| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
(E plotėsuar) Mė shtrenjtė servisimi se vetura. Kjo gjė i ka ndodhur ministrit tė Financave, Bedri Hamza, i cili para dy muajve i ka dhėnė tenderin nė vlerė prej 54 mijė e 830 euro kompanisė Mercedes-Benz nga Prizreni, pėr servisimin dhe mirėmbajtjen e dy veturave zyrtare Mercedes pėr tre vjetėt e ardhshme.
Tė njėjtat vetura, mė 6 prill 2010, i kishte blerė ish-ministri i Financave, Ahmet Shala. Njė pėr vete dhe njė pėr zėvendėsin e tij nė atė kohė, Bedri Hamzėn, i cili tashmė ėshtė nė krye tė kėsaj ministrie.
Kėto dy vetura ish-ministri Shala i kishte paguar pėr hiē mė pak se 98 mijė e 400 euro nė tenderin qė e kishte fituar kompania BAAF nga Prizreni.
Mirėpo, pėr vetėm njė vit e gjysmė nė qarkullim, Ministria e Financave ėshtė detyruar ta japė tenderin pėr servisim dhe mirėmbajtje tė kėtyre veturave.
Nė kushte normale veturat e reja kanė garanci prej tre vjetėsh, ndėrsa veturave tė Ministrisė sė Financave i ėshtė dashur ti paguhet servisimi vetėm pak kohė pas shfrytėzimit.
Ndonėse nė kohėn kur janė blerė kėto vetura, ēmimi i tyre prej rreth 100 mijė eurosh ishte arsyetuar kinse veturat janė tė reja dhe tė sigurta. Mirėpo, me servisimin e kėtyre veturave zyrtarėt e kėsaj ministrie e arsyetojnė me faktin se ato nuk kanė qenė tė reja, por tė pėrdorura.
Veturat nuk ishin tė reja
Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, konfirmon pėr Zėrin se veturat e blera nga paraardhėsi i tij nė krye tė ministrisė nuk kanė qenė tė reja. Veturat nuk kanė qenė tė reja. Dy vetura na kanė kushtuar mė pak se 100 mijė euro, shprehet Hamza.
Ai thotė se asnjėherė nuk ėshtė pėrzier nė punėt e departamentit tė prokurimit, por ka kėrkuar nė vazhdimėsi zbatim tė ligjit. Po tė them sinqerisht se nuk pėrzihem nė punėt e prokurimit.
Nga ata kėrkoj vetėm zbatim tė ligjit, shprehet Hamza, duke shtuar se nėse nė kėtė rast vėrtetohet se nuk ėshtė zbatuar ligji, atėherė do tė marr masa tė menjėhershme ndaj pėrgjegjėsve.
Ndėrsa Elmaze Xhema, nga Zyra e Prokurimit nė Ministrinė e Financave, thotė se nė tenderin pėr Servisimin dhe Mirėmbajtjen e veturave Mercedes, kanė konkurruar tre kompani, ku, sipas saj, kompania qė ka ofruar ofertėn mė tė lirė iu ėshtė dhėnė tenderin pėr servisimin dhe mirėmbajtje, pasi qė tenderi i pėrgjegjshėm me ēmim mė tė lartė kishte arritur nė 65 mijė euro.
Sipas saj, shuma totale e tenderit ėshtė e paraparė pėr tė gjitha pjesėt e mundshme tė veturės Mercedes.
Kontrata sėshtė fikse
Pavarėsisht se nė kontratė thuhet decidivisht se vlera totale e tenderit ėshtė prej 54 mijė e 830 euro, Xhema pohon se pas tre vjetėve, shuma e mjeteve tė shpenzuara mund tė jetė shumė mė e vogėl se vlera e paraparė, apo edhe mund ta tejkalojė atė qė parashihet nė kontratė.
Kėtu parashihet servisimi pėr tė gjitha pjesėt e veturave. Ndėrkaq, Ministria i paguan vetėm ato pjesė qė i ndėrron, sepse nuk ka nevojė qė brenda tre vjetėve tė ndėrrohen tė gjitha pjesėt e mundshme tė veturės, tha ajo.
Xhema nga Zyra e Prokurimit nė njė farė mėnyrė mundohet tė arsyetojė ēmimin e lartė tė kontratės, pasi qė, sipas saj, pjesėt e veturės Mercedes janė shumė tė shtrenjta, krahasuar me pjesėt e veturave tjera.
Mercedes i ka do rripa qė i prishen shpesh, por edhe kushtojnė shumė shtrenjtė,tha ajo. Sipas saj, vetėm ndėrrimi i vajit tė njė veture tė tillė Ministrisė sė Financave i ka kushtuar hiq mė pak se 200 euro.
Pavarėsisht se dy vetura Ministria ka blerė pėr 94 mijė euro, zyrtarja e prokurimit thotė se ato vetura nuk janė blerė tė reja pėr shkak tė ēmimit shumė tė lartė. Nėse nuk gaboj veturat janė tė prodhuara nė vitin 2007. Sepse sikur ato tė kishin qenė tė reja do tė kishin garanci tre vjet, shtoi ajo.
Pėrndryshe, javėn e kaluar gjiganti gjerman i automobilave Daimler ka konfirmuar edhe zyrtarisht se kompanitė private (pėrfaqėsuesit e autorizuar) nuk mund tiu shesin vetura Mercedes nėpėrmjet tenderėve publikė institucioneve tė Kosovės prej janarit 2012.
Konfirmimi nga prodhuesi i veturės Mercedes kishte ardhur vetėm disa ditė pasi qė gazeta Zėri kishte shkruar se tash e tutje veturat mund tė blihen vetėm me njė leje tė posaēme nga prodhuesi, ose nė negociata tė drejtpėrdrejta me pėrfaqėsuesit e kompanisė nga Gjermania.
Njė vendim tė tillė baba i veturave simbol tė kualitetit dhe qėndrueshmėrisė e ka marrė pėr shkak tė shkallės sė lartė tė korrupsionit nė Kosovė, tė cilėn gjė e potencon edhe Transparency International nė raportet e publikuara.
Ute West von Vellberg, menaxher i lartė pėr komunikime, integritet dhe ēėshtje ligjore nė Daimler Ag nė Shtutgard tė Gjermanisė, ka theksuar pėr gazetėn Zėri tė hėnėn se kompania e tyre aderon nė mėnyrė strikte dhe nė pėrputhje me parimet e integritetit nė tė gjithė botėn.
Ai sqaron se kanė vendosur me Kosovėn tė bėjnė biznes vetėm si transaksione tė drejtpėrdrejta, e cila gjė, sipas tij, garanton njė shkallė tė lartė tė transparencės nė proceset biznesore.
Ne kemi vendosur tė bėjmė biznes me institucionet qeveritare dhe organizatat ndėrkombėtare vetėm si transaksione tė drejtpėrdrejta me njė numėr vendesh, ku pėrfshihet edhe Kosova. Kjo na garanton njė shkallė tė lartė tė transparencės nė proceset biznesore, ka nėnvizuar Vellberg ngaDaimler.
xona (Prizren ): 17-01-2012 09:48
valon (Prishtine): 17-01-2012 09:40
Besi (Prishtin;): 17-01-2012 09:23
topi (prishtine): 17-01-2012 09:17
kokrruki (pozharan): 17-01-2012 09:14
mjegullan (Mitrovicë): 17-01-2012 09:14
kumara i bedris (mitrovic): 17-01-2012 09:11
bajrami (Kosove): 17-01-2012 08:55
kiki (Vushrri): 17-01-2012 08:53
muriqi (gjermani): 17-01-2012 08:45
Nexhi (Amerike): 17-01-2012 08:44
csmi (fushkosovë): 17-01-2012 08:43
Zamiri (Kosovë): 17-01-2012 08:33
besi (bresalc): 17-01-2012 08:24
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 