| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Prishtinė. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pret qė gjatė kėsaj jave ta investojė jashtė vendit nė periudha mė afatgjate fondin e mirėbesimit, i cili ėshtė grumbulluar nga shitja e ndėrmarrjeve shoqėrore. Po ashtu, drejtuesit e Agjencisė shpresojnė se njė pjesė e kėtij fondi, i cili kap shumėn e pėrgjithshme prej mbi 460 milionė eurosh, shumė shpejt do tė kthehet dhe tė investohet nė Kosovė.
Zėdhėnėsi i AKP-sė, Ylli Kaloshi, ka konfirmuar tė dielėn pėr Zėrin se mjetet nga njė pjesė e fondit tė mirėbesimit pritet tė deponohen gjatė kėsaj jave jashtė vendit.
Sipas tij, norma e kamatės qė AKP aktualisht fiton nga paratė nė mirėbesimit tė mbajtura nė llogaritė rrjedhėse ėshtė 0.10 %. Mirėpo, sipas tij, me investimet e kėtyre mjeteve nė periudha mė afatgjate, pėrkatėsisht nė 3 ose 6 muaj, pėr dallim nga vetėm disa ditė qė i investon BQK edhe interesi do tė rritet.
Ai thotė se ka pasur edhe diskutime lidhur me mundėsinė qė njė pjesė e kėtij fondi tė kthehet dhe tė investohet nė Kosovė.
Megjithatė, AKP nuk mund qė mjetet e Fondit tė Mirėbesimit ti investojė pa pėlqimin e Pėrfaqėsuesit tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė, Piter Feith.
Zėdhėnėsi i Feithit, Andy McGuffie, ka thėnė pėr Zėrin se sa i pėrket fondit tė privatizimit, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar ka deklaruar se Ligji dhe Propozimi Gjithėpėrfshirės i Statusit (PGJS) pėrcakton rregulla tė qarta mbi menaxhimin e kėtyre burimeve, pėr tė siguruar mbrojtjen e tyre.
Sipas tij, tė gjitha fondet e tilla duhet tė ruhen me mirėbesim pėr tė mirėn e pronarėve dhe kreditorėve pėrkatės dhe tė mbahen nga Agjencia Kosovare pėr Privatizim (AKP). Fondet tepricė tė mbajtura me mirėbesim nga AKP-ja do tė transferohen nė buxhetin e Kosovės pas pėlqimit tė tė gjitha kėrkesave qė janė dorėzuar me kohė dhe qė janė pėrcaktuar tė jenė valide dhe pas skadimit tė afatit pėr dorėzimin e kėrkesave tė tilla, ka potencuar McGuffie.
Ai ka potencuar se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bordin e vet tė drejtorėve qė para sė gjithash ėshtė pėrgjegjės pėr tė marrė vendime strategjike, pėrfshirė investimin e fondeve.
Sa i pėrket mundėsisė sė investimit tė kėtyre mjeteve nė Kosovė, McGuffie ka pohuar se gjithnjė kanė theksuar se Propozimi Gjithėpėrfshirės i Statusit kėrkon qė fondet duhet tė investohen nė mėnyrė tė sigurt, nė instrumentet e vlerėsuara si koeficient i investimit nga agjenci ndėrkombėtare tė rejtingut.
Letra tė tilla me vlerė nuk ekzistojnė pėr momentin nė Kosovė, sė paku jo nė njė nivel adekuat dhe nuk i takon ICO-sė qė tė spekulojė se a do tė ndryshojė kjo nė tė ardhmen, ka sqaruar ai.
Nė anėn tjetėr, Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit Parlamentar pėr Ekonomi, thotė se komisioni qė ajo e drejton e mbėshtet kthimin e fondit tė privatizimit nė Kosovė, nėse ekzekutivi i vendit ka ndonjė projekt konkret se ku do tė investohen ato.
Nė tė kundėrtėn, sipas saj, njė iniciativė e tillė nuk do tė ketė pėrkrahjen e Kuvendit.
Ne nuk e mbėshtesim kthimin e fondit tė privatizimit qė tė shpenzohet nė dreka dhe darka zyrtare, mirėpo e mbėshtesim kthimin e tyre nėse ekziston ndonjė projekt konkret se ku do tė investohen, shprehet Selmani.
Ajo thotė se njė pjesė e kėtij fondi mund tė investohet edhe nė bankat komerciale nė vend, duke ndikuar nė kėto tė fundit qė ti zbresin normat e larta tė interesit nė kredi.
Reduktime, nė raste avarie
Blerėsit potencialė i zvogėlojnė pagat nė PTK
Obama: Meritoj njė mandat tė dytė pėr rezultatet nė ekonomi
Edhe 10 milionė euro pėr import tė energjisė
Shtrenjtohen aviobiletat
Reduktime tė ashpra, KEK-u nė gjendje tė rėndė
Hamza: Kosovėn se ka prekur kriza
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia
Ulen pagat nė PTK
Falimenton Malev-i
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė
Skadon Plani Bansko
Kusari-Lila: Ne kemi fituar
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut
Haxha nė bankėn e tė akuzuarve
Odat e punėsimit familjarė | 13 vota
9 milionė euro pėr rrugė tė pakalueshme | 6 vota
Kusari-Lila: Ne kemi fituar | 5 vota
Shqipėria dhe Hungaria, luftė pėr Kosovėn | 4 vota
Alternativa nė garė me linjitin | 4 vota
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia | 4 vota
Ulen pagat nė PTK | 3 vota
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut | 2 vota
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė | 2 vota
Skadon Plani Bansko | 2 vota
Stepic nderohet nga presidenti austriak | 1 vota
Opsioni me i lirė linjiti | 1 vota
LDK: Pakoja fiskale, peng i vendimeve tė gabuara | 0 vota
KEK, 730 mijė euro pėr shėrbime mjekėsore | 0 vota
Kosovarėve su humbin kontributet nga Zvicra | 0 vota
Qeveria pėr linjit | 0 vota 