| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
Mėrgim Lushtaku dhe gruaja e tij, Shehide Qerimaj-Lushtaku, nuk patėn fatin e njė pjese bukur tė madhe tė qytetarėve tė Kosovės qė tė regjistrohen nė Entin pėr Punėsim posa i pėrfunduan studimet. Pėr tu gjetur punė nė institucione publike posa i pėrfunduan studimet u kujdes Qeveria e Kosovės duke i sistemuar nė pozita tė larta hierarkike. Tė dy diplomuan mė 2009 dhe tash janė duke vazhduar studimet e masterit, por nė tė njėjtėn kohė janė duke punuar si zyrtarė tė lartė, ani pse mė herėt nuk patėn pėrvojė nė institucione.
I pari, djali i Sami Lushtakut, kryetarit aktual tė Skenderajt dhe njėrit ndėr njerėzit mė tė fuqishėm tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) qė tash udhėheq me Qeverinė, mban pozitėn e drejtorit tė Departamentit pėr Integrime Evropiane dhe Koordinim tė Politikave (DIEKP) nė Ministrinė e Administratės Publike (MAP). Pėrderisa gruaja e tij, Shehide Qerimaj-Lushtaku ėshtė punėsuar si Zyrtare e Lartė pėr Politika tė Brendshme dhe tė Jashtme, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme (MPB), qė aktualisht udhėhiqet nga nėnkryetari i PDK-sė, Bajram Rexhepi.
Megjithėse nė tė dyja kėto dikastere qeveritare, MAP e MPB deklarojnė se punėsimi i familjarėve tė Sami Lustakut, njėrit nga ish-komandantėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) dhe aktualisht Kryetar i Skenderajt, ka qenė krejt ligjor, kėto dy ministri nuk pranojnė tė bėjnė publike emrat e konkurrentėve tė tjerė qė ishin nė garė e as pėrbėrjen e komisioneve qė konstatuan se djali e reja e Sami Lushtakut ishin ata qė i pėrmbushėn mė sė miri kriteret pėr punėsim.
Preportr ka pritur pėr mė shumė se dy javė qė MPB-ja dhe MAP tė bėjnė publike kėto tė dhėna, pasi qė nė kėto institucione deklarojnė se familjarėt e Lushtakut u punėsuan me konkurs publik, por tė njėjtat nuk kanė pranuar ti bėjnė publike.
Konkurrentė e komisione anonime
Sipas tė informatave tė MAP, por pa pranuar qė tė lejojnė qasje nė dokumente, djali i Sami Lushtakut ka qenė koordinator pėr integrime evropiane nė kuadėr tė MAP-it, dhe me vendim tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj Ministrie, mė 20.4.2011 ėshtė emėruar ushtrues i detyrės sė drejtorit tė DIEKP-it nė MAP.
Afro tre muaj mė vonė, mė 1 Korrik 2011 ėshtė shpall konkursi publik, ku nė MAP nuk tregojė se sa persona konkurruan aty dhe kush ishin ata, por thonė sigurt qė Mėrgim Lushtaku konkurroi pėr kėtė vend tė punės. Sipas Birsen Shufta, kėshilltare e Ministrit Mahir Yagcilar dhe zėdhėnėse e MAP-it, ėshtė caktuar njė komision i pavarur, i pėrbėrė prej tre sekretarėve tė pėrgjithshėm tė ministrive, njė krye-shefi ekzekutiv dhe njė drejtor departamenti, por qė emrat be tyre mbesin anonim.
Sipas vlerėsimit tė kėtij komisioni, i pėrmenduri ka pasur pikėt e mjaftueshme pėr tu zgjedhur nė kėtė pozitė. Pas vlerėsimit tė komisionit, Mėrgimi ėshtė emėruar drejtor i DIEKP-it, mė 6.10.2011 ka thėnė pėr Preportr Shufta, duke shtuar se intervistėn e kandidatėve e kanė pėrcjellė anėtarėt e Komisionit tė Pavarur Mbikėqyrės tė Shėrbimit Civil tė Kosovės.
Edhe pėr gruan e djalit tė Sami Lushtakut, gjithēka nė lidhje me emrat e konkurrentėve dhe tė komisionit mbetet anonime. Zyra pėr Informim e MPB-sė ka kthyer pėrgjigje pėr Preportr ku bėnė me dije se ky dikaster qeveritar ka shpallur konkurs publik me datėn 26.01.2011 pėr pozitėn Zyrtar/e i Lartė i Politikave tė Brendshme dhe tė Jashtme nė Departamentin pėr Hartimin Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave.
Sipas kėsaj zyre, pėr kėtė pozite kanė aplikuar 24 kandidatė, kurse kriteret e konkursit i kanė plotėsuar pesė prej tyre dhe tė pestit janė intervistuar mė datėn 22 shkurt 2011, nga njė komision, tė cilit nuk i dihet pėrbėrja, dhe i njėjti ka poentuar nė bazė tė meritės me piket mė tė larta kandidaten Shehide Qerimaj-Lushtaku.
Derisa nė Ministrinė e Administratės Publike i ikin pėrgjigjes nėse nė punėsimin e Mėrgim Lushtakut si drejtor departamenti ka ndikuar edhe fakti qė ky ėshtė djali i Sami Lushtakut, nė Ministrinė qė udhėheq nėnkryetari i PDK-sė, Bajram Rexhepi mohojnė qė tė ketė ndikuar emri i Sami Lushtakut nė punėsimin e Shehide Qerimaj-Lushtakut.
Ju njoftojmė se Ministria e Punėve tė Brendshme, pranimin e kandidateve e mbėshtet nė parimin e meritės, me shpallje publike me pozita tė lira, me transparencė tė procesit, me objektivitet dhe paanėsinė e komisionit, mos diskriminimin e kandidatėve dhe tė drejtėn pėr tu ankuar nė fund tė procedurės ku kėtė e vėrteton fakti se asnjė kandidat i intervistuar nuk ka ushtruar ankesė pėr kėtė pozitė, thuhet nė pėrgjigjet e Zyrės pėr Informim tė MPB-sė pėr Preportr.
Mėrgim Lushtaku menaxher te babai
Ndonėse nuk ka pėrvojė nė institucionet qeveritare, djalit tė Sami Lushtakut, Mėrgimit qė tash drejton departament qeveritar, pėr ta fituar kėtė pozitė i ėshtė marrė si referencė puna nė kompanitė e babait tė tij.
Nė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Administratės Publike jepen tė dhėna se Mėrgim Lushtaku ka punuar pėr tri vite si menaxher i personelit nė NTP Shqiponja, ku pronarė aksionesh ėshtė Sami Lushtaku. Kėtė punė ai e kishte kryer prej vitit 2004, kur kishte mbushur 18 vjeē, e deri nė vitin 2007. Pas kėsaj periudhe, pėr dy vite tė tjera Mėrgim Lushtaku deklaron se ka qenė edhe menaxher i personelit nė kompaninė Mobile Arts & Media, ku qėndroi deri nė vitin 2009.
Nė kėtė kohė, ai ishte edhe njėri prej udhėheqėsve studentorė nė Universitetin e Prishtinės. Nė Universitetin e Prishtinės ka ushtruar kėto funksione: Senator i Senatit tė Universitetit tė Prishtinės, 2006-2007; anėtar i Komisionit tė Ankesave dhe Parashtesave tė Universitetit tė Prishtinės, 2006-2008; nėnkryetar pėr ēėshtjet organizative dhe politike nė Parlamentin e Studentėve, 2008; kryetar i Parlamentit tė Studentėve nė Universitetin e Prishtinės, 2008-2009; senator i Senatit tė Universitetit tė Prishtinės, 2008 2009; anėtar i Bordit tė Universitetit tė Prishtinės, 2008 2009 dhe anėtar i Komisionit pėr lirim nga pagesa e semestrit nė Universitetin e Prishtinės, 2008 2009 2010, shkruan nė profilin e Mėrgim Lushtakut nė faqen zyrtare tė MAP.
Lushtaku blen banesė si 19 vjeēar
Njėjtė si babai i tij, edhe Mergimi Lushtaku e ka bėrė deklarimin e pasurisė nė Agjencinė Kundėr Korrupsion nė Kosovė. Ai ka njė veturė tė tipit BMW X5 qė vlen rreth 18 mijė euro qė e ka blerė nė vitin 2010, si dhe ka njė banesė prej 54 metrave katrorė qė kushton mbi 45 mijė euro, e qė e ka blerė nė vitin 2005 kur kishte veē 19 vjet. Nga puna e tij si ushtrues detyre i drejtorit tė departamentit nė MAP merr 5 mijė e 580 euro nė vit, ndėrsa gruaja e tij nga Qeveria e Kosovės, si Zyrtare e Lartė nė MPB merr 4 mijė e 380 euro.
Mėrgim Lushtaku, sikurse babai i tij, Sami Lushtaku nisi edhe rrugėn e biznesit, por qė pėr momentin e ka ndėrprerė dhe shkak pėr kėtė ėshtė punėsimi nė Qeverinė e Kosovės.
Sipas formularit mbi deklarimin e pasurisė, Mėrgim Lushtaku ka nė pronėsi njė kompani qė merret me shitjen e patundshmėrive, emri i sė cilės nė kėtė dokument ėshtė shkruarAgjencioni pėr Patundshmėri Virtuale me adresė nė Veternik-Prishtinė dhe qė ka filluar punėn mė 01.01.1900.
Nė kėtė formular tė publikuar nė faqen zyrtare tė Agjencionit Kundėr Korrupsion (AKK), bėhet me dije se pronarė i vetėm aty ėshtė Mėrgim Lushtaku, me 100 % tė aksioneve, qė bie ndesh me Ligjin pėr Parandalimin e Konflikti tė Interesit.
Por, Mėrgim Lushtaku thotė se Anti-korrupsioni ia pėshtjelli tė dhėnat. Unė habitem kur e shoh se emri i Agjencisė pėr Patundshmėri quhet Virtuale, nė deklaratė tė pasurisė dhe ai vit nuk ėshtė nga ana ime, por emri i vėrtet i Agjencisė ėshtė Virtyti, thotė Mėrgim Lushtaku pėr Preportr ku bėnė me dije se ka ri-deklaruar pasurinė nė AKK me rastin e zgjedhjes si drejtor i DIEKP-it nė MAP.
E rrėfimi i biznesit tė tij Agjencionit pėr Patundshmėri Virtyti, qė sipas Lushtakut nuk ka rritur ende tė kryej asnjė punė, fillon pikėrisht nė kohėn kur ai nisė angazhimet ne Qeverinė e Kosovės.
Unė kam aplikuar nė fillim tė vitit 2011 pėr Agjencinė e Patundshmėrisė, por nė muajin qershor mė ėshtė dhėnė licenca, dhe mė ka kushtuar 26 euro hapja e saj. Kėshtu qė nuk ėshtė dashur ndonjė kapital i madh pėr tė hapur, thotė Lushtaku.
Ai thotė se i ka ikur konfliktit tė interesit. Aktualisht ky agjencion nuk ėshtė aktivė, dhe kėtė e kam bėrė me rastin qė kam kuptua qė paraqet konflikt interesi nėse unė jam pronar me aksione 100%. Por, shpejti do tė autorizoj ndonjė person pėr tė menaxhuar ketė agjenci dhe sigurisht do tė marr vetėm 20% tė aksioneve siē mė lejohet me dispozitat nė fuqi, thotė Lushtaku pėr Preportr, ani pse Ligji i ri mbi Parandalimin e Konfliktit tė Interesit, parasheh qė zyrtarėt e lartė gjatė ushtrimit tė funksionit nuk mund tė mbajnė mė shumė se 5 % tė aksioneve nė ndonjė kompani private. (Preporter)
Aurora (Skenderaj): 05-02-2012 22:59
jdajjds (skenderaj): 05-02-2012 22:49
mustafa h (raho): 03-02-2012 20:13
Enveri (Muja e Halili) (Peje): 01-02-2012 21:39
Klinasi (Klina): 31-01-2012 22:41
Skandinavia (Mitrovica): 31-01-2012 14:12
besa (prishtine ): 31-01-2012 13:04
Antigona (prishtine): 30-01-2012 17:32
topi (prishtine): 30-01-2012 09:50
bac na u Q....nana (Drenas): 30-01-2012 09:00
JAKUPI LLAP (PODUJEVE): 29-01-2012 23:38
Injoranti (Ne fund te Pusit): 29-01-2012 23:08
oda-oda (diku te oda): 29-01-2012 19:33
LUANI (PRISHTINE): 29-01-2012 19:32
demi (Ulpiane): 29-01-2012 18:50
skenderaj (skenf=): 29-01-2012 16:46
Dardani (dikuatyaferqeverije): 29-01-2012 16:26
Kopili (Drenice e hajnave): 29-01-2012 15:35
tonny007 (Prishtine): 29-01-2012 15:13
mergimtari (prizren): 29-01-2012 14:28
martini (klina): 29-01-2012 14:02
gjilan(asi) (gjilan): 29-01-2012 13:45
Guri i madh (Gjermani): 29-01-2012 13:12
Arijana (Norvegji): 29-01-2012 12:41
aaaa (Kosove): 29-01-2012 12:38
Muhameti (zvicer): 29-01-2012 12:00
Amrushi (Rahovec): 29-01-2012 11:24
loni (prizren): 29-01-2012 11:08
Gazi (Realiteti kosovar): 29-01-2012 11:00
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 