| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
(E plotėsuar) Falimentimi i gjigantėve evropianė tė aviacionit nuk pritet tė kalojė pa pasoja edhe pėr pasagjerėt kosovarė. Kėta tė fundit sė shpejti pritet tė ballafaqohen me shtrenjtim tė aviobiletave, pasi qė nė treg do tė mbeten vetėm lojtarėt e mėdhenj tė aviacionit, tė cilėt do ta shfrytėzojnė monopolin pėr ngritje tė kostos sė udhėtimeve.
Kėshtu thonė drejtuesit e agjencive turistike kosovare, sipas tė cilėve nė shtrenjtimin e kostos sė fluturimeve ajror ka ndikim edhe kriza nė Gjirin Persik, ku kerozina pėr avionė ėshtė shtrenjtuar dukshėm.
Aviacioni shumė shpejt do tė shndėrrohet nė luks pėr shumė pasagjerė, paralajmėron drejtuesi i agjencisė mė tė madhe turistike kosovare Eurokoha, Remzi Ejupi.
Kjo bindje Ejupit i ėshtė forcuar edhe mė shumė pas falimentimit tė fundit tė aviokompanisė sė njohur hungareze Malev, e cila organizonte shumė fluturime nga vende tė ndryshme tė Evropės dhe botės pėr dhe nga aeroporti ndėrkombėtar i Prishtinės Adem Jashari.
Pas falimentimit tė Malev-it dhe aviokompanive tė tjera evropiane, nė treg do tė mbesin vetėm aviokompani tė fuqishme, tė cilat do ta shfrytėzojnė monopolin me ngritje tė ēmimit tė biletave, shprehet Ejupi.
Ejupi sqaron se tregu kosovar i Malev-it mund tė bjerė nė duar tė aviokompanive austriake dhe turke, ndėrsa shumė kompani mė tė vogla vėshtirė se mund ti pėrballojnė falimentimit.
Malev sė fundi pushoi tė gjitha fluturimet pėr shkak tė vėshtirėsive tė mėdha financiare, ndėrkohė mijėra pasagjerė u ballafaquan me humbje tė fluturimeve tė planifikuara nė aeroporte tė ndryshme botėrore.
Njė fat tė tillė e patėn edhe shumė pasagjerė kosovarė, kryesisht emigrantė, tė cilėt u ankuan se kjo vonesė u kushtoi me humbje tė punės.
Pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare pėr mbrojtje tė konsumatorėve thonė se nė Kosovė nuk mund tė flitet pėr mbrojtje tė tė drejtave tė konsumatorėve.
Nė momentin kur u paralajmėrua falimentimi i Malev-it, automatikisht institucionet kosovare ėshtė dashur ta riaktualizojnė ēėshtjen e garancisė financiare pėr aviokompanitė, e cila do tė shfrytėzohej pėr kompensim tė konsumatorėve tė dėmtuar nga pushimi i fluturimeve, thotė Selatin Kaēaniku, drejtues i OJQ-sė Konsumatori.
Sipas tij, konsumatorėt qė kanė humbur punėn dhe planifikimet tjera duhet tė mbrohen nga institucionet e Kosovės, e jo nga ato tė Hungarisė.
Ai thotė se tė shpeshta janė rastet kur konsumatorėt kosovarė u kanė paguar bileta aviokompanive, apo agjencioneve tė ndryshme turistike dhe nga papėrgjeshmėria e tyre kanė mbetur duke pritur me ditė tė tėra dhe pa kurrfarė pėrkujdesjeje nė aeroporte tė ndryshme.
Kėto raste janė shndėrruar nė diēka tė zakonshme nė Kosovė. Shumė udhėtarė gjatė verės mbesin aeroporteve tė ndryshme nga papėrgjegjshmėria e kompanive qė u kanė shitur biletat, potencon Kaēaniku, duke shtuar se kjo tregon edhe pėr dėshtimin institucional nė mbrojtje tė konsumatorėve.
Malev ėshtė themeluar nė vitin 1946 dhe ėshtė konsideruar si krenaria e Hungarisė. Malev ka akumuluar borxhe prej 270 milionė dollarė dhe shpallja e falimentimit u bė i pashmangshėm, pasi qeveria e pėrfshirė nė vėshtirėsi financiare mė parė gjatė javės tė ndėrpriste subvencionet e saj pėr kompaninė.
Lajmi pėr falimentimin e MALEV-it vjen disa ditė pasi kompania spanjolle Spanair shpalli gjithashtu pėrfundimin e operacioneve, pas ndėrprerjes sė subvencioneve qeveritare, pėr shkak tė krizės ekonomike. Falimentimit nuk i shpėtuan edhe aviokompani gjermane, italiane, pėrderisa kompania American Airlines reduktoi njė numėr tė konsiderueshėm tė stafit pėr ti shpėtuar falimentimit.
Xhungla turistike
Nė fillim tė kėtij muaji, Kuvendi i Kosovės miratoi nė lexim tė parė Projektligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit nr.03/L-168 pėr turizmin dhe shėrbimet turistike, i pėrgatitur nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė (MTI).
Sipas Ministrisė, projektligji rregulln marrėdhėniet ndėrmjet institucioneve publike dhe subjekteve tjera nė Republikėn e Kosovės, nė kuptim tė kompetencave qė kanė tė bėjnė me turizmin, marrėdhėniet ndėrmjet personave fizikė dhe juridikė, vendas apo tė huaj, qė ushtrojnė veprimtari turistike.
Mirėpo, pėr Remzi Ejupin nga Eurokoha, institucionet e Kosovės nė vazhdimėsi po dėshtojnė ta miratojnė njė ligj tė mirėfilltė pėr turizmin, me ērast tregu i aviacionit ėshtė shndėrruar nė njė treg tė pėrshtatshėm pėr kompanitė e papėrgjegjshme.
Ai thotė se drejtuesit e agjencive turistike kosovare asnjėherė nuk janė ftuar nga institucionet pėr ti marrė vėrejtjet dhe rekomandimet e tyre pėr hartimin e njė baze tė mirėfilltė ligjore pėr turizmin.
Drejtuesit e agjencive turistike tashmė tė dėshmuara kosovare nuk po ftohen pėr ti marrė rekomandimet e tyre pėr hartimin e njė ligji tė mirėfilltė, prandaj konsumatorėt kosovarė janė tė pambrojtur, pohon Ejupi.
Bedri (podujev): 10-02-2012 11:42
Jetullah (Suedi): 06-02-2012 17:50
ahmet (münchen): 06-02-2012 13:52
aaaaaa (Germany): 06-02-2012 10:33
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 