| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
Katėr vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, kosovarėt nuk krenohen me shtetin e tyre, duke parė secilėn ditė pushtetatėt duke e rritur luksin, derisa mundėsia pėr tu punėsuar vetėm sa vjen e zvogėlohet.
Kritikėt e pushtetit thonė se Qeveria ka dėshtuar nė luftimin e korrupsionit, dukuri kjo e cila ėshtė vlerėsuar qė nga partitė opozitare, shoqėria civile e po ashtu edhe Agjencia Kundėrkorrupsion, tė cilėt kanė thėnė se korrupsioni nė vend vetėm sa ėshtė thelluar.
Avdullah Hoti, drejtuesi i Grupit tė ekspertėve tė ekonomisė nga radhėt e LDK-sė, ka thėnė se ēdo raport ndėrkombėtar ka pėrfshirė korrupsionin, e qė kanė treguar vetėm se ėshtė thelluar korrupsioni nė vend.
Ai ka thėnė se pėr shkak tė korrupsionit tė madh, ėshtė dashur tė ndėrhyjė edhe presidentja e vendit. Presidentja e vendit ėshtė detyruar qė tė krijojė njė kėshill pėr luftim tė korrupsionit. Kjo nėnkupton qė kjo qeveri ka dėshtuar nė luftimin e korrupsionit, ka thėnė ai.
Sipas tij, korrupsioni nė vend nuk ka shėnuar as mė tė voglin progres, ngase siē ka thėnė ai, po tė kishte progres, nuk do tė kishte nevojė tė luftohej korrupsioni nga presidentja.
Glauk Konjufca, nga radhėt e lėvizjes Vetėvendosje, ka thėnė se lufta ndaj korrupsionit nė vend nga ana e qeverisė ka mbetur nė nivel tė fjalėve e fushatave, qė nuk kanė pasur as efektin mė tė vogėl.
Sipas tij, edhe vetė mėnyra se si ėshtė qasur kjo qeveri nė luftimin e korrupsionit tregon joseriozitet pėr ta luftuar atė. Krijimi i secilit institucion agjencione tė vetat pėr tė luftuar korrupsionin tregon qasjen e tyre dhe tani kėto janė rezultatet, qė tregojnė thellimin e kėsaj dukurie, ka thėnė Konjufca.
Konjufca ka thėnė se edhe kėshilli i fundit i krijuar nga presidentja e vendit do tė ketė efektin zero, duke u bazuar nė agjencitė e krijuara mė herėt. Korrupsioni luftohet me drejtėsi, e jo me fjalė, ka theksuar ai.
Ndėrsa, nga radhėt e shoqėrisė civile ėshtė vlerėsuar se korrupsioni nė vend vetėm sa po thellohet, duke e quajtur katėrvjetorin e pavarėsisė si festė qė i lidh politikanėt pėr korrupsion.
Avni Zogiani, drejtues i organizatės Ēohu, ka thėnė se mosrealizimi i pavarėsisė edhe 4 vite pas shpalljes, ka lidhje direkt me korrupsionin. Ai ka thėnė se Bashkimi Evropian nuk po gjen konsensus pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės, nga njė presion i vazhdueshėm nga Serbia e Rusia, gjė qė edhe po lyp status kohė.
Kjo status kohė po kėrkohet pėr shkak tė korruptimit tė liderėve vendorė, e qė po pėrfitojnė edhe ndėrkombėtarėt, ka thėnė Zogiani. Ai ka shtuar se qė nga paslufta, nuk ka fare progres nė parandalimin e korrupsionit.
Jo qė nuk ka progres, por edhe qeveria i ka ēuar duart qė tė bindė popullin e vendit se nė vend nuk ka korrupsion, ka thėnė Zogiani.
Pėr Zogianin, po tė ishte vetėm partia nė pushtet e korruptuar nuk do tė paraqiste ndonjė problem tė madh, por sipas tij, ai e sheh se tė gjitha partitė nė vend e kanė bazė korrupsionin.
Po ashtu zyrtarė tė Lėvizjes FOL kanė thėnė se korrupsioni dhe krimi i organizuar po dėmtojnė progresin ekonomik tė Kosovės. Ata i kanė vėnė njė titull kėsaj feste, Politikanėt rreth korrupsionit tė pėrbashkuar, ngase e shohin si liri vetėm pėr politikanėt.
Ėshtė njė protestė qytetare karshi njė sjellje tė pacipė prej anės sė elitės politike tė vendit, e cila e ka zhytur shtetin nė korrupsion ėshtė thėnė gjatė njė aksioni qė ka marrė kjo lėvizje gjatė ditės sė premte.
Sipas tyre, korrupsioni ėshtė i shpėrndarė nė tė gjitha institucionet e shtetit sepse ky ėshtė vullneti i elitės politike tė Kosovės, tė cilėt buxhetin publik tė vendit e kanė shndėrruar nė njė burim tė pėrhershėm tė financimit tė kėnaqėsive tė tyre.
Preteni: Nuk do ta udhėheq mė AKK-nė, nėse nuk ka rezultate
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisė Kundėr Korrupsion, ka thėnė se nuk ka rezultate nė parandalim tė korrupsionit nė vend. Sipas tij, nėse shihet nga paslufta, e po ashtu katėr vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė vendit, ka njė lėvizje tė vogėl nė kėtė drejtim, por jo ashtu siē ishte pritur.
Ai ka thėnė se pret qė vitin tjetėr tė ketė rezultate konkrete lidhur me rastet tė cilat hetohen pėr korrupsion. Jam i bindur qė nuk do tė udhėhiqja njė institucion kaq tė rėndėsishėm pėr luftimin e korrupsionit nėse nuk do tė shihja qė vitin tjetėr do tė ketė progres nė parandalimin e korrupsionit nė vend ėshtė shprehur Preteni.
Preteni ka pohuar se pėr tė zgjidhur njė problem duhet tė debatohet, dhe se sipas tij, tani nė vend ka debate tė mjaftueshme pėr korrupsionin dhe se sheh zgjidhje nė kėtė drejtim. Deri mė tani ka fjalė, ka raste tė korrupsionit, por mungojnė shifrat e dėnimeve pėr kėto vepra, thotė ai.
Ai ka premtuar se pesėvjetori i pavarėsisė sė Kosovės do tė flasė me shifra konkrete nė parandalimin e korrupsionit.
topi (prishtine): 19-02-2012 12:27
xhema (Oelde): 19-02-2012 11:13
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 