Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Tri zjarre në rajonin e Prizrenit
Publikuar: 18.03.2013 - 12:26
Foto: Ilustrim

Dje, rreth orës 5 të mëngjesit, policia në Prizren është informuar për një zjarr i cili kishte shpërthyer në konviktin e studentëve në Prizren. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes dyshohet se janë ndezur batanije dhe shtretër. Ende nuk dihet se kush i ka ndezur por dyshohet se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht. Zjarrfikësit janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Policë hetues dhe krimteknika kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Vlen të theksohet se në konvikt nuk banon askush.

Po të njëjtën ditë, rreth orës 7, butiku “Mimoza Teks” që ndodhet në rrugën ” Adem Jashari” në Prizren, është përfshirë nga flakët e zjarrit i cili ka shkaktuar dëm në vlerë 10 000 euro. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas pronarit të lokalit, shkaktari i zjarrit thuhet të ketë qenë korrenti elektrik.

Ndërkaq, sot rreth orës 4 të mëngjesit, në fshatin Gurbardh të Malishevës, është djegur gjerë në themel shtëpia e F. Berishës në të cilën banonte me familjen e tij. Edhe në këtë rast zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin që sipas pronarit, dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike. Për fat të mirë nuk janë raportuar lëndime në njerëz. /qik/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kronika e zezë