Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Sa më larg kompjuterit e celularit
Publikuar: 22.10.2013 - 08:53

Ndërkohë që zhvillimet teknologjike lehtësojnë jetën tonë, ato kërcënojnë vazhdimisht shëndetin.

Pajisjet elektronike që përdorim krijojnë fusha magnetike. Edhe mikrovalët e lëshuara nga kompjuteri dhe telefonat celularë ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.

Përdorimi për një kohë të gjatë i këtyre pajisjeve sjell probleme shëndetësore. Studimet e realizuara flasin jo vetëm për efektet negative tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Kjo pasi pajisjet teknologjike prekin indet e pazhvilluara të fëmijëve dhe në këtë rast fëmijët preken 10 herë më shumë se të rriturit.

Qelizat dhe indet e fëmijëve thithin 10 herë më shumë valët elektromagnetike të pajisjeve. Në një raport të publikuar nga OBSH-ja në vitin 2007 bëhet e ditur se përdorimi i celularëve shkakton sëmundje të ndryshme.

Specialistët tërheqin vëmendjen për ndalimin e përdorimit të celularit tek fëmijët nën moshën 12 vjeç, ndërsa ata të moshës 13 -20 vjeç mund ta përdorin vetëm për raste urgjente.

Rreziku më i madh i celularëve është se barten kudo me vete dhe mbajtja e tij afër veshit kërcënon më shumë trurin. Familjet duhet të ndërgjegjësohen rreth kësaj teme. Fëmijët i pret një rrezik i madh. Përpiquni t’i mbani larg fëmijët nga produktet teknologjike.

Mos i lejoni ata të përdorin kompjuterin apo tablonë, vetëm në rast të detyrave. Mos i jepni celular fëmijës nën 12 vjeç. E mira do ishte që të rinjtë e sotëm të mësohen me komunikimin me kufjet e lidhura me celular dhe me anë të mesazheve. Krahas kësaj, pra duhet treguar kujdes që këto pajisje të mbahen larg fëmijëve.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51