Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Policia konfirmon kërcënimin ndaj familjes së Ardian Gjinit
Publikuar: 06.11.2013 - 16:54

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka marrë kërcënime për familjen e tij përmes një mesazhi telefonik.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë.

Policia ka thënë se është informuar nga viktima Ardian Gjini, se bashkëshortja e tij ka pranuar një mesazh telefonik nga një person anonim, i cili ankuesen e kishte kanosur me fjalët: “Hiqe çikën (bëhet fjalë për bashkëshorten e A.Gj) nga shtëpia sepse sonte do ta çojmë në ajër”.

Lidhur me rastin është informuar edhe Kryeprokurororja e shtetit dhe nga Njësitet policore menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë së lartë ndaj A.Gj., meqenëse i njëjti është deputet i Parlamentit të Kosovës.

Rasti është duke u hetuar intensivisht nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit. /Zëri/


Komento
Komente (8)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Diju popullit se perdit kan ksi lloj mesazhe njerzit qe vijn nga njerzit e partia qe ti Je mendo pak e more ardijan zoti ju shen ala sja ka nis me ju kthy keni ko e pendohi por do te jet Von .
Nikoll
rekomanduar (0)
07 Nov 2013
08:06
 
Diju popullit se perdit kan ksi lloj mesazhe njerzit qe vijn nga njerzit e partia qe ti Je mendo pak e more ardijan zoti ju shen ala sja ka nis me ju kthy keni ko e pendohi por do te jet Von .
Nikoll
rekomanduar (1)
07 Nov 2013
08:06
 
Ah bre,cka keni me ta,po ky nuk asht ndonji figure perveq nji argati per meditjen ka punue pasha mue,jo more kan ba shaka se nuk e kan pas per njimend.
=Nazmi Berisha-Dyzi
rekomanduar (1)
07 Nov 2013
00:37
 
Tash ju te aak dhe te pdk kini mi honger njoni tjetrin si hijenat se ska mo haraq en Gjakov as krim as fajde as kurjjo me palin krejt keto i fitum si qytetar na keni shkel deri en fyt per perfitime te juaja po morri fund keni me pesu humbje edhe mat madhe me daten 1dhjetor kriminela bre
Gjakova e kuqe
rekomanduar (1)
07 Nov 2013
00:36
 
Kjo eshte nje show mediatik i krijuar per shkak se i ka ra perkrahja dhe popullariteti pertoke kti dhe Burim Ramadanit bashke me AAK-n. Burimi me kete Gjinin poashtu e kan inicu ekzibicionin e sotem me Fuad Ramiqin... natyrisht per me ju hyp pak rejtingu... kta mendojnqe kshtu munden me fitu vota... kot e kane
penicilin
rekomanduar (8)
06 Nov 2013
21:44
 
hajde rren hajde ja nisen me propaganda tash kta se ja ka nis me ju hi te ftofti neper beth
luani
rekomanduar (14)
06 Nov 2013
20:30
 
nje fjale popullore thote "kush rron nga shpata, nga shpata vdes"
Haraqi
rekomanduar (19)
06 Nov 2013
18:57
 
kriminaliteti në kontinentin më demokratik në botë.qyteti Tijuana(Meksikë)në Kosovë
flori
rekomanduar (17)
06 Nov 2013
18:16
 
Me shume nga Kronika e zezë