Prishtinė. Adani Power Ltd., krahu energjetik i importuesit mė tė madh indian tė qymyrit, ėshtė futur nė listėn e ngushtė pėr tė konkurruar pėr njė projekt termal energjetik prej 1.238 megavat dhe pėr tė drejtat e nxjerrjes sė qymyrit nė Kosovė, ka bėrė tė ditur njė zyrtar i kėsaj kompanie.
"Adani Power dhe krahu i saj indonezian PT Adani Global janė nė mesin e katėr grupeve tė pėrzgjedhura nga qeveria kosovare pėr tė konkurruar pėr ndėrtimin e dy njėsive me qymyr prej 560 megavat dhe 678 megavat, dhe pėr nxjerrjen e karburantit pėr shfrytėzim nga uzinat", ka thėnė Ravi Sharma, zyrtar i lartė operativ nė Adani Power.
Marrėveshja ėshtė pjesė e planeve tona pėr blerjen e pronave nė Indi dhe jashtė vendit, theksoi Sharma tė mėrkurėn nė njė intervistė telefonike nga Ahmedabadi.