| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Prishtinė. Antenat e operatorėve ilegalė tė telefonisė mobile vazhdojnė tė mos konfiskohen nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), pavarėsisht kėrcėnimeve tė vazhdueshme tė kėsaj tė fundit se do ta bėjė njė gjė tė tillė. Deri mė tash ART ka hequr dhe konfiskuar 30 stacione bazė, prej nga janė shpėrndarė valėt e kėtyre operatoreve, por edhe 23 tė tjerė vazhdojnė tė jenė nė funksion tė operatorėve ilegalė.
Po ashtu, njė numėr i konsiderueshėm i stacioneve gjenden edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės, ku deri mė tash ART-ja nuk ėshtė munduar fare qė ti eliminojė ato.
Ekrem Hoxha, kryetar i bordit tė ART-sė, thotė se janė duke punuar nė vazhdimėsi pėr heqjen e kėtyre stacioneve.
Ai thotė se mė 30 korrik i kanė bėrė matjet e fundit, ku kanė verifikuar se 23 stacione edhe mė tej janė nė shėrbim tė veprimtarisė ilegale. Sipas tij, pesė nga stacionet kryesore qė janė duke punuar kanė njė rreze veprimi deri nė 30 kilometra.
ART-ja ėshtė duke bashkėpunuar me faktorėt ndėrkombėtarė nė Kosovė, qė sa mė shpejtė tė largojė kėto stacione tė mbetura. Janė disa ngjarje qė ndalin pak intensitetin e punės, por nuk e ndalin qėndrimin dhe vendimin tonė pėr eliminimin e ēdo stacioni tė operatoreve ilegalė nė Kosovės, tha ai.
Sipas tij, aktualisht stacionet e mbetura janė tė vendosura nė shtėpi private, por edhe toka publike. Hoxha thotė se gjatė konfiskimit thuajse ēdoherė kanė pasur rezistenca nga pronarė tė objekteve, ku janė tė vendosura ato, por, sipas tij, ART-ja asnjė herė nuk ka pasur kompromis me ta, sepse dėmi nga kėto stacione ėshtė i madh si pėr shtetin, ashtu edhe pėr operatorėt e licencuar nė Kosovė.
Heqja e kėtyre stacione ėshtė me interes nacional, shtoi ai.
Nga ana tjetėr, pėrfaqėsues tė partive opozitare akuzojnė ART-nė pėr neglizhencė nė heqjen e stacioneve tė operatoreve ilegalė.
Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit Parlamentar pėr Ekonomi, nga radhėt e Aleancės Kosova e Re thotė se ART-ja thuajse nuk ka bėrė asgjė nė heqjen e stacioneve tė operatoreve ilegalė nė Kosovė. Sipas saj, tė gjithė operatoret ilegalė veprojnė nė Kosovė pa u penguar nga askush.
ART-ja ka pasur pėrkrahjen e fuqishme tė Komisionit Parlamentar pėr heqjen e operatoreve ilegalė, por ndėrkombėtarėt dhe zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės e kanė pėrkrahur ART-nė qė tė mos marrė veprime nė heqjen e stacioneve, tha ajo.
Ajo tha se deri mė tash ART-ja ka hequr nė mėngjes stacionet dhe antenat e operatoreve ilegalė, ndėrkaq nė mbrėmje ato janė kthyer sėrish nė funksion. Sipas saj, Kosova po humb mjete tė konsiderueshme pėr shkak tė lejimit tė operimit tė operatoreve ilegalė.
Sikur tė kishte pėrkrahje ART-ja, kėto stacione i kishte larguar vetėm pėr njė ditė, sepse dihet saktė ku janė, shtoi ajo.
Edhe Besa Gaxherri, deputete nga radhėt e Lidhjes Demokratike e Dardanisė, thotė se politika ėshtė duke i mbajtur me sinjale kėto stacione tė operatoreve ilegalė nė Kosovė.
Sipas saj, krimi i organizuar nė tė cilėn janė tė pėrfshirė zyrtarė tė Qeverisė nuk i heqin kėto antena, tė cilat nė masė tė madhe e dėmtojnė operatorin publik mobil nė Kosovė.
Hamza: Kosovėn se ka prekur kriza
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia
Ulen pagat nė PTK
Falimenton Malev-i
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė
Skadon Plani Bansko
Kusari-Lila: Ne kemi fituar
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut
Haxha nė bankėn e tė akuzuarve
Alternativa nė garė me linjitin
Qeveria pėr linjit
Kosovarėve su humbin kontributet nga Zvicra
Opsioni me i lirė linjiti
Ulet kundėrvajtja, stimulohet kontrabanda
Stepic nderohet nga presidenti austriak
Odat e punėsimit familjarė | 13 vota
9 milionė euro pėr rrugė tė pakalueshme | 6 vota
Kusari-Lila: Ne kemi fituar | 5 vota
Shqipėria dhe Hungaria, luftė pėr Kosovėn | 4 vota
Alternativa nė garė me linjitin | 4 vota
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut | 2 vota
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė | 2 vota
Skadon Plani Bansko | 2 vota
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia | 2 vota
Stepic nderohet nga presidenti austriak | 1 vota
Opsioni me i lirė linjiti | 1 vota
Ulen pagat nė PTK | 1 vota
LDK: Pakoja fiskale, peng i vendimeve tė gabuara | 0 vota
KEK, 730 mijė euro pėr shėrbime mjekėsore | 0 vota
Kosovarėve su humbin kontributet nga Zvicra | 0 vota
Qeveria pėr linjit | 0 vota 