Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

9 milionė euro pėr rrugė tė pakalueshme

Enis Veliu & Petrit Sherifi | 31-01-2012 08:26 CET

Mbi 9 milionė euro janė dhėnė pėr mirėmbajtjen e rrugėve nacionale dhe rajonale nga Ministria e Infrastrukturės pėr sezonin 2011-2012, ndėrkohė qė nga reshjet e mėdha tė borės mbeten tė pakalueshme shumė rrugė. Kanė kaluar mė shumė se pesė ditė dhe ende ka rrugė tė papastruara, ku shtresat e akullit rrezikojnė kalimtarėt dhe ngasėsit e automjeteve.

Pos milionave qė janė dhėnė pėr rrugė magjistrale Komuna e Prishtinės ka dhėnė rreth 100 mijė euro tender pėr pastrimin e rrugėve, derisa trotuarėt nė qendėr tė saj janė tė pakalueshme dhe qytetarėt ecin nėpėr rrugėn kryesore.

Ridvan Dermaku, punėtor nė kompaninė e autobusėve “Mimoza 93”, e cila mban linjėn Gjilan- Prishtinė dhe anasjelltas, ka treguar se gjatė ditės sė parė, kur ka rėnė borė, atyre u ėshtė dashur t’i anulojnė disa linja. Ai ka thėnė se edhe dy ditė pasi qė ėshtė ndalur bora, rrugėt nuk kanė qenė tė pastruara dhe kanė pasur vonesa nė linjat e tyre.

Sipas tij, kompanitė e pastrimit gjatė ditės sė parė nuk kanė arritur tė bėjnė asgjė nė kėtė magjistrale qė lidh Prishtinėn me qytetin e Gjilanit.

“Ne gjatė ditės sė parė qė ka rėnė borė kemi humbur mė shumė se njė linjė”, ka thėnė ai, duke shtuar se po ashtu janė vonuar deri nė 1 orė e gjysmė mė shumė sesa arritjet e planifikuara. Sipas tij, edhe dy ditė pasi qė ėshtė ndalur bora, rrugėt kanė qenė tė kalueshme me vėshtirėsi.

“Vetėm pas ditės sė tretė qė ėshtė ndalur bora, kompanitė pėr mirėmbajtje tė rrugėve kanė arritur ta pastrojnė rrugėn”, ėshtė shprehur ai.

Ai ka thėnė se mospastrimi i rrugėve nga kompanitė pėrgjegjėse, kompanisė nė tė cilėn ai punon u ka shkaktuar edhe humbje tė shumta financiare.

Po ashtu, Halit Ferati, taksist nė kryeqytet, tregon se rrugėt janė pastruar dy ditė pasi ka ndalur bora. Ai tregon se ka pasur shumė vėshtirėsi gjatė ditės sa ka rėnė borė, e po ashtu edhe dy ditė mė vonė.

“Ende trotuaret dhe disa rrugė dytėsore janė tė mbushura me borė, nuk e di pse kompanitė qė mirėmbajnė rrugėt nuk po kryejnė punėt e tyre”, ėshtė shprehur ai.

Po ashtu, Valmir Sinani, ka thėnė se ende trotuaret janė tė papastruara dhe tė mbushura me borė. Ai ka thėnė se asnjė trotuar i nė rrugėt e Prishtinės nuk ėshtė pastruar nga kompanitė qė janė pėrgjegjėse.

Ndėrsa, Lah Nitaj, kėshilltar i ministrit tė Infrastrukturės, Fehmi Mujota, ka thėnė pėr “Zėrin” se tė gjitha rrugėt nacionale dhe rajonale janė tė kalueshme. Ai ka thėnė se gjatė ditės e hėnė kanė pasur njė takim me mbikėqyrėsit e rrugėve, tė cilėt kanė dhėnė vlerėsimin e tyre se tani mė tė gjitha rrugėt janė tė pastruara.

Sipas tij, vetėm gjatė ditės sa ka rėnė borė, edhe pėrkundėr punimeve qė kanė bėrė kompanitė, rrugėt kanė pasur vėshtirėsi. “Tani tė gjitha rrugėt janė tė pastruara”, ka thėnė ai, duke shtuar se edhe ajo qė lidh vendin me Malin e Zi, qė viteve tjera kishte probleme, kėsaj radhe ėshtė e kalueshme.

Kurse, Muhamet Gashi, zėdhėnės i Komunės sė Prishtinės, ka qenė i pakontaktueshėm gjatė ditės e hėnė.

Pastrimi i borės paguhet me orė

Hiē mė pak se 230 euro pėr orė, do tė paguajė Komuna e Prizrenit pėr heqjen e borės nga rrugėt dhe trotuaret e kėtij qyteti. Pėr kėtė tender jo tė zakontė tė heqjes sė borės me orė, Komuna e Prizrenit e cila drejtohet nga Ramadan Muja, ka angazhuar tri kompani.

Mirėpo, kjo praktikė e heqjes sė borės me orė nuk ėshtė praktikuar ndonjėherė nga institucion qė merr para nga arka e shtetit. Tenderin pėr zonėn e parė, komuna i ka dhėnė kompanisė “Ēlirimi” nga Prizreni.

Kjo kompani vetėm pėr fshirjen dhe larjen e rrugėve nga komuna do tė marrė hiq mė pakė se 12 mijė e 236 euro nė muaj, pėr mirėmbajtjen e hapėsirės publike, kompania do tė marrė nga komuna 2 mijė e 621 euro nė muaj, pėr largimin e borės 150 euro pėr orė, dhe pėr mbjellje tė barit 46 euro pėr njėsi.

Pėr zonėn e dytė, komuna e ka shpallur fitues kompaninė “Shėrbimi”, e cila nga komuna do tė marrė hiq mė pakė se 19 mijė e 111 euro nė muaj. Pėr fshirjen dhe larjen e rrugėve, 798 euro pėr mirėmbajtjen e hapėsirave publike, 40 euro nė orė pėr largim tė borės dhe 41.5 euro pėr mbjellje tė barit pėr njėsi.

Ndėrkaq, pjesėn e tretė tė tenderit sipas dosjes e ka fituar kompania “Ekoregjioni”, e cila pėr fshirjen dhe larjen e rrugėve nga komuna do tė marrė 10 mijė e 730 euro nė muaj, pėr mirėmbajtjen e hapėsirave publike 505 euro nė muaj, largimin e borės 40 euro pėr orė, mbjelljen e barit 41.50 euro pėr njėsi dhe pėr shėrbime tjera komunale kjo kompani do tė marrė nga komuna 4 mijė e 900 euro nė muaj.

Zyrtarė tė Kuvendit Komunal tė Prizrenit, as vetė s’e kanė tė qartė se si do ta monitorojė komuna kohėn e kompanive qė heqin borėn nė rrugėt e kėtij qyteti. Ahmet Krsniqi nga Zyra e Prokurimit pėrmes telefonit tha se komuna ka inspektorė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por ai nuk ka dashur tė flasė me nė detaje, pasi qė ka thėnė nuk ėshtė kompetent pėr njė gjė tė tillė.

Por, nė anėn tjetėr, zyrtarė tė partive opozitare thonė se Komuna e Prizrenit ėshtė kampion e shkeljeve ligjore. Zafir Berisha nga partia Bashkimi Demokratik, thotė se tenderi nė fjalė ėshtė vazhdimėsi e manipulimit dhe keqpėrdorimeve qė po bėhen me paratė e taksapagueseve nė komunėn e Prizrenit.

Ai thotė se nuk ka fije logjike qė te jepet njė tender pėr heqjen e borės me orė. “Ky tender ėshtė njė nga shkeljet e radhės qė bėhen nė kėtė komunė. Prizreni ėshtė kampion i shkeljeve ligjore. Nė kėtė komunė ligji nuk shkelet nga padituria. Por, shkelet pėr t’iu mbushur xhepat individėve tė caktuar”, tha ai.

Kompania e afėrt me pushtetin

Zafir Berisha thotė kompania e cila e ka fituar tenderin pėr heqjen e borės prej 150 euro pėr orė ėshtė kompani e lidhur ngushtė mė pushtetin komunal tė Prizrenit. Berisha thotė se nė Komunėn e Prizrenit gati asnjė projekt qė jepet me tender nuk ka pranim teknik nga grupi eksperteve sipas ligjit, asnjėherė nuk pėrfundon asnjė projekt nė momentin kur jepet tenderi.

Ai tha se nė komunėn qė drejtohet nga Muja jepen me projekte tė caktuara dhe pėrfundojnė krejt ndryshe, ku rasti mė eklatant ėshtė ai i rrugės Prizren – Zhur.

“Rruga as pėr sė afėrmi nuk ėshtė e realizuar nga projekti bazė kur ėshtė dhėnė tenderi”, tha ai.

3.5/5 (6 votë/a)
Hecemosshaj (Peje): 01-02-2012 12:05
Hec e mos shaj ne keto marifete qe po i bani,nuk eshte veshtire me e kuptuar kete Pune.Edhe ketu kan perfitu polikanet ,se Populli i ngrat eshte mesuar me hek keq edhe kete Acar e kalon disi po ju para keni por FYTYR me besoni nuk keni edhe kurre skeni me pas.
Hecemosshaj (Peje): 01-02-2012 11:24
Hec e mos shaj jepjani edhe Grat ndoshta tani i pastrojn rruget ma mire ;MORE HORA;PISA;IDIOTA kur te jepen paret duhet dit ku po shkojn ,por eshte e sigurt se keni marr MITO ju HAJNA(Politikaj)tash normal se nuk guzoni as me e hap Gojen se ai jau mbush me M...ZOTI i vraft te gjithe Dallavergjit....etj etj
Bekimi (Prishtine ): 31-01-2012 20:48
Nuk po mundem asesi me i kuptu keta qe po na qeverisin.Edhe po thojne :Ami votat se une kam me punu shume etj etj , ndersa kur ia japim voten ai nuk eshte kerkah hiq.Po me duket se kesaj radhe i ka zene bora ne befasi , sepse keta paskan kujtu se bora do bjen ne korrik ose ne gusht.Mallkuar qofshit te poshter
muratori (illyri): 31-01-2012 09:54
a jeni more ju ne rregull ? qysh more 9 milion?
Vikingu med plis (Prishtine - Oslo): 31-01-2012 09:52
E pabesueshme se jane perdorur 9 milion euro. Kosova 10.885 km kat. ku bie shumme rralle dhe pak bore ne krahasim me Norwegjin qe ka 385.252 km kat. ku dimri fillon ne shtat. deri me prill dhe dimer i veshtire me vore shume. Duhet te behet hetuesia se ku jane "avulluar" keto 9 milion euro.
jakup bajrami finland (helsinki): 31-01-2012 09:51
QFAR QMIMESH ASTRONOMIKE SI ME PASTRUE BOR NE MARS.PO QYSH MORE SPO JU VJEN MARRE E HANGET KIT KOSOVE MAZI SE SHKAU.O TRIMAT EKOMBIT.E QA ISHI KAN MEDET MEDET.KTO AS SHKAU SI KA BA QA PO BAJN TRIMAT E PATRIOTAT
prizrenasi (prizren): 31-01-2012 08:43
A eshte qeky Zafir Berisha qe ne zgjedhjet e fundit morri 200 vota? Ky ben mire me e kqyre PALLATIN e vet te cilen e ka ndertu pa asnje dite pune, dhe qe kushton se paku nja 1 milion euro!!!!!!!!!!!!Ku i morre keto pare me bo Kshtjella?

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51