| Prishtinė | ![]() |
| 20° |
(E plotėsuar nė ora 15:45) Prishtinė. Mostransferimi i 16.2 milionė eurove nga konzorciumi Cosmocell nė buxhetin e Kosovės i ka nxjerrė telashe tė mėdha Bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART). Pėr kėtė ēėshtje kreu i Bordit tė ART-sė, Ekrem Hoxha, i ka dėrguar tė hėnėn (dje) raport kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nė lidhje me garancinė bankare Nr. 106199190107.07, tė cilin raport ka arritur ta sigurojė edhe gazeta Zėri.
Konsorciumi Cosmocell, nė kuadėr tė tė cilit ishin kompanitė Capital Menagement Holding PLC, Dukagjini dhe Kujtesa, nė vitin 2006 ishin shpallur nga ART-ja fitues tė preferuar tė tenderit pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile nė vend, pasi qė kishte ofruar 81 milionė euro pėr licencė. Me rastin e ofertimit nė tender ky konzorcium kishte dėrguar garancinė bankare me 20 % tė ēmimit tė ofertės nė vlerė prej 16.2 milionė euro dhe me afat validiteti deri mė 16.01.2012.
Ky konzorcium ndėrkohė ishte skualifikuar nga ART-ja, pasi qė kishte dėshtuar ta paguajė shumėn e ofruar pėr licencė prej 81 milionė euro brenda afatit ligjor prej 14 ditėsh dhe nė vend tė saj kompani e preferuar ishte shpallur kompania e IPKO me konzorciumin Telekom Sllovenia+ Mobitel, pasi qė pėr licencėn e dytė kishin ofruar 75 milionė euro. Mirėpo, me rastin e dėshtimit tė pagesės sė shumės sė licencės prej 81 milionė euro, ART ėshtė dashur ta transferojė nė thesarin e shtetit garancinė bankare pėr ekzekutimin e 16.2 milionė eurove nga Cosmocell, tė cilėn gjė qė 4 vjet nuk e ka bėrė.
Pėr mostransferimin e 16.2 milionė eurove nga Cosmocell nė buxhetin e Kosovės pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe deputetė tė pavarur kanė bėrė denoncim nė prokurorinė e EULEX-it, e cila tashmė ka konfirmuar se ka filluar hetimet pėr kėtė ēėshtje.
Arsyetimi i Hoxhės
Nė raportin e kreut tė ART-sė dėrguar kreut tė Kuvendit tė Kosovės thuhet se garancia bankare Nr. 106199190107.07) ėshtė i lėshuar nė 3 kopje origjinale mė 15.01.2007 nė Arezzo tė Italisė nga institucioni financiar LA Stella finanziaria SpA nė emėr tė pėrfitimit tė obliguesit, Consortium Kosova Mobile(Capital Menagement Holding PLC dhe Kujtesa LLC) me adresė pėr kėtė akt/garancion bankar nė Adorno& Wyller Capital Management SPA Via Riccardo Lombardi 19/6, 20153 Milano(Itali, VAT 04774630968 pėr llogari(pėrfituesin) Autoritetin Rregullator tė Telekomunikacionit(ART).
Kryetari i ri i ART-sė, Ekrem Hoxha, deklarohet, sipas kėtij raporti, se gjatė pranim- dorėzimit zyrtar tė detyrės nga ish-kryetari i Bordit, Anton Berisha, proces i administruar mė 6 tetor 2010 nuk ka pranuar ndonjė referencė apo udhėzim zyrtar/formal apo joformal lidhur me ēėshtjen e garancisė bankare dhe se lidhur me temėn e njėjtė nuk ėshtė diskutuar asnjėherė brenda institucionit tė ART-sė deri me rastin e parashtrimit tė pyetjes parlamentare gjatė seancės sė Kuvendit tė mbajtur mė 25 shkurt 2010.
Mirėpo, tė kundėrtėn e thotė deputeti i pavarur nė Kuvendin e Kosovės, Driton Tali. Sipas tij, nė seancėn e 17 shkurtit tė vitit 2009 nė Kuvendin e Kosovės e ka ngritur ēėshtjen e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile, por prej asaj kohe e deri mė tash nuk ka marrė ndonjė pėrgjigje. Deputeti Tali thotė se Lulzim Kurtaj, i cli ka qenė pėrgjegjės pėr garancinė bankare tė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile ėshtė shpėrblyer, duke u zgjedh anėtar i bordit tė kėtij institucioni. Ai thotė se prej vitit 2007 e deri mė tash ART-ja nuk e ka deponuar garancinė bankare nė thesarin e Kosovės ART-ja nuk mund ta mban garancinė nėse e ka nė sirtarė tė saj, por duhet tė ēojė pėr ta ekzekutuar nė buxhet, tha ai.
Tali thotė se ėshtė e pakuptimtė pse ART nuk e ka dėrguar deri mė tani nė thesarin e shtetit garancinė bankare prej 16.2 milionė euro dhe sipas pasojė e kėsaj, ai thotė se nėse llogaritet kamata e kėtyre mjeteve prej 4 %, atėherė pėr 3 vjet buxheti i vendit ėshtė dėmtuar pėr rreth 200 mijė euro.
Akuzat e Zogianit
Edhe Avni Zogiani nga Organizata pėr Dinjitet dhe Anti Korrupsion, Ēohu, thotė se historia e garancisė bankare pėr tenderin e dytė tė telefonisė mobile ėshtė histori e pėrzierjes sė krimit tė organizuar me politikėn.
Sipas tij, ky problem ėshtė bllokuar edhe nė Kuvendin e Kosovės nga ish-kryeministrat dhe ministrat aktual tė blerė nga korrupsioni dhe ėshtė mirė mė nė fund qė EULEX-i po merret me ēėshtjet qe ne jemi munduar me i ngrit tash e pesė vjet.
Ėshtė mirė mė nė fund qė EULEX i po merret me ēėshtjet qė ne jemi mundu me i ngrit tash e pesė vjet. Mirėpo, ėshtė shumė e rėndėsishme qė rastet si ky, qė janė zemra e korrupsionit ne Kosovė, tė hetohen deri ne fund. Njeriu kryesor si pėrgjegjės pėr kėtė problem, Anton Berisha, ėshtė shpėrblyer nga presidenti me pozicionin ambasador nė Slloveni,tha ai.
Ndėrkaq, Myzejene Selmani, kryetare e komisionit parlamentar pėr Ekonomi, thotė se nga fillimi e deri mė tash ka pasur shumė pa rregullsi dhe paqartėsi rreth garancisė bankare qė e ka ofruar kompania Cosmosel.
Nė konluzionin e raportit tė ART-sė thuhet se Bordi i kėtij institucioni konfirmon gatishmėrinė e menjėhershme dhe pėrgjegjėsinė zyrtare qė nė rast tė gjykimit tė pėrmbushjes sė kushteve pėr ekzekutimin tė pėrmbushė obligimin pėr tė iniciuar procedurat e paraqitjes pėr ekzekutim tė garancisė bankare para thesarit, Ministrisė sė Financave apo Bankės Qendrore, tė cilėn gjė nuk e kanė bėrė qė disa vjet.
Lluka: Garancia ka qenė origjinale
Njėri nga partnerėt e konzorciumit Cosmocell, Ekrem Lluka, i kontaktuar tė hėnėn nga Zėri ka thėnė se institucionet kompetente duhet ti ndjekin procedurat e nevojshme pėr ekzekutimin e garancisė bankare. Ai ka mohuar qė kjo garanci bankare tė mos ketė qenė origjinal.
Qysh ska qenė origjinal garancia bankare. Mos me pas qenė origjinal sdo tė mund tė merrnim pjesė nė tender, ka konfirmuar Lluka.
Policia pėrgatit tender pėr Porshe Prishtina
Feith anuloi konkursin e bordeve
Zonat ekonomike me kopshte fėmijėsh e deponi gazi
Shqipėria tėrhiqet - Shėngjini si falet Kosovės
Lugina e Preshevės, ndjehet e tradhtuar
OEAK, e shqetėsuar me prokurimin publik
Riinvest, 17 vjet aktiv nė zhvillimin ekonomik
AGPK pėrcjell me vėmendje rastin Zhugolli - Zėri
261 zyrtarė nuk e kanė deklaruar pasurinė
OSHP-ja vulos dallaveret e PTK-sė
Pompat e benzinės, tė privilegjuarat e shtetit
Shqetėsim i Qeverisė, siguria e furnizimit me energji dhe mjedisi
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin | 5 vota
Teposhta e ATK-sė | 4 vota
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit | 3 vota
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit | 3 vota
AGPK pėrcjell me vėmendje rastin Zhugolli - Zėri | 3 vota
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė | 2 vota
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova | 2 vota
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri | 2 vota
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender | 2 vota
Pompat e benzinės, tė privilegjuarat e shtetit | 2 vota
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat | 1 vota
IPKO: Hej, pse po pret? | 1 vota
OSHP-ja vulos dallaveret e PTK-sė | 1 vota
Riinvest, 17 vjet aktiv nė zhvillimin ekonomik | 1 vota
OEAK, e shqetėsuar me prokurimin publik | 1 vota
Lugina e Preshevės, ndjehet e tradhtuar | 1 vota 