Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

5 milionė euro me pak mallra nga Serbia

Petrit Sherifi | 04-02-2012 11:51 CET

Pėr pesė milionė euro ka rėnė importi i mallrave nga Serbia nė muajin janar tė kėtij viti, krahasuar me muajin e njėjtė tė vitit tė kaluar ndėrkohė qė eksporti ėshtė rritur pėr mbi 200 mijė euro drejt Serbisė.

Ekspertėt ekonomikė e shohin si rezultat tė vetėdijesimit tė konsumatorėve dhe hapave tė ndėrmarrė nga lėvizja Vetėvendosje. Zyrtarė tė lėvizjes Vetėvendosje e konsiderojnė si sukses tė tyrin, kėtė rėnie tė importit nga shteti serb.

Adriatik Stavileci, zėdhėnės i Doganave tė Kosovės, ka thėnė se nė janar tė kėtij viti Kosova ka eksportuar drejt Serbisė 274 mijė e 604 euro, ndėrsa gjatė janarit tė 2011-ės, kishte eksportuar vetėm 41 mijė e 128 euro.

Kusari-Lila: Fituam pas reciprocitetit

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė ka thėnė se rėnia e importit nga Serbia ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sektorin e prodhimit. Ajo ka shtuar se nėse shikohet periudha para 20 korrikut tė vitit 2011, Kosova ka njė rritje prej 70 pėr qind tė eksportit pėr nė Serbi.

Ajo shprehej se ka njė rėnie tė importit nga Serbia dhe se Kosova nuk ka humbur nė raport me Serbinė.

“Po e them se tė pretendohet se ėshtė humbur me atė ēfarė ėshtė aplikuar mė herėt nė raport me Serbinė ėshtė gabim i madh. Ne kemi fituar, ne kemi mundėsuar lėvizjen e lirė tė mallrave kosovare nė tė gjitha vendet e rajonit dhe nė Bashkimin Evropian”, ka theksuar Kusari-Lila, nė mediume tjera.

Vetėvendosje: Sukses i yni

Dardan Sejdiu, anėtar i kryesisė sė Lėvizjes Vetėvendosje, ka thėnė se me ngritjen e debatit dhe vendimit pėr reciprocitetin, dhe me fushatat tjera tė kėsaj lėvizjeje, ka luajtur rol nė ngritjen e vetėdijes qytetare rreth mallrave serbe dhe nevojės pėr tė konsumuar produkte vendore.

Ai ka shtuar se kjo lėvizje e ka bėrė tė qartė edhe nė diskursin dhe programin e saj ekonomik qė e vetmja mėnyrė pėr t’u zhvilluar dhe pėr t’u forcuar Republika e Kosovės ėshtė duke promovuar reciprocitet nė ēdo aspekt.

“Ne gjithsesi konsiderojmė qė kėto aktivitete kanė pasur efekt nė kėto lėvizje, mirėpo reciprociteti i plotė ėshtė i domosdoshėm”, ka thėnė ai, duke shtuar se Republika e Kosovės duhet tė ketė dhe tė zbatojė masa tė reciprocitetit tė plotė ekonomik, tregtar dhe politik me Serbinė.

Vetėdijesim i konsumatorėve

Lumir Abdixhiku, drejtor nė institutin “Riinvest”, ka thėnė pėr “Zėrin” se kjo rėnie e importit nga Serbia mund tė ketė ndikim nga vetėdijesimi i konsumatorėve pėr tė mos konsumuar produkte serbe.

“Kjo ėshtė njė shenjė e mirė. Tė bjerė importi nga Serbia nėnkupton shumė, sepse Serbia nuk e njeh Kosovėn e gjithnjė dėmton nė ēdo aspekt”, ka thėnė ai.

Ai ka thėnė se Vetėvendosje nuk ka mundur tė kontribuojė nė kėtė aspekt, ngase aksionet e tyre kanė qenė simbolike. Mirėpo, sipas tij, Qeveria e vendit nė asnjė mėnyrė nuk ka rezultate nė kėtė rėnie tė importit.

“Nuk ka asnjė rezultat tė Qeverisė kėtu. Qeveria nuk ėshtė duke bėrė asgjė nė kėtė drejtim, ngase nuk ka reciprocitet”, ka theksuar ai.

Edhe Musa Limani, ekspert ekonomik, ka thėnė se Qeveria nuk ka gisht nė kėtė rėnie.

Ai ka shtuar se kėtu ka mundėsi tė kenė ndikuar hapat qė ka marrė Vetėvendosje, ku prodhuesit vendorė ta kenė shfrytėzuar kėtė periudhė pėr tė eksportuar drejt Serbisė, derisa ata tė kenė ngurruar nė kėtė drejtim.

3.6/5 (5 votë/a)
Mehmeti ( Zatra): 06-02-2012 22:47
Qy,qy! Paskan fillu edhe Serbet me dhan komente per blerjen e produkteve ushqimore! Minatorit kuptohet po i pelqejka mishi i derit dhe shlivovica,nga shteti ame Srbija! Edhe ne shqiptaret duhet ti blejm produktet vendore,e sa ma pak nga importi!
Minatori (cccccc): 05-02-2012 08:49
Une jam patriot dhe nuk blej asnje produkt nga Turqia fashiste, por mallrat nga shteti fqinj i konsumoj me kenaqesi sidoemos mishin e derrit dhe Slivovicen.
NjePllamNjeriDySeri (Tasjan): 04-02-2012 19:26
se di a po hyn ma pak mall nga shkinia a jo veq njo per dit e shoh neper Ferizaj o ba si me u kan zemra e shkavellizmit,ETC,VIVA,BENAF,edhe te gjitha marketet pa dallim kan mall shkau ma shum se ne shkini.Pa i fol temelit shkinisht nuk ndertohet shpija :) , turp o ,,vllazen'' tu vie !
KONSUMATORI (Kosovë): 04-02-2012 16:16
Të gjithë të përkushtuar për konsumatorin ?! Askush prej tyre juridikisht, me dokumenta nuk e njeh konsumatorin ?!Luftë për poena e për SHOW medial. KONSUMATORI hesht me modesti. Le të lavdërohen të tjerët....Karavani ecën ?!
HAJNI i pulave (Germi ): 04-02-2012 15:25
Ky eshte resultat i VV dhe ata nuk do ti perjetojne konsekvensat por padyshim NE populli i varfer, eshte koha me ua pre koken te gjithe politikarave.
imallkuari (Gjermani): 04-02-2012 14:34
Poqese doni te mbroni vendet e punes dhe ritjen e tyre ne Kosove Konzumoni prodhim te Kosoves, i cili ka cilsi te lart. Une qdoher qe jam ne Kosove e blej vetem mallin qe asht prodhim Kosovar, turshit i marr ne Krushe te Madhe prodhuar nga Grat e Krushes se Madhe, SUPER KUALITET!!!!!!! Ndihmone Kosoven me blerjen e prodhimit vendor!!!!
atra (prishtine): 04-02-2012 14:11
me ransi asht mi ndalu mallrat nga serbija o popull mos u idexhoni partit po vedisonu se mos blenei mallarat e serbis qekjo asht per kosoven skan faj vv se gazeta zeri shum gazetart e fort ika po ju tregon me u mbush mendboll ma me ket serbi
gjilan(asi) (gjilan): 04-02-2012 12:03
Ket sukses askush nuk mund tia mohoj Vv.Suksesi do te jet edhe me i madh vetem durim.Nje pyetje per Lumir Abdixhikun?A mund te na tregosh se si mu ne Janar u vetedijesu populli,e pse jo para protestave.A nuk te vjen turp te pergjigjesh ne menyr jo reale.Ky eshte problemi i politikes se Kosoves ku nuk thuhet realiteti po pergjigjjet ipen ashtu si i konvenon nje partie.Do te thot prap ne rend te par vie partia po pastaj populli e shteti.

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51