Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Bora uli importin nga Serbia

Petrit Sherifi | 14-02-2012 09:48 CET

Zyrtarėt e Doganave tė Kosovės kanė bėrė me dije sė rėnia e impotit nga Serbia ėshtė bėrė pėr shkak tė motii tė lig, derisa ditė mė parė, pėr kėtė rėnie, ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila kishte thėnė se ėshtė sukses i saj, tė njėjtėn gjė e kishin thėnė edhe zyrtarė tė Lėvizjes Vetėvendosje.

Sipas zyrtarėve tė doganave, moti i lig dhe bora qė ka rėnė nė vend, ka ndikuar nė rėnie tė importit dhe eksportit tė mallrave krahasuar me periudhėn e njėjtė tė kėtij viti me atė tė vitit paraprak.

Adriatik Stavileci, zėdhėnės i Doganave, ka thėnė pėr “Zėrin” se janari dhe gjysma e muajit shkurt tė kėtij viti ka shėnuar rėnie tė importit pėr mbi 32 milionė euro, krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar, derisa sipas tij, edhe pėr eksportin vėrehet njė rėnie prej mbi 5 milionė euro gjatė kėsaj periudhe.

“Kushtet atmosferike kanė ndikuar nė zvogėlimin e importit nėpėr tė gjitha pikat kufitare”, ka thėnė Stavileci.

Ai ka thėnė se pėr shkak tė borės sė madhe qė ka rėnė ėshtė bllokuar edhe kufiri me Malin e Zi dhe dy pika tjera kufitare ajo e Globoēicės dhe Mutivodės.

Stavileci ka thėnė se vlera doganore pėr muajt janar-13 shkurt tė vitit 2012 e importit ėshtė 163 milionė e 541 mijė e 190 euro, derisa pėr periudhėn janar-13 shkurt tė vitit tė kaluar, Kosova kishte importuar 195 milionė e 806 mijė e 479 euro.

Kurse, sipas tij, Kosova ka eksportuar pėr muajt janar-gjysma e muajit shkurt tė kėtij viti 8 milionė e 126 mijė e 965 euro, ndėrsa pėr tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar kishte eksport 13 milionė e 514 mijė e 204 euro.

Sipas tij, kjo vėrehet edhe nga sasia e ulėt e importeve gjatė kėtij muaji, krahasuar me muajt e njėjtė tė vitit paraprak.

“Pėr momentin pika kufitare komerciale ėshtė e bllokuar vetėm me Malin e Zi (Kulla), kurse kalimet jo-komerciale janė tė bllokuara Globoēica dhe Mutivoda”, ka thėnė ai.

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė kishte thėnė ditė mė parė se rėnia e importit nga Serbia, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sektorin e prodhimit. Ajo pati deklaruar se nėse shikohet periudha para 20 korrikut tė vitit 2011, Kosova ka njė rritje prej 70 pėr qind tė eksportit pėr nė Serbi.

Dardan Sejdiu, anėtar i kryesisė sė Lėvizjes Vetėvendosje, pak ditė mė parė ka thėnė pėr “Zėrin” se me ngritjen e debatit dhe vendimit pėr reciprocitetin, dhe me fushatat tjera tė kėsaj lėvizjeje, ka luajtur rol nė ngritjen e vetėdijes qytetare rreth mallrave serbe dhe nevojės pėr tė konsumuar produkte vendore.

Ai pati thėnė se kjo lėvizje e ka bėrė tė qartė edhe nė diskursin dhe programin e saj ekonomik qė e vetmja mėnyrė pėr t’u zhvilluar dhe pėr t’u forcuar Republika e Kosovės ėshtė duke promovuar reciprocitet nė ēdo aspekt.

“Ne gjithsesi konsiderojmė qė kėto aktivitete kanė pasur efekt nė kėto lėvizje, mirėpo reciprociteti i plotė ėshtė i domosdoshėm”, kishte thėnė ai.

3.0/5 (1 votë/a)
bleresi i plazma keksave (Prishtina - fshati me i madh ne Kosove): 19-02-2012 07:25
Po gezohem per Pranveren, do na sjelli lule dhe plazma keksa nga Serbia.
rrahman vitia (gjermani): 14-02-2012 12:56
Ndoshta bora e zbaton reciprocitetin ndaj serbis si qeverija naj dit edhe shkrihet,kjo anektod shum i pershtatet qeveris kosoves

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51