Prishtinė. Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi, siē raporton e pėrditshmja serbe Blic, ka hedhur poshtė si tė papranueshme propozimin e Serbisė qė doganat e Kosovės tė emėrtohen EULEX Doganat e Kosovės.
"Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran dhe Doganat e Kosovės janė institucion qė ka dalė nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovės dhe funksionon si e tillė, ėshtė shprehur para gazetarėve Krasniqi.
Sipas fjalėve tė tij, Kosova nuk do tė pranojė dhe as nuk do tė bėj asnjė lloj kompromisi apo lėshim qė ka tė bėjė me sovranitetin.
I ashtuquajturi Ministėr pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, pas takimit tė sė enjtes me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, nė Beograd, ka thėnė se Serbia ėshtė e gatshme tė bėjė kompromis nė zbatimin e marrėveshjes sė CEFTA-sė me kusht qė nė vend tė vulės sė Doganave tė Kosovės, tė pėrdoret vula EULEX- Doganat e Kosovės.