| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
Linjitin tė cilin e posedon Kosova, ėshtė opsioni mė i lirė pėr prodhimin e energjisė me kapacitete tė plota. Ndėrkohė qė pėr prodhimin e energjisė alternative duhen miliona euro, tė cilat Kosova e ka zor ti sigurojė. Kėshtu kanė thėnė disa ekspertė tė ekonomisė dhe pėrfaqėsues tė disa organizatave joqeveritare.
Pėrkrahje pėr prodhim tė energjisė nga thėngjilli ka dhėnė edhe Banka Botėrore, qė konsiderohet si opsioni mė i lirė pėr prodhim tė energjisė elektrike nė Kosovė. Ndėrsa, Instituti pėr Politika Zhvillimore (INDEP), e sheh si zgjidhje prodhimin e energjisė alternative.
Energjia alternative cirk pėr vendin
Avni Kurshumliu, ekspert i energjetikės, ka thėnė se raporti i SIERA CLUB-it, apo draft-raporti i hartuar nga Universiteti Berkeley nė Kaliforni si dhe angazhimi i KIPREDIT dhe disa OJQ-ve tjera, qė tė hiqet dorė nga ndėrtimi i TC-ve tė reja nė bazė tė thėngjillit, i vė kapakun gjithė kėtij cirku.
Ai ka thėnė se gjatė procesit tė djegies sė thėngjillit dihet se pėrveē energjisė qė fitohet prodhohet njė sasi e konsiderueshme e hirit, por me teknologjitė e reja tė filtrave elektrikė ėshtė e mundur qė objektet e reja tė ndėrtohen pa tymtarė (pjesėmarrja e hirit nė pėrbėrjen e thėngjillit ėshtė afro 17%) .
Pėr fat tė mire thėngjilli i Kosovės ka pėrbėrje tė dobėt tė sulfurit kėshtu qė nuk ėshtė i domosdoshėm ndėrtimi i pajisjeve pėr desulfurim. Me teknologji tė reja edhe NOx mund tė izolohet por emetimi i CO2 shit mbetet, ka thėnė ai, duke shtuar se me mbylljen e TC Kosova A edhe ky problem reduktohet mjaft.
Kurshumliu ka thėnė se me projektet pėr energji alternative duhet tė vazhdohet, mirėpo sipas tij, sė pari duhet tė sigurohet energjia e domosdoshme e mandej ti jepet prioritet energjisė alternative.
Kjo e fundit (energjia alternative) ka njė mangėsi se nuk mund tė sigurojė vazhdimisht prodhim tė energjisė, ka thėnė Kurshumliu.
Ethem Ēeku ish-ministėr i Energjetikės, ka thėnė se realisht, deklaratat e disa organizatave, qė Kosova tė prodhojė energji alternative nuk qėndrojnė.
Ai ka thėnė se kėto organizata nuk kanė bėrė asnjėherė ndonjė analizė se vendi mund tė prodhojė energji alternative pėr tė dalė me konkluzione tė tilla.
Kosova ka bėrė analiza shumė tė thukėta, se vendi mund tė gjenerojė energji elektrike nga linjiti dhe si opsion i dytė atė nga uji dhe vetėm nga baseni i Dukagjinit, ka thėnė Ēeku.
Thėngjilli tė ketė pėrparėsi
Lumir Abdixhiku, drejtor nė institutin Riinvest, ka vlerėsuar se kjo mund tė jetė njė kombinim pėr prodhim tė energjisė.
Sipas tij, ėshtė e obligueshme qė deri nė vitin 2020, vendi tė prodhojė 20 pėr qind tė energjisė alternative, por asnjėherė tė mos lihet anash linjiti.
Duhet tė matet se cila e ka koston mė tė lirė. Prandaj, askush nuk duhet ta ndalojė qė Kosova tė mos e shfrytėzojė linjitin, ajo ėshtė pasuri e jona dhe duhet tė shfrytėzohet, ka thėnė Abdixhiku.
Ai ka shtuar se duhet tė ketė investime pėr prodhim tė energjisė nga linjiti, por ato investime duhet tė bėhen nė teknologji qė mundėson ndotjen sa mė tė paktė tė ambientit nga pėrdorimi i linjitit.
Avni Zogiani, drejtues i organizatės Ēohu, ka thėnė se energjia alternative mė mirė tė zhvillohet, por ai ka sqaruar se implementimi i saj ka kosto shumė tė lartė dhe njė vend siē ėshtė Kosova, nuk mund ta pėrballojė koston pėr tė prodhuar energji alternative.
Ėshtė e obligueshme qė 20 pėr qind e energjisė tė prodhohet nga ajo alternative, prandaj ėshtė e mjaftueshme qė Kosova tė arrijė tė prodhojė aq, pėr shkak se ėshtė e shtrenjtė, ka thėnė Zogiani. Sipas tij, Kosova duhet tė shfrytėzojė thėngjillin nė mėnyrė tejet precize pėr tė dalė nga kriza qė gjendet.
Ai ka theksuar se e sheh qė shfrytėzimi i thėngjillit pėr prodhim tė energjisė ėshtė pothuajse e vetmja mėnyrė qė Kosova tė kėndellet ekonomikisht.
Zogiani e konsideron si fushatėn mė tė dėmshme qė po bėjnė disa OJQ, duke promovuar prodhimin e energjisė alternative.
katunari ((Prishtine)): 01-02-2012 16:21
katunari ((Prishtine)): 01-02-2012 15:53
Hajdar (Prishtinë): 01-02-2012 15:43
ardian (austria): 01-02-2012 11:27
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 