Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Vėrehet autostrada

Enis Veliu | 01-09-2010 14:11 CET

Prishtinė. Punėt nė ndėrtimin e autostradės nga Morina nė drejtim tė qytetit tė Prizrenit janė duke shkuar sipas dinamikės sė paraparė nga konsorciumi implementues “Betchel Enka”, i cili fitoi nė tenderin ndėrkombėtar pėr autostrade, e cila e shkurton rrugėn mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

Qindra ekskavatorė dhe kamionė tė kompanisė konsorciumit amerikano-turk punojnė pa ndėrprerė 24 orė nė realizimin e projektit, kostoja pėrfundimtare e tė cilit ende nuk dihet.

Ela Ruci, zėdhėnėse e konsorciumit thotė se punėt nė ndėrtimin e autostradės po ecin mė shpejt sesa ėshtė paraparė. Deri mė tash janė hapur 19 kilometra trase.

“ Nga pika kufitare e Vėrmicės, e deri nė dalje tė qytetit tė Prizrenit ėshtė hapur traseja. Tash ajo ėshtė duke u mbushur me gurė. Pėr dallim nga pjesa e Shqipėrisė, ajo e Kosovės kėrkon shumė punė nė stabilizimin e trasesė, sepse ka shumė ujė dhe pjesa e saj dėrrmuese ėshtė fushė”, tha ajo.

Sipas zėdhėnėses, deri mė tash kompania nuk ka pasur asnjė problem sa i pėrket zhvillimit tė punimeve. Ajo tha se fillimisht ėshtė punuar nė toka publike dhe me pastaj pasi ka filluar procesi i shpronėsimit puna ka vazhduar nė toka private. Ruci tha se para disa ditėsh kompania ka rrėnuar edhe tre objektet e para qė kanė qenė nė vendin kah duhet tė kalojė autostrada.

Zėdhėnėsja Ruci tha se deri mė tash kompania ka tė angazhuar 1350 punėtorė, ku rreth 60 pėr qind e tyre janė banore lokalė, pėrkatėsisht vijnė nga vendet kah do tė kalojė autostrada. Njėkohėsisht janė angazhuar mė shumė se 50 kompani vendore.

“Kemi tė angazhuar kompani pėr ndėrtim tė urave, pėr mirėmbajtje, pėr furnizim me derivate, pėr shpėrthim tė gurėve, etj.”, tha ajo.

Ruci thotė se tashmė kompania ka filluar tė bėjė ndėrtimin e urave, ku ajo me e gjata ėshtė rreth 500 metra. Nė segmentin ku ėshtė duke u punuar tash gjenden 5 ura dhe 8 nėnkalime. Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Transporteve, Xhevdet Pozhari thotė se deri mė tash ministra ėshtė e kėnaqur me dinamikėn e punimeve nė ndėrtimin e autostradės.

Ai shpreh bindjen se edhe kompania qė ėshtė duke i kryer punėt nuk ka pasur asnjė problem, pasi qė shpronėsimet e janė bėrė me kohė. Ai thotė se ministria nė vazhdimėsi do tė mbikėqyrė dhe kontrollojė tė gjitha punimet qė janė duke u bėrė nė nderimin e autostradės.

Edhe Shkėlzen Morina, drejtori i departamentit tė Tatimit nė Pronė nė MEF, tha se deri mė tash janė shpronėsuar dhe ėshtė bėre vlerėsimi i pronave tė paluajtshme qė janė objekt i kėsaj procedure pėr 13 zona kadastrale, qė pėrfshijnė 27 kilometra nga Vėrmica deri nė kufirin administrativ me komunėn e Therandės, nė fshatin Novakė.

Ai tha se Qeveria nė zbatim tė ligjit Nr. 03/l-139 "Pėr shpronėsimin e pronės sė patundshme", ka miratuar Vendimin Nr. 4/120 pėr inicimin e procedurave tė shpronėsimit nė segmentet nga Prizreni deri nė Qafė tė Duhlės dhe nga Aeroporti i Prishtinės deri nė Besi.

“Procedura e shpronėsimit nė segmentin e dytė tė autostradės ka filluar dhe janė pėrmbushur tė gjitha kushtet dhe detyrimet ligjore. Pėr shpronėsimin e pronės sė patundshme, ka filluar tė kryhet pagesa e kompensimit pėr ata qė janė prekur nga procesi i shpronėsimit nė segmentin e parė tė autostradės Vėrmicė- Novakė, me njė sipėrfaqe prej 239 hektarė”, tha ai.

Deri mė tani sipas tij, janė paguar rreth 6 milionė euro pėr kompensimin e pronave.

Ndėrkaq, pėrfaqėsues tė partive opozitare kėrkojnė nga Qeveria mė shumė transparencė rreth realizimit tė kėtij projekti, kostoja e sė cilit nuk dihet ende.

Avni Arifi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės thotė se ēdo detaj nė lidhje me autostradėn po mbahet shumė e fshehte nga Qeveria e Kosovės.

“Qė nga fillimi gjithēka nė kėtė projekt ka qenė e fshehtė dhe kur diēka fshihet atėherė dihet pse ndodh njė gjė e tillė”, tha ai.

Edhe Mimoza Kusari, nga Aleanca Kosova e Re, thotė se nga dita e parė ky projekt ka qenė shumė jotransparent sa i pėrket pėrzgjedhjes sė kompanisė, ēmimit por edhe vendit ka do tė kalojė ajo.

“Ky ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm, por pėr kėtė projekt qytetarėt e Kosovės duhet tė dinė se ēka po ndodh e jo tė fshihet gjithēka”, tha ajo. Mė shumė transparence pėr kėtė projekt kanė kėrkuar edhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nė vend.

Avni Zogiani nga organizata pėr Dinjitet dhe Antikorrupsion “Ēohu” ka thėnė se paralajmėrimi pėr rritjen e ēmimit tė autostradės Vermicė-Merdar pėr dy fish e gjysmė ėshtė njė sabotazh qė Ministria e Ekonomisė dhe Financave bashkė me kryeministrin Thaēi po i bėjnė ekonomisė sė Kosovės dhe qytetarit tė saj.

Sipas tij, tė dhėnat e kėtij projekti ruhen nė mėnyrė tė fshehtė nga Qeveria e vendit.

3.4/5 (9 votë/a)

Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė

Bizneset franceze tashmė e kanė mė tė lehtė tė njihen me terrenin e Kosovės, e po ashtu edhe me bizneset kosovare, pasi qė edhe zyrtarisht ka filluar funksionin Oda Ekonomike Frėnge-Kosovare nė Kosovė. Kjo odė premtoi tė kontribuojė edhe nė pėrmirėsimin e mjedisit tė b...

Kusari-Lila: Ne kemi fituar

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė nė qeverinė e Kosovės, Mimoza Kusari-Lila konfirmon se shkėmbimet tregtare ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė po zhvillohen normalisht, konform marrėveshjes qė ėshtė arritur nė Bruksel. Nė njė intervistė pėr Deutsche Welle-n ministrja Kusari ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

5 milionė euro me pak mallra nga Serbia

Pėr pesė milionė euro ka rėnė importi i mallrave nga Serbia nė muajin janar tė kėtij viti, krah...

Ulen pagat nė PTK

Propozimi i ministrit tė Zhvillimit Ekonomik, i dhėnė ditė mė parė qė Postė-Telekomi i Kosovės ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51