Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Tragjedia në Skenderaj me shumë viktima
Artan M. Haraqija dhe Albatrit Matoshi Publikuar: 02.11.2013 - 21:19

Ngjarja që ndodhi në Skenderaj ka shumë viktima, megjithëse Bekim Birinxhiku është ai që e humbi jetën.

Polici V.G që dyshohet si autor i vrasjes e humbi karrierën për një konflikt që nuk ishte fare i tij, ndërsa bashkëshortja e policit është në pritje të fëmijës së parë, pas martesës në verë të këtij viti.

Foto: Viktima, Bekim Birinxhiku.

 

Banorët që e njohin Birinxhikun edhe policin V.G i tregojnë si njerëz të mirë, ndërsa fajin kryesisht për ngjarjen ja lënë miqëve të policit të cilët kishin marrë borgj drru nga Birinxhiku, material që ata asnjëherë nuk e kanë paguar.

“Bekimi është marrë me shitjen e druve, ndërsa miqtë e policit i patën marrë drru për ndërtimin e kolovajzave në shtëpi, për fëmijët e tyre. Vlera e drruve shkon deri në 800 euro. Kjo shumë asnjëherë Bekimit nuk i është paguar”, ka thënë për “Zërin” në kushte anonimiteti një i afërm i familjes së policit V.G.

Ndërkaq një dëshmitarë që e ka parë ngjarjen në tërësi që ka ndodhur në afërsi të xhamisë në Skenderaj, situatën e shpjegon kështu:

“Gjatë përleshjes, viktima, e ka nxjerr një shufër hekuri prej veturës së tij edhe e ka goditur policin. Nga çka pashë, atij ju thy dora. Më pas polici e ka nxjerr revolen edhe e ka qëllu viktimën”, ka thënë F.H. dëshmitar i ngjarjes.

Avni Zahiti, zëdhënës rajonal i PK-së, në Skenderaj, ka konfirmuar për “Zëri”, se i dyshuari për vrasjen e Bekim Birinxhikun, polici, V.G. tashmë gjendet në spitalin rajonal, për shkak të lëndimeve që ka marrë nga viktima.

Sipas, Zahitit, polici V.G. është i lënduar në dorë me një mjetë të fortë.

“Pasi që e kemi arrestuar, pjesëtarin e policisë V.G. ka qenë evidente lëndimi i tij në dorë dhe nevoja për intervenim mjekësorë. Këtë e ka kërkuar edhe vet i arrestuari dhe ne e kemi dërguar atë në spital. Ai aktualisht gjendet në spital dhe është nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Zahiti.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë se si edhe si ka ardhur deri te rrahja, apo me çfarë mjeti është goditur polici apo kush e ka filluar i pari. Mirëpo e tëra që dihet për momentin është fakti se pas rrahjes, ka mbetur i vrarë Bekim Birinxhiku si dhe i lënduar i dyshuari për këtë vepër, polici, V.G. i cili edhe po trajtohet në qendrën emergjente në Skenderaj. /Zëri/


Komento
Komente (18)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
po kqyr na qfar njerz jemi kur se dim qysh u kann Puna hajm sa te mujm m.. normal polici ka desht mu mbrojt more edhe me qellim ne at ska qujt vrasesi jo lishoma ti parkingin ja ka lishu tani shkon i merrr edhe kater te tjer edhe i mshojn ja then doren edhe dojn mi mshu ne kry normal edhe ju qe jeni njerz qe folni per qefi te juj kishi reagu si polici.
skenderaj
rekomanduar (2)
05 Nov 2013
10:26
 
shqiptar jem edhe njihemi per thashetheme e rrena edhe ne liber te genisit shum shpejt mos flisni kur nuk keni info te sakta vetem me rrit lexueshmerine se nuk esht loj me fol qka tju vije te goja ju lutem behuni me te pergjegjshem ... ku e dim ne se kush ka faj pa treguar drejtesia mos beni dezinformata ..
x
rekomanduar (1)
05 Nov 2013
00:32
 
i lexova te gjitha komentet siq po e shof po jabani sikur policia ETIMET VAZHDOJN ku qelloi polici me miqt ne vendin e ngjarjes e nuk qelloi ndonje polic tjeter ,poleni kto llafe te shokve te kti polici vrases se kjo asht e rregullume qe mos ta denojn ket vrases policia e kosoves me ligjet qe i ka nuk ka te drejt ta perdor armen zyrtare edhe per mbrojtjen e vet i ndjeri asht vra me arm private ne zhur te prizrenit ne stacionin e policis kan hy 4-5 rrugaq dhe i kan rraf policin ne prani te komandantit kan qen 15 polic e nuk e perdori as njani armen qe aty kaqendasht te vriten te gjith kriminelt qe jan fut ne stacion te policis komandanti jep deklarat se ka qen vetem shtyrje se nuk jan rraf 2 polic kan qen te lenduar kurse bashk fshataret e komandantit jan ne liri VRASESIT DUHET DENUAR ME DENIMIN MAT RAND
pz
rekomanduar (2)
04 Nov 2013
21:25
 
per mendimin tim shum ma mir ish kan policija e kosves me rejagu do raste si jan ma te rada se mi pa dy pesona tuj u vra dej te kruhet ngjarja se di kush qe ka revole pas vetes e kur o puna per vete ku o e ku nuk o e gjejn na skem nevoj per vrasje konflikte kem nevoj per marveshje me fjal secili ka dret mi kerku parat veta se o ners e vetja e mos ja futni kot se secili kret pune qa e ban e ban per buk te gojes edh une mendoj qe kosva ska nevoj per ksi njerz qys po mendojm na me hin ne be tuj u vrajt tuj u rreh
genta
rekomanduar (1)
04 Nov 2013
15:16
 
e pooo harami nje dit del,i shkatrruan pyjet e Kosoves ne bashkpunim me rojet e pyjev,gjith naten vjedhin dru diten is hesin pa kurfar kontrolle,normal qe i ka ardh fundi keq.
therrani
rekomanduar (3)
03 Nov 2013
18:55
 
O Qazim, ti qenke debil qe nuk ja vlen te merrem me ty. Ti e quan vrases Policin, kurse per 99% e popullit te Kosoves ky Polic eshte hero. Si mendove ti, qe nje gangster e kriminel qe rastesisht ka qelluar te jete pjestar I ish UCK, mund ta rrah dhe vrase nje Polic te Kosoves. Jo zoteri , pjestarin Policine e Kosoves nuk mundet askush ta nencmoje, rrah dhe vret. Kosoa ka nevoje per kesi lloj te Policeve qe do tu dalin perballe gangstereve, krimineleve e banditeve qe ne emer te UCK-se terrorizojne popullin dhe tentojne ti vrasin Policet e Kosoves. Sulmi dhe vrasja e nje Polici te Kosoves eshte terrorizem, dhe prandaj ky gangster I vrare , eshte vrare sepse ka tentuar qe te bej nje akt terrorist. Dhe , ne Kosove eshte nje terrorist ma pak , fal guximit dhe vetemohimit te nje Polici HERO I KOSOVES.
agim sopi
rekomanduar (4)
03 Nov 2013
18:35
 
Nese eshte e vertet se ja ka thy policit doren me shufer, atehere duhet menjehere me Liru policin dhe me e ngrit ne detyre automatikisht.
Agron
rekomanduar (5)
03 Nov 2013
17:49
 
te lumt polic nje hajne me pak-kur te sulmon mbroju.
ibrahm
rekomanduar (2)
03 Nov 2013
14:05
 
Nuk paske ndjenja te njeriut si te shpallet hero nje vrases I Cili morri jeten nje pjestarit te UÇK-s po te mos Ishte ky me bashk luftetaret e tij ti nuk do kishe komentora me ket ngjarje o Ty robt se Ty duhet met ban bashk me shki e me ju djeg :Agim Sopi per Ty vlen kjo I pa ftyr
Qazim
rekomanduar (0)
03 Nov 2013
12:57
 
Polici ka vepruar ne mynyre shume profesionale. E ka mbrojtur jeten e vet dhe te qytetareve tjere nga nje gangster dhe kriminel. Ky polic I Kosoves duhet te shpallet hero per guximin e treguar . Te gjithe duhet ta kene te qarte se askush nuk guxon ta sulmoje policine fizikisht. Paramendone, policit I eshte thyer dora nga goditjet qe ka marre me shufer hekuri.. BRAVO Policit HERO per guximin e treguar. Te gjithe gangsteret e kriminelet qe ngrejne dore mbi policet do te perfundojne siq perfundoi ky krimineli mbreme ne Skenderaj.
agim sopi
rekomanduar (5)
03 Nov 2013
12:25
 
a mos eshte dashte polici me prit derisa te ja then koken me shufer viktima a cka ,tu e pas armen me vete!,jo polici,po secili qytetar ka te drejte qe me cdo mjet ta ruaj jeten e vet,qofte edhe me arme.Pra nese vertet viktima e ka sulmuar policin me shufer metali (vdekjeprurese),hallall policit.
valon
rekomanduar (4)
03 Nov 2013
11:38
 
E nderuara redaksi, Tragjedi po po ku jane qato "shume viktima"?!!!!Pse po i stermadhoni gjerat pa nevoje,pse po na i rrenqethni lekurat pa arsye me keta tituj qe nuk perkojne me artiullin? Mendoj se ato "shume viktima" te ketij titulli jemi ne lexuesit qe e lexojm kete gazete! Mos e teproni se pastaj nuk do te merzitemi kur te lexojm per ndonje gazete ose gazetare se po kercenohet ose po ju mungon liria e te shprehurit se liria nuk nenkupton infinitin! All-llahu e meshirofte te vdekurin,familjes I dhashte force dhe durim per te perballuar kete sprove ndersa fajtorit ate qe e meriton! I lus komentuesit te ruhen nga qdo paragjykim se nuk e dim rastin dhe zhvillimet para dhe gjate aktit! Esselamu alejkum
Salahudin Ejubi
rekomanduar (7)
03 Nov 2013
08:01
 
Kush e vrau ju nxiftë jeta dhe iu mbylltë dera me therra mos pastë kurrë harmoni as lumturi me fëmijët e tij dhe as pasardhës i tij mos e gëzoftë këtë liri që na e vrau këtë njeri të vlefshëm. Familjes së Bekimit i shprehi ngushëllime të thella, Prinfërve, Vëllëzërve, Motrave Bashkëshortes, nipave, daj¨wvw si dhe tërë farë e fidit, shikëve dhe miqëve që e dashtën dhe e respektuan Bekim Birinxhikun
Mehmed Gashi
rekomanduar (1)
03 Nov 2013
01:30
 
Ngushtllime familjes por si po duket pa njeri te fort ne Drenic nuk ben e qut Sami Lushtakun ne burg e shife qa ndodh ne Skenderaj se do te thot te jesh vetem i shkolluar por edhe i fort se ndryshe se ban kryeplaku ne burg e shifni femijt qa bajn pra rroft kryeplaku rroft Sami Lushtaku qe kush ne Skenderaj sa ke aj se guxofti me u vra e shife tash qa po ndodh
Gjoni
rekomanduar (4)
02 Nov 2013
23:19
 
Ngushellime me te sinqerta familjes Birinxhiku, ngushellime prindereve te cilet sot e kan humbur djalin, driten e syrit. Ne vend se te shtroj djali te atin nen vorre, neser ndodh e kunderta. Familjes se viktimes ju falte zoti force dhe fuqi ne perballimin e humbjes tragjike e Bekimit. Ju lutem redaksise qe te MOS lejojne komentime fyese siq po ndodhin. MOS lejoni qe viktima te fyet se vdekuri. MOS lejoni. Mendimet dhe lutjet tona sot duhet te jene me familjen Birinxhiku, e goditur nga vdekja pa hak as hile.
Fredi
rekomanduar (13)
02 Nov 2013
22:06
 
Nga tutlli u frikesova mos ka ndodhur ndonje termet, apo eshte shemb ndonje ndertesë, qe u shkaktuan shume viktima. Eshte humbje per familjen, eshte rast i rende per te gjithe ata qe e kane njohur viktimen, por jo tragjedi me shume viktima, mendoj une.
Halori
rekomanduar (17)
02 Nov 2013
22:00
 
Pa te keqen e qasaj gruas dhe femijes qe do lind,ama edhe kryeneqesia paguhet shtrenjt.Qeshtu e kan komandantat sa do te jesh trim haraqi dhe harrami dika del.Sjam per ta nenqmu askend ama po shifen ngjarrjet ne Kosove.Populli i ngrat hesht pagun tatim shtetit ma shum barkun unt se plot,por ata qe jan te lidhur me politiken shum shurren perpjet pe qojn.Kadal beg se sekeni kap zotin per bole.Mlidhuni pak a po e shifni se horr e gaz na bat.A lypin me largu Eulexin more e kisha shtu edhe ma shum me ardh.Ministrin e drejtesis se Kosoves gjykatat e larta i kisha mbyll,pos kisha lan gjykata komunale per hajna ordiner e qesi,se sa per drejtsin e Kosoves me dhi mu nto.Shqiptarit i dhe liri sja qin nanen bre,pe shof ketu ku jetoj sa jan tlir sen per ftyre toke slan pa ba.Ama kurr gjykatat pi marrin ndorr,edhe tamlin e nanes ja nxjerrin qe ka pi kadal dal.I pivsha uj per shnet shtetit ku jam,qeshtu duhet me kon shumica kan pas kushte sod jan ba katastrofa e zotit,zibidi jan tash ngjynah me tshti
topi
rekomanduar (6)
02 Nov 2013
21:59
 
kur ta llogaritsh per kurgja hiq me shku njeri e tjetrit me ju shkatrru jeta ncncnncnc sa te dobet jemi karshi zemerimit dhe sa gjaknxeht .A mos ndoshta i vetmi premtim i politikanve do duhej te ishte sundimi i rendit dhe ligjit dhe luftimi i korrupsionit,mendoj se shkaqet kryesore jan qe sot ndodhin vrasjet ne kosove si te ishim ne kohen mesjetare,stop vrasjeve stop korrupsionit stop dhe urrejtjeve(kemi mjaft qe na urrejn).Ngushllime dyja familjeve ,sbesoj se eshte e leht edhe per dorasin.
Prizreni
rekomanduar (17)
02 Nov 2013
21:41
 
Me shume nga Kronika e zezë
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51