Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Starton “Kosovatexi”

Arsim Rashiti | 02-09-2010 15:52 CET

Prishtinė. Xhinset “Made in Kosova” do tė prodhohen nė “Kosovatex”. Ndėrmarrja e dikurshme shoqėrore, e privatizuar para katėr vjetėsh, mė nuk do tė prodhojė tjerr, por nė konkurrencė futet me produkte finale - konfeksion prej xhinsi.

Ėshtė e pajisur me teknologji bashkėkohore, me njė mundėsi kapaciteti tė mjaftueshėm pėr tregun e brendshėm dhe pėr eksport dhe cilėsi e dizajn sipas shijes sė konsumatorit.

Nexhmedin Ejupi, drejtor nė fabrikėn “Kosovatex”, ka thėnė pėr gazetėn “Zėri” se kjo fabrikė, sipas kontratės me Agjencinė Kosovare tė Privatizimit, ka pasur pėr obligim qė deri nė fund tė gushtit tė investojė nė zhvillim, qė sipas tij, shuma e mjeteve ėshtė tejkaluar.

“Janė bėrė mbi 5 milionė euro investime, ndėrsa nė bazė tė marrėveshjes sė zotimit, kemi pasur pėr detyrė t’i investojmė 4 milionė euro”, ka thėnė ai.

Po ashtu edhe zotimi i punėsimit ėshtė plotėsuar nė tėrėsi. Sipas Ejupit, aktualisht me kontrata tė rregullta kanė rreth 300 veta. Deri nė fund prillit tė vitit tė ardhshėm ky numėr do tė dyfishohet, ndėrsa deri nė fund tė vitit tė ardhshėm pritet qė tė arrijmė numėr katėrshifror tė tė punėsuarve.

Me prodhimin e xhinseve pėr eksport, sipas Ejupit, kjo fabrikė synon tė bėhet qendėr e industrisė tekstile nė Ballkan.

“ ‘Kosovatex’ do tė bashkėpunojė me klientė ndėrkombėtarė, duke pėrfshirė edhe brende tė njohura botėrore si: Hugo Boss, Diesel, Levi’s, Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin etj “, ka theksuar ai.

Ejupi ka bėrė tė ditur se tashmė janė nė fazėn e kompletimit tė procesit teknologjik. Pas pėrfundimit tė kėtij procesi brenda ditės do tė prodhohen 4000 njėsi.

“Planifikojmė qė nga dhjetori i sivjetmė do tė kompletojmė tė gjitha fazat teknologjike dhe tė fillojmė prodhimin pėr eksport “, ka shtuar ai.

Kamal Canakapalli, drejtor ndėrkombėtar nė “Kosovatex”, ka thėnė se kanė bėrė njė fabrikė tė klasit botėror nė industrinė e konfeksioneve.

“Janė instaluar pajisje tė fjalės sė fundit tė teknologjisė, e cila do tė mundėsoj prodhimtari efikase me kualitet tė lartė. Kemi makinėn pėr prerje automatike tė konfeksioneve, tė firmės sė njohur franceze ‘Lectra’ qė mundėson precizitet dhe efikasitet tė lartė. Jemi tė parėt nė regjion qė kemi njė makinė tė tillė”, ka thėnė ai, duke shtuar se linjat e prodhimit po kompletohen me makina automatike dhe teknologjinė e fundit pėr ngjyrosje dhe larje.

Sipas drejtorit Ejupi, sivjet do tė arrijnė qė nė treg tė nxjerrin 75-80 mijė palė xhinse, ndėrsa nė vitin 2011, kur do tė punohet me kapacitet tė plotė, volumi i prodhimtarisė do tė arrijė 500 mijė palė xhinse.

“Xhinset qė do tė prodhohen te ne, do tė kenė cilėsi tė pranueshme pėr tregun ndėrkombėtar”, ka potencuar ai.

Ejupi ka thėnė se synojnė qė rreth 80 pėr qind tė prodhimit ta eksportojnė nė tregun e Bashkimit Evropian (BE), pėrkatėsisht nė Gjermani, Austri, Itali dhe Spanjė. Ndėrsa 20 pėr qind e tregut do tė jetė nė Evropėn Qendrore dhe nė vendet e rajonit.

Edhe standardi i menaxhimit, sipas tij, ėshtė duke u ndėrtuar mbi praktikat mė tė njohura nga fusha nė fjalė, duke veēuar njėsinė e kontrollit tė kualitetit. Njė ekip i kontrollit vjen nga Gjermania dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme mbikėqyrė procesin e prodhimit.

Ejupi jep shpresė edhe pėr aktivizimin e linjave pėr prodhimin e tjerrit, por thekson se paraprakisht duhet tė ndryshohet teknologjia. Mirėpo, ekspertėt e kompanisė kanė konstatuar se pėr prodhimet e mėhershme nuk ka mė treg, prandaj ėshtė dashur tė orientohen kah projektet e reja.

“Ėshtė dashur tė hulumtohen projekte qė sjellin fitim dhe krijojnė punėsim. Kėtė shans e kemi gjetur te prodhimi i xhinseve”, ka thėnė Ejupi.

Ndėrmarrja shoqėrore “Kosovatex” ėshtė privatizuar me spin-off special, nė gusht tė vitit 2006. Blerėsi ka pasur obligim tė investojė 4 milionė euro dhe tė punėsojė 200 punėtorė. Investimi ėshtė tejkaluar pėr 1 milion, kurse nė mot do tė ketė numėr katėrshifror tė tė punėsuarve.

4.4/5 (5 votë/a)
Bujari (Holande): 06-09-2010 09:09
Kjo eshte e vetmja menyre me te cilen perforcohet ekonomia e vendit si dhe rritet numri i te punsuarve. Uroj pune te mbare dhe suksese.
Agroni (Prishtine): 03-09-2010 19:26
Urime dhe suksese, vetem perpara. Kjo eshte nje pune shume e mire, me keto gjera te mira hec Kosova perpara. Ky eshte premtim shume i mire per puntoret e kesaj fabrike. Ju lumte...

Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė

Bizneset franceze tashmė e kanė mė tė lehtė tė njihen me terrenin e Kosovės, e po ashtu edhe me bizneset kosovare, pasi qė edhe zyrtarisht ka filluar funksionin Oda Ekonomike Frėnge-Kosovare nė Kosovė. Kjo odė premtoi tė kontribuojė edhe nė pėrmirėsimin e mjedisit tė b...

Kusari-Lila: Ne kemi fituar

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė nė qeverinė e Kosovės, Mimoza Kusari-Lila konfirmon se shkėmbimet tregtare ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė po zhvillohen normalisht, konform marrėveshjes qė ėshtė arritur nė Bruksel. Nė njė intervistė pėr Deutsche Welle-n ministrja Kusari ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

5 milionė euro me pak mallra nga Serbia

Pėr pesė milionė euro ka rėnė importi i mallrave nga Serbia nė muajin janar tė kėtij viti, krah...

Ulen pagat nė PTK

Propozimi i ministrit tė Zhvillimit Ekonomik, i dhėnė ditė mė parė qė Postė-Telekomi i Kosovės ...

Falimenton “Malev”-i

Kompania ajrore hungareze, “Malev”, pushtoi tė gjitha fluturimet ditėn e premte pėr shkak t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51