eshte ferexhja e iranit qe po bartet ne vendet tona dardane nga disa mercenare turq te perzin me shkije...
luanesha
rekomanduar (7)
09 Oct 2013
13:14
 
Kjo NUK eshte veshje kombetare Shqiptare.
Rrobaqepesi
rekomanduar (11)
09 Oct 2013
12:05
 
Me shume nga Zip