Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Shtrenjtohen lėndėt djegėse

Arsim Rashiti | 07-09-2010 15:17 CET

Prishtinė. Sigurimi i ngrohjes pėr sezonin e dimrit do t’iu kushtojė mė shtrenjtė kosovarėve pėr shkak tė ngritjes sė ēmimit tė lėndėve djegėse. Ēmimi i njė metri kub dru ėshtė shtrenjtuar pėr 10 euro, krahasuar me vitin e kaluar.

Njė metėr kub dru aktualisht shitet prej 40-45 euro, ndėrsa ky ēmim gjatė javėve nė vijim mund tė pėsojė edhe ngritje. Ngritje tė ēmimit pritet tė pėsojė edhe qymyri, tė cilin shumė qytetarė e shfrytėzojnė pėr ngrohje.

Fadil Halili, shitės i drurėve, thotė se ngritja e ēmimit ka ardhur pasi qė nuk ka sasi tė mjaftueshme tė drurit pėr djegie, me ē’rast edhe furnizuesit e kanė ngritur ēmimin.

“Furnizuesit na i kanė ngritur ēmimet pėr shkak se ata thonė se ka mungesė tė drurit pėr djegie dhe pėr shkak se nxjerrja e drurėve bėhet nė vende tė papėrshtatshme”, ka thėnė Halili.

Ndėrsa Nasuf Berisha, shitės i qymyrit, i cili nė kamionin e tij kishte afėr 2.5 metėr kub qymyr thotė kjo sasi e qymyrit kushton 65 euro. Ai ka thėnė se kėtė vit ēmimi i qymyrit pritet tė jetė edhe mė i lartė, pasi qė ėshtė ngritur kostoja e transportit dhe ėshtė ngritur ēmimi i qymyrit nga furnizuesit.

“Nuk mund tė mos e ngremė ēmimin e qymyrit, pasi qė edhe nė vend ku e marrim na ėshtė shtrenjtuar. Po ashtu edhe derivatet janė mė tė larta qė po na e bėn mė tė lartė koston e transportit”, ėshtė shprehur Berisha.

Ftmir Hyseni nga Prishtina ankohet se ēmimi prej 45 euro pėr njė metėr kub dru ėshtė shumė i lartė.

“Pėr kėtė sezon tė dimrit, pėr ne ēmimet pėr dru dhe thėngjill janė tė papėrballueshme, kėshtu qė na mbetet tė gjejmė alternativa tjera. Ndoshta ngritja e kėtyre ēmimeve do tė bėjė qė gjatė dimrit tė ngrohemi me energji elektrike, nėse do ta kemi atė, edhe pse kjo zgjidhje s’ėshtė aspak e mirė”, ka potencuar ai.

Ndėrsa zyrtarė tė ngrohtores sė kryeqytetit “Termokos” kanė thėnė se pėr kėtė sezon ende nuk janė caktuar ēmimet e ngrohjes pėr metėr katror. Zėdhėnėsja e ngrohtores “Termokos”, Zana Efendia, ka thėnė se Zyra e Rregullatorit pėr Energji Elektrike (ZRrE), e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr pėrcaktimin e ēmimeve, ende nuk i ka caktuar ēmimet.

“Nuk mund tė them asgjė nė lidhje me ēmimet e ngrohjes, pasi qė ende nuk na i kanė dėrguar tė dhėnat ZRrE-ja”, ka potencuar ajo.

Mirėpo vitin e kaluar ēmimi i ngrohjes pėr konsumatorėt shtėpiakė ka qenė 0.78 euro pėr metėr katror, ndėrsa pėr konsumatorėt komercialė dhe institucionalė ka qenė 0.92 euro pėr metėr katror.

Qytetarėt ankohen edhe pėr tarifat e larta pėr ngrohje qė i aplikon “Termokosi”. Ismajli nga Prishtina thotė se ngrohtorja duhet t’i ulė ēmimet , sepse, siē thotė ai, janė tepėr tė larta.

Fadil Behrami, profesor, thotė se do ta ketė vėshtirė tė sigurojė lėndė djegėse pėr ngrohje, pasi qė sipas tij, kėtė vit ēmimi i drurėve dhe qymyrit ėshtė tejet i lartė. Ai ka thėnė se nėse krahasohet paga mesatare e njė qytetari tė Kosovės dhe shpenzimet qė i ka pėr njė vit ėshtė nė disproporcion.

“Edhe shtrenjtimi i drurėve edhe i qymyrit ndikon negativisht tek konsumatorėt, sepse ne ngrohemi kryesisht me dru ose qymyr, pasi tė gjithė Kosovėn ‘Termokosi’ nuk e furnizon me ngrohje dhe shtrenjtimi i lėndėve djegėse do tė na detyrojė t’i lėmė disa gjėra tjera mangėt”, ka thėnė ai.

2.2/5 (5 votë/a)

Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė

Bizneset franceze tashmė e kanė mė tė lehtė tė njihen me terrenin e Kosovės, e po ashtu edhe me bizneset kosovare, pasi qė edhe zyrtarisht ka filluar funksionin Oda Ekonomike Frėnge-Kosovare nė Kosovė. Kjo odė premtoi tė kontribuojė edhe nė pėrmirėsimin e mjedisit tė b...

Kusari-Lila: Ne kemi fituar

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė nė qeverinė e Kosovės, Mimoza Kusari-Lila konfirmon se shkėmbimet tregtare ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė po zhvillohen normalisht, konform marrėveshjes qė ėshtė arritur nė Bruksel. Nė njė intervistė pėr Deutsche Welle-n ministrja Kusari ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

5 milionė euro me pak mallra nga Serbia

Pėr pesė milionė euro ka rėnė importi i mallrave nga Serbia nė muajin janar tė kėtij viti, krah...

Ulen pagat nė PTK

Propozimi i ministrit tė Zhvillimit Ekonomik, i dhėnė ditė mė parė qė Postė-Telekomi i Kosovės ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51