| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
Banka Botėrore nė Kosovė dhe njė grup i shoqėrisė civile kanė qėndrime tė kundėrta rreth prodhimit tė energjisė nė Kosovė. Njėra sugjeron qė Kosova ta shfrytėzojė linjitin qė ka, kurse tjetra promovon energjinė alternative.
Prodhimi i energjisė pėrmes linjitit konsiderohet si opsioni mė i lirė pėr prodhim tė energjisė elektrike nė Kosovė, sugjeron Banka Botėrore. Nė njė raport tė saj tė nxjerrė kėto dite shkruan se opsioni i linjitit ėshtė opsioni mė i lirė termoenergjetik, edhe nė rastin kur futet kostoja relativisht mė e lartė e mjedisit.
Nga ana tjetėr kreu i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka pėrkrahur prodhimin e energjisė alternative nė Kosovė nė njė tryezė tė mbėshtetur nga Instituti pėr Politika Zhvillimore me temė Alternativat e Energjisė nė Kosovė, tė mbajtur tė premten.
Nė kėtė tryezė profesori Daniel Kammen, i cili merret me studime tė energjisė nė Universitetin e Energjisė Laboratori i Kalifornisė, Brekeley, ka thėnė se Kosova duhet tė pėrdorė energjinė e ripėrtėrishme.
BB-ja pro thėngjillit
Rezervat vendore tė linjitit janė vlerėsuar tė jenė rreth 12.5 miliardė tonė, nga tė cilat 10.9 miliardė tonė janė tė eksploatueshme. Mihja e propozuar e Sibovcit, i cili ėshtė konsideruar si opsioni mė i pranueshėm nga pikėpamja ekonomike, sociale dhe mjedisore, ka linjit tė mjaftueshėm pėr tė furnizuar kapacitetet ekzistuese tė prodhimit deri nė fund tė jetės sė tyre operacionale, si dhe pėr tė furnizuar prodhimin e propozuar tė energjisė elektrike prej 600 MW pėr dyzet vjet tė tjera, thuhet nė raport.
Nga ana tjetėr disa OJQ thonė se energjia Alternative nė vend, mund tė gjenerojė minimumi 22 pėr qind tė energjisė totale nė vend.
Nga ana tjetėr profesori, Daniel Kammen, tha se deri nė vitin 2020 duhet tė shkojė sipas analizės qė ka pėrgatitur ai, qė Kosova tė ndjekė rrugėn e 20 pėr qind tė zvogėlimit tė CO2, pėr pėrmirėsimin e efiēiencės sė energjisė pėr 20 pėr qind dhe pėr shfrytėzimin e burimeve tė ripėrtėrishme pėr 20 pėr qind.
Deri nė vitin 2020, Kosova pritet tė gjenerojė deri nė 800 KW nga blloqet aktuale tė KEK-ut, ndėrsa 400 KW nga hidrocentrali i zhurit, ka thėnė ai, duke shtuar se duhet kuptuar se hidrocentrali i zhurit nuk mund tė shfrytėzohet tėrė kohėn, por vetėm nė kohė piku.
Ai ka thėnė se nėse investohet nė kėtė trend, maksimumi mund tė shkojė nė 38 pėr qind tė prodhimit tė energjisė efiēiente dhe deri nė 30 pėr qind tė rritjes sė vendeve tė punės.
Sipas tij, ai ka thėnė se shihet njė rrugė qė Kosova A duhet tė mbyllet, ndėrsa Kosova B, duhet tė vazhdojė prodhimin e energjisė deri mė 2020.
Jakup Krasniqi pro energjisė alternative
Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tė Kosovės, ka shprehur mbėshtetje pėr kėto projekte tė prodhimit tė energjisė sė ripėrtėritshme. Ai ka thėnė se edhe pėr kundėr investimeve nė kėto 12 vjetėve tė fundit, KEK-u nuk ka treguar performancė tė mirė.
Sipas tij, Koporata Energjetike, nuk ka ecur si duhet edhe pėr kundėr investimeve qė ka pasur dhe nuk ka treguar se mund tė vetė financohet.
Pandaj shfrytėzimi i resurseve natyrore pėr prodhim tė energjisė alternative do tė thotė shumė, ėshtė shprehur ai.
Ai ka thėnė se energjia alternative ėshtė tej mase e nevojshme, e cila ka ndikim tė drejtpėrdrejtė nė zvogėlimin e importit tė rrymės e po ashtu edhe ndikim nė zvogėlimin e ndotjes sė ambientit.
Sipas tij, duke aprė qė ka shumė burime tė pashfrytėzuara pėr prodhim tė energjisė sė ripėrtėritshme, Qeveria e vendit do tė mbėshtesė tėrė kėtė proces.
Gjatė 12 vjetėve janė ndjekur politika tė gabuara. Ta pėrmbyllim kėtė kapitull dhe tė shfrytėzojmė tė gjitha kapacitetet pėr tė prodhuar energji alternative, ka theksuar Krasniqi.
Kammen, ka thėnė se privatizimi i distribucionit tė KEK-ut duhet tė ndodhė, pėr shkak tė mosfunksionimit si duhet.
Ai po ashtu ka shtuar se planet ekzistojnė, pėr fillim tė investimeve pėr prodhim tė energjisė alternative, por sipas tij, ktu ka interes dhe duhet tė gjendet dhe tė krijohet njė interes i pėrbashkėt, edhe pėr Kosovės edhe pėr investitorėt.
arsili_Pej (austri): 01-02-2012 11:14
Xhaferi - \'51, (G. - Pd. ): 31-01-2012 22:11
Gllogjansi (oslo.no): 29-01-2012 11:59
gjilan(asi) (gjilan): 29-01-2012 00:25
topi (prishtine): 28-01-2012 20:24
visari (prizren): 28-01-2012 18:38
visari (prizren): 28-01-2012 18:09
afrim (Hannover): 28-01-2012 17:35
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 