Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Hamza: Kosovėn s’e ka prekur kriza

04-02-2012 11:53 CET

Kosovėn s’e ka prekur kriza financiare. Deri mė tash ėshtė gjendja e mirė. Kėshtu ka deklaruara ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tė premten gjatė njė debati me temėn “Kosova nė krizė, apo afėr krizės”, i organizuar nga Qendra pėr Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”.

Nė kėtė tryezė ku u debatua pėr rrjedhat ekonomike karshi krizės globale, ministri Hamza tha: “Kosova nuk ėshtė nė krizė, nuk ėshtė afėr krizės, ka pėrparime, ka trend pozitiv, por sigurisht se ka segmente ku ne duhet tė koncentrohemi dhe tė punojmė shumė mė shumė pėr ndėrrimin e gjendjes aktuale nė tė cilėn ndodhemi”.

Ministria e Financave ka paraparė qė pėr kėtė vit tė ketė rritje ekonomike pėr 5,3 pėr qind. Sipas ministrit Hamza, vitin e kaluar rritja ekonomike ka qenė 5,4 pėr qind.

Nga ana tjetėr kjo rritje e ekonomisė nuk ėshtė vlerėsuar pozitive nga disa ekspertė tė ekonomisė, sipas tė cilėve, shumė prej investimeve janė kapitale tė bėra nga Qeveria e Kosovės.

Edhe vendet e hapura tė punės janė tė pėrkohshme derisa tė pėrfundojnė projektet. Sipas ekspertėve ekonomikė, kanė munguar investimet kapitale tė prodhimtarisė, qė do tė hapnin vende pune tė qėndrueshme.

Ata kanė kėrkuan qė fondet qė janė investuar nė tregjet ndėrkombėtare, siē ėshtė fondi i privatizimit dhe paratė e Trustit, tė kthehen nė Kosovė, qė tė mos preken nga problemet financiare nė botė.

Kryetari i Odės Ekonomike, Safet Gėrxhaliu, ndryshe nga ministri Hamza, tha se Kosova ėshtė e ndikuar nga kriza botėrore.“Ėshtė mė se e vėrtetė, evidente dhe tė gjithė e dimė se Kosova ka hyrė nė krizė. Dhe nė kėtė drejtim ėshtė e tepėrt tė debatohet se Kosova nuk ka krizė dhe nuk ėshtė e prekur nga kriza”, tha Gėrxhaliu.

Ndėrkaq, drejtori i Qendrės pėr Hulumtime Strategjike “STRAS”, Ibrahim Rexhepi, ka thėnė se investimet e jashtme duhet tė orientohen drejt vendeve me rritje tė madhe ekonomike.

5.0/5 (1 votë/a)
Mehmeti ( Zatra): 07-02-2012 23:26
Kosoven nuk e ka prek kriza ekonomike, po na thot ministri Bedri Hamza! Hamza ka te drejt kur e thot kete,por nuk po na e spjegon perse te ne nuk ka kriz ekonomike! Nese ai nuk po e thot,komentuesit po e thon te verteten,nuk mund te kete kriz ekonomike, ne nje shtet ku nuk ka ekonomi! Kosoven mund ta godasin cetem epidemit sikurse jan gripi,hepatiti,tuberkulozi,zhuga, ose kolera!
Mozomakeq (Mitrovice): 07-02-2012 08:58
*Shkall e papunsis ne Kosove mbi 45%*Varfria arrine shifrat 30%, ndersa vrfri e skajshme 12%*Remitencat shenojne renje nga viti ne vit me shakll 10%*Rrutja ekonomike cdo vit me e ulet qe nga viti 2002*Raporti Imort/Export=1/9, rrjedhimisht Evazioni fiskal ne shkalle enorme.*Proces i deshtuar dhe deshperues i privatizimit.* Investimet e huaja me te ultat ne rajon dhe Europ, me tendence ulje nga viti ne vit. Keto jane fakte qe dihen.Dhe ne funde Shkrimtari Amerikano-Latin, Markez thot " Mungesa e ideve eshte dobesi, por mungesa e sinqeritetit eshte poshtersi". Z. Hamaza, si ekonomist qe je, duhet te jeshe i familjarizar me keto fakte dhe besoj se i dine. Po nuk je i sinqert dhe kjo eshte per keqardhej sepse pushteti nuk eshte i perjetshem.
urgjhxza (Suhareke): 07-02-2012 01:40
Ketu shifet niveli i ministrave Kosovare. Rritja e ekonomis me 5,4 nga nen zero, prap mbet zero. Kriza globale ka perfshire tere boten, por jo Kosoven. Ketu shifet sa e forte eshte Kosova. Por ky zoteri "mafia" flet per hajnat qeveritar, e jo per ekonomin e Kosoves. Turp, per deklarata te tilla.
ahmet (münchen): 06-02-2012 13:55
po normal qe nuk e ka kap kriza kosoven se nuk ka ku me e prek hahahahahahah
apartiak (austri): 05-02-2012 06:38
Aeshte ne vehte ky far ministri ,a e din ky me i dallue rrezulltatet prej deshtimeve ,apo per et personalisht ka qen vit i mbare-qfar hipokriti.
luani u.s.a. (amerike): 04-02-2012 23:51
Deklarate e dhene ne Qendren per Hulumtime Strategjike dhe Sociale i Ministrit te financave z.Bedri Hamza ,,Kosoven s'e ka prekur kriza financiare,deri me tash eshte gjendja e mire'',dhe ka parapare qe per kete vit te kete rritje ekonomike per 5.3%,sipas ministrit Hamza,vitin e kaluar rritja ekonomike ka qene 5.4%,eshte ne durim dhe deshprim te popullates qe eshte ne varferi te skajshme ,papunesi te larte rajonale per kete vit rritja 5.3%,vitin e kaluar rritja ka qene 5.4% te varferise dhe papunesi se ndoshta ministri Bedri Hamza kete ka deklaruar ne Qendren e Hulumtimeve Strategjike dhe Sociale,mirepo gjate ketij debati eshte bere gabim ne raportin e dhene ne media,prandaj ekspert ministri i financave Bedri Hamza ne mbledhjen e ministrave te financave europiane ne Davos(Zvicer), do te mbaj fjalim ne temen ,,Kosoven s'e ka prekur kriza financiare,por vetem anarki, hajnia dhe varferi"e cila ky fjalim i ministri Hamza do te jete mirenjohes i larte te zgjidhjes te krizave globale!!!
ha,ha,ha (kosovistan): 04-02-2012 23:51
me komentue kete deklarat te keti qobani medioker eshte mekat ,aqe deklarim pa lidhje,ne jena moqal i europes me varferi me te madhe ne te dhe me papunesi me te madhe ne europ e ky hemoroidi blegron dhe e nenevlerson kete popull te vonuar ne zhvillim mendor qe ja ka qit voton keti gey ministri
artan morina (zvicerr): 04-02-2012 21:40
po habitem qysh po mujn gazetaret gjate intervistes se ketij zoterotes me u duru e mos me e gjujt me naj kepuce, si ai trimi qe e pati gjujt bushin!
Hasan (Prishtine): 04-02-2012 19:40
O jo babo o Ministermir e ki , se rok Kosoven kriza i rroke qeto shtete e dyshimta e te ligshta si Gjermunia,Franca ,Italia,Cvicra etj etj se neve sna rok se jena celik nuk i frigovemi asni anmik
bekimi (france): 04-02-2012 18:51
o bedri mercedesi.kriza nuk te rrok ty se populli esht ne kriz qe 12 vjet .ooooo i mjer.
ILIRJANI (france): 04-02-2012 18:48
haha po nuk ka faj o komentus te dashur ku far bukuroshi se me te vertet se kosoven nuk e ka prekur kriza globale pasi ne kosove nuk prodhohet asgje dhe nuk kan asgje per te shitur me perjashtim te patates per ket shkak ky far bukuroshi nuk e ndien krizen globale ne bugjetin e tij zoti e din se sa vjedhin e kush si pengon e sa per fukara as nuk i intereson te mjerit.nuk ka faj ky fajet i keni vet zoti ju ndihmoft.
mili (zvicer): 04-02-2012 18:14
hallall minister je se ja ki qellu,a munesh ti me na tregu kur nuk ka pasur kriz ne kosove,se a ka a ska populli i shkret e din,ma mir me than ska kriz per ministra e ateher plotsisht ta besojm,qekjo osht per marre ,o hashim hamza.
STRELLCI (STRELLC): 04-02-2012 18:04
Hamza: Kosovën s?e ka prekur kriza...Per ta dhën një deklaratë te tillë njeriu ose duhet te jet i pimë e i bëm rrotë ose duhet te jetë totalisht BUDALLË.
V12 \' 7er (Bochum): 04-02-2012 17:56
Jo more qfar krize, Ekonomin e ka shume te "zhvillume" standardet jane perfekt, shteti me i fort ne "Evrop".Veq Korupcion ka se Kriz jo, edhe fukarallak deri ne fyt, Zoti ftyren ju marroft qe e murt Popullin ne qafe.
Guri i madh (Gjermani): 04-02-2012 17:40
pse a jena dal naj her prej krize,a na gjithmon kena qen ne kriz ku ka ma kriz kur krejt rina bredhin rrugve ku ka ma kriz se penzioneri qe ka punue 40 vite i merr 90 penzion ,qili syt o Bedri hamza se populli esht para varfris se skajshme ,po ndoshta ti e ke llogarit me juve te PDKes qe krejt pas lufte u bet multi milonera e dita dites veq po ju shtohet kapitalli ,zotri hamza aj rripi i juaj qytetarit te thjesht i bjen i madh tri her e sjell per trupi
JAKUP BAJRAMI FINLAND (HELSINKI): 04-02-2012 17:02
BRAVO MINISTER MIR E KIE.-SKINI QA SHITNI,VEQ NSHITSHI KUNGJA DVORREVE
ramadan (itali): 04-02-2012 16:35
po i cofti esht i coft ai ska as kriz as smundje se esht i coft
vetoni (rahovec): 04-02-2012 16:25
opilargji mos ke marrnoj shpric se krizat ika kap shtetet eforta e mos diskutojm per kosoven qe hon edon eshte kan evarfer etij me shokt etu ebat edhe ma te varfer
malsori (malsij): 04-02-2012 16:21
o analfabet qka po me noni qe populli eshte ipadishem si ju edhe dilni me kto deklarata per qfar rritje ekonomike je ka rren nga qka nga varrferija eqytetarit urrit si spoku vjen turp e nuk po me noni qe zoti ko mju denue qka jemni tue ba bne ket popullmore imjer
Rahoveci (rahovec): 04-02-2012 16:00
Heu po baloshi qe koke, po ti vertet qenke met dergu ne hapsane aty ku ka neuropsikiatri more. Po kosova pa lind e ka kaplu kriza, pasi ka lind e keni thellu ju e vet ti more gjysmak. Po kujt i thuhet qe nuk e ka kaplu kriza more verban e qyrr. Po a nk pot shohin syt he mozamakeq per ato frym qe kan drejtu syt nga ti.
Agroni (Prishtine): 04-02-2012 14:39
Po ku e rrok fukaren KRIZA kur gjithe e ka KRIZE. Per qka po i shitni krej senet e shpise (Kosoves), po doni me i vjedh edhe paret e gjyshes (pensionet tona) o papaka.
politikani pa parti (Prishtine): 04-02-2012 14:29
KRIZA SE RROK QEVERINE,PO E RROK POPULLIN
alban (kosove): 04-02-2012 14:27
Keta politikan vertet e marin popllin per budalla,normal qe te varferit nuk i prek kriza se edhe ashtu te varfer jan,kurse ky zoteria lirisht mund te thot per veti qe nuk e ka prek kriza sa eshte ne qeveri.
magjupi i vogel (Prishtine): 04-02-2012 13:47
Qfare krise, une magjupi i vogel qe e shtrij doren ne rruge dhe ju ne qeveri jemi te njejte, derisa Evropa e USA na dergojne NDIHMA HUMANITARE ska krise ketu, rrofshin ndihmat dhe rrofshim ne PARASITAT.
luto fukaraja (shkretihane): 04-02-2012 13:43
nuk e ka prek kriza ekonomike se nuk ka ekonomi fare shtet social ndoshta ministrin se ka prek veq mu po
Muhamet Beqiraj (Zurich): 04-02-2012 12:49
Normal se nuk e ka prek kriza juve me rrogate mira,si askush ne rajon prej kryetares se shtetit deri te sekretareshat e juve,por pyteni pensionistat dhe puntoret e dhjesht si e kalojn muajin deri ne funde vetum rryme nuk ju dalin ndoshta me e pagua edhe per 30 dit te muajit as 50 pergjinde nuk kan rryme,dhe une ketu jetoj i 5 antar i familjes dhe paguaj rryme 51.70 frang ne muaj, te mjert populli ne duart e kuj asht jete....
papaku (prishtine): 04-02-2012 12:43
Qeveria dhe ministrat nuk jane ne krize, se populli i Kosoves jo qe eshte ne krize, por ne krize shume te thelle, dhe vetem per nje arsye, se ju jetoni ne lluksin me te madhe e pergjegjesin per pune qe e keni marre nuk e beni si duhet sepse ua rezikon lluksin qe e beni
Toni (Kosove): 04-02-2012 12:40
C'ka me prek dicka qe nuk ekziston!
Arsim (Gjermani ): 04-02-2012 12:30
Hahahahahahahahahahhahahahahahahha e bre n. T'plasin keta politikant tane 70% papunsi , rrogat me te ulta ne evrop , vendi me i varfur ne evrop Ky gomari thot mir eshte puna oooooo e mos plas. 20 pluma ne koke me ti dhan nuk mu kishin dhimt bre far e flliqt.
bekim (gjermani): 04-02-2012 12:29
ket artikull se lexova fare se vet titulli i artikullit me jep me kuptue se per cfar artikulli esht fjala,kosova esht ne kriz ekonomike e politike qe nga viti 1989,mos ti hym ne histori por te flasim per te sotmen,kosova nuk ka sigurim social,kosova nuk ka sigurim shendetsor,kosva nuk ka rezerva shtetnore,kosova nuk ka te hyra financiare edhe ato qe jan jan me te vogla se nje fabrike mesme e gjermanis ta marrim psh HENKELIN, qe prodhon deterzhente (PERSIL),papunsia mendohet diku 40 perqind,aspak e vertet,papunsia arrin diku 70 perqind,un nuk di se si mund te jet nje vend ne kriz ndryshe,apo kta politikan po flasin per veten e tyre qe nuk kan kriz,....

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51