Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Ata e vranë Sokol Olldashin! (15 fakte të reja)
Publikuar: 26.11.2013 - 10:43

Qartazi, Ata e vranë Sokol Olldashin. Pas disa ditësh analizash, ekspertizash dhe komentesh mediatike mund të gjykojmë se Sokol Olldashi është bërë preh e një rrjeti mafioz politik që po pengon hetimin e ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik. Faktet për vrasjen e Sokol Olldashit janë tronditëse.

Policia shqiptare njoftoi mbrëmjën e së mërkurës se Sokol Olldashi së bashku me një person tjetër kanë humbur jetën në një aksident rrugor. Për më shumë se dy orë në vend ngjarje mbëriti i gjithë shteti, media, deputëtët miqtë e tij por edhe familja. Ndërkohë lajmi se në makinë ndodheshin dy persona dominonte në krye të gjitha transmetimeve live, shkruan opozita.com.

Nga ekspertiza e fundit e policisë rezulton se:

“Sipas verifikimeve të kryera nga aparatura e posaçme të lidhjes me kompjuter, ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima. Nga këqyrja e makinës, rezulton që Olldashi e ka graduar makinën që të lëvizte me shpejtësi deri në 45 km në orë përgjatë rrugës që ka përshkuar në tunel.

Por pasi ka dalë nga tuneli nuk i ka dhënë komandën që ta kthente drejtimin e mjetit në mënyrë mekanike dhe për shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vënë këmbën në pedalin e frenave”.

Nisur nga faktet, provat, analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve sot mund të themi se rrethanat e kësaj vdekje nuk janë aksidentale për këto arsye:

- Nuk thuhet destinacioni, adresa, personat dhe vendi nga vinte Sokol Olldashi. Ende nuk jepet asnjë provë se me kë person është takuar dhe sa kohë ka qëndruar, si dhe cfarë është biseduar mes tyre.

- Mungon një kronologji e aktivitetit ditor të Sokol Olldashit dhe veprimeve që ka kryer atë ditë.

- Mungon zbardhja e bisedave telefonike të Sokol Olldashit me personat e tjerë si dhe me kë është shoqëruar ditën që humbi jetën

- U ngrit një alibi e paqënë nga media se mund të ishte i shoqëruar me një vajzë por që ra si version për shkak se vajza nuk ishte aksidentuar

- Versioni që shoqërohej me një vajzë bie për shkak të jetës që bëte vitin e fundit Olldashi

- Bie cdo version që Olldashi të ketë bërë një jetë motelesh sepse ishte një nga ish ministrat me gjëndje shumë të mirë financiare dhe me disa shtëpi në qytet apo në plazhe e për rrjedhojë nuk kishte nevojë të hynte hoteleve me femra.

- Një person i dytë “e dashur” përjashtohet si hipotezë sepse Olldashi nuk kishte nga kush të fshihej nëpër tunelet e Elbasanit pasi jetonte i ndarë nga bashkëshortja prej më shumë se një viti.

- Nuk ka asnjë akt ekspertimi që të provojë se ishte i pirë dhe asnjë provë që të ketë qënë duke darkuar më parë diku në Elbasan

- Ka qënë më një shpejtësi krejt normale dhe krejt të pranueshme 45 km në orë që pavarësisht kthesave një makinë Mercedes e klasit 5000 S nuk mund të dalë jashtë rrugës në asnjë rast.

- Ishte me një makinë nga më të shtrenjtat dhe më të sigurtat në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit shumë të lartë. (cmimi 127.000 Euro)

- Viktima nuk e ka ngarë makinën me sistem mekanik por automatik dhe ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima.

- Nuk ka frenuar dhe ska reaguar aspak në momentin e aksidentit duke lënë të kuptohet se ka qënë i pavetëdijshëm ose jo i gjallë në ato momente, pra mund të ketë qënë i vdekur gjatë tunelit dhe më pas.

- Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund të jetë aktivizuar nga një person i dytë.

- Fshihet autopsia dhe nuk jepen detaje nëse goditjet në kokë janë nga aksidenti apo të shkaktuara në kafkë më parë nga pesona të tjerë.

- Nuk ka ekspertizë nga autopsia nëse kishte pirë lëndë alkolike apo toksike dhe nëse është helmuar nga persona të tretë dhe nëse po deri në në cfarë sasie.

- Varrimi u zhvillua pa u plotsuar as 15 orë dhe janë të paqarta arsyet e kësaj ngutje.

Për të gjitha këto pikëpyetje dhe fakte heshti parlamenti, qeveria, policia si dhe partite politike.

Policia dhe media ndajnë një përgjeqësi të përbashkët për vrasjen e Sokol Olldashit. Ata e njollosën Sokolin në publik. Ata që u shtrirën si miq nga bota e politikës apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si të vrarë dhe as si të aksidentuar por si një njëri të dyzuar deri në ndërrimin e jetës.

Ata e mjergulluan mes të qënit i vetëm apo i shoqëruar, mes të qënit esëll apo i rrafshuar, mes të qënit në aksion politik apo në një qefli publik, pas një ardhje nga puna apo nga jeta private. Ata nuk guxuan kurrë të thonë se cilët ishin armiqtë e Sokol Olldashit dhe nëse ata e vranë pasi e helmuan, rrahën, goditën, masakruan, dhunuan dhe nëse ai ishte marr peng për disa orë apo jo.

Ata heshtën dhe kurrë as e menduan që Sokoli ra në detyrë dhe prej detyrës sepse deshën të besonin ndryshe që Sokoli vdiq në aksident jo si Sokol i shqiptarve por si shok i gazetarve. E fundja edhe sikur vërtët të ishte ashtu sic ata gënjyen për aksidentin e tij, nuk bënë gjë tjetër vecse e vranë shumë rëndë madje më keq se një vrasje që mafia mund tia bëjë një politikani. Ata e vranë! ….. Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin në asnjë mënyrë. /opozita/


Komento
Komente (18)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
kur jugosllavija e tiltos u kacafyt me stalinin, komandanti i gjeneralshtabit te, në atë kohë armatës popllore të RDF te¨Jugosllavis gjeneral-koloneli Jovanovic u likudi në shtëpi të vetë në dedinje, pjesë e posaqëme e beogradit, si në tiranë "blloki i enver hoxhës", dhe u dërgua, apo vetëm u tha se: ,,u zu dukë ikë në kufirin sërbo-rumunë" po shkruj me germa të vogla se po më vjen mërzi me trusë ikonën për germa të mëdhaja. të gjithë jemi në rrezikë, tani, sepse e kemi pru ujkun në shtëpi, dhe po na bën qka po donë, po edhe po na vretë kan po don kur po don, kujt spo i jep llogarti, se është i mbrojtur si arushat. çka ëshe¨më e vështirë, kriminelët që po na vrasin, ko i quajm "miqë".
haxhsa
rekomanduar (0)
01 Dec 2013
18:09
 
kur jugosllavija e tiltos u kacafyt me stalinin, komandanti i gjeneralshtabit te, në atë kohë armatës popllore të RDF te¨Jugosllavis gjeneral-koloneli Jovanovic u likudi në shtëpi të vetë në dedinje, pjesë e posaqëme e beogradit, si në tiranë "blloki i enver hoxhës", dhe u dërgua, apo vetëm u tha se: ,,u zu dukë ikë në kufirin sërbo-rumunë" po shkruj me germa të vogla se po më vjen mërzi me trusë ikonën për germa të mëdhaja. të gjithë jemi në rrezikë, tani, sepse e kemi pru ujkun në shtëpi, dhe po na bën qka po donë, po edhe po na vretë kan po don kur po don, kujt spo i jep llogarti, se është i mbrojtur si arushat. çka ëshe¨më e vështirë, kriminelët që po na vrasin, ko i quajm "miqë".
haxhsa
rekomanduar (1)
01 Dec 2013
18:08
 
po cili pushtet te shtin me zore me varos te nesermit, as serbija nuk ka mujte me na shti me zore i kemi qel arkivolet edhe kem dasht me dit prej qkafit ka vdek po mos ja futni kot
edi
rekomanduar (4)
30 Nov 2013
16:19
 
Po kush ATA e vran ata munden te jen - ju pra rrethi i juaj qe keni qen bashk me te , me mir per hir te mbrojtjes se viktimes te mbyllet kjo qeshtje , u varros me nderime me te larta shtetrore me respektin me te madh . Pyetje si ky shkrim mundet secili te bej. Psh. Po pse me ate shpejtesi, po pse ne mbramje, po pse bint shi po pse ishte i vetem po pse nuk ishte i pavetem , etj
Dr shiko
rekomanduar (2)
30 Nov 2013
12:34
 
Enver Hoxha ka qen kryetar shteti dhe nga ky popull i perbuzun .pthu rac e qelbur ishet kane ... Po ky makine 130.000 eurosh mos te flasim per te tjerat . Po Shqiperin miqte e saje kan per ta bere copa copa .Nuk eshte haku i mafise por eshte haku qe i kan hy Enver Hoxhes njeriut qe e edukoi femren Shqiptare dhe keta i shtiu ne udhen e Zotit edhe pse skishte besim ne Zot ne kohen e tij.
F.A
rekomanduar (6)
28 Nov 2013
20:56
 
Evrau mafia e kuqe mjafton perse sju be autopsia ne darke u vra te nesermen u varros per te humbur gjurmet ku nje person e pa qe i shkeli syrin ne oren 21 20 ku gishtat ti fusin ne sy nuk i sheh ne krrabe ne mot me shitani duhet te presim vrasjen e ndonje tjetri qe mafia e kuqe e konsideron te djathte se ne shqiperi as ka patur dhe as ka te djathte
njazi canaj
rekomanduar (5)
27 Nov 2013
17:05
 
...Kaq i ri e me tane ate pasuri ne nje shtet te varfer si Shqiperia....ec e dije tani se cka po zihet...i ndare prej familjes, shume shtepia e vila si po ceket ne kete shkrim, veture te shtrejte..ishalla nuk e ka zene harami....
naseri-therande
rekomanduar (14)
27 Nov 2013
16:34
 
Per Xhaxhi Enver@ . Kur te permenden emra , si per te mire e per te keq duhet pasur shume fakte te qendrueshme , e jo si Ti ne shkrimin tend, or i nderuar . Une i Ti jemi te vegjel per te njollosur e akuzuar aq rende personaltetet ,si Sahih Berishen ish kryetar shteti dhe kryeminister e Shqiperise , dhe Lulzim Bashen , ish minister dhe tash kryetare i Bashkise se Tiranes . Pra duhet folur me gjuhen fakteve per gjithecka . E jo hava . Duhet qe te kesh turp per shkrimin tend . I cili eshte fund e maje shpefje, gnjeshtre trillime per dy persona shquar te jetes politike shqiptare .
Prizrenasi
rekomanduar (2)
27 Nov 2013
12:12
 
Po po Berisha dhe Basha pér gjaté gjith qéndrimit né pushtet jan marré me lloj lloj montime krimesh dhe vrasje té ndryshme dhe nuk éshté aspak pér tu habitur se né qofté se deputeti i ndjer Sokol Olldashi éshté njé aksident i pregaditur sigurisht qé vjen nga kto qelbésira dhe klani i tyre se kto jan té specializuar me kso gjérash té flliqta dhe pastaj jané té parét qé té qajné dhe kan perkrahje nga serbia, (ju mungon shum pushteti), qéllimi i tyre éshté gjithmon té gjejné njé ményr qé ta béjné popullin pér vete siq tentuan ditén e protestave kundra arméve kimike por nuk ja arriten dot dhe iken si té flliqté dhe tani mund té ishte tentimi i dyté i tyre, edhe ma mir i pregaditur me ba rremuj ende né Shqipéri, nuk ju dhimbset asgjé Shqiptare, kta jan té pa besé, qelbesira, tradhtar té kombit...
Xhaxhi Enver
rekomanduar (3)
27 Nov 2013
00:16
 
E ka vra benzi 150.000 euro,e njerzt ne shipri skan buke me hanger.
lemi
rekomanduar (6)
26 Nov 2013
20:26
 
Sali Derrisha dhe klyshi i tij Lulzim Bash jan ekzekutoret e Olldashit ashtu si dhe shume te tjer qe i zhduken dhe i vran Sali Derrisha eshte dora me e besushme e Serbe-Greke ne politiken Shqiptare njeriu i cili gjeri sa ishte si kryminister krijoj komunitetin Serb(me boshnjak)dhe hapi shkollen Serbe ne Fier
Scandal
rekomanduar (10)
26 Nov 2013
19:39
 
@Prizren amo tja ke fut si Lopa baglen! nese e kan vra atehere jan keta Greket ne pushtet.
Ballisti
rekomanduar (5)
26 Nov 2013
16:00
 
E vran ata qe e qajtën ditën dhe e vran natën. Jan shokët e tij të partis siq vran deri tash si Azem Hajdarin dhe shumë të tjerë. Kush tjetër pos Lulzim Bashës dhe Babi i Tij Saliu.
Prizreni
rekomanduar (11)
26 Nov 2013
14:17
 
Valla e kom dit mka shkue mendja se e kan vra! se 10 metra nen rrug me ra me nje shpejtesi shum te vogel me at vetur moderne hiq sma ka marr mendja se ka vdek nga aksidenti.
Ballisti
rekomanduar (16)
26 Nov 2013
12:39
 
O njerez, mos u merrni me propaganda, se familja e Oldashit ka pesuar mjafte nga vdekja e Sokolit dhe nuk eshte mire qe ata te ngarkohen edhe me nje spekulim i cili nuk eshte i bazuar ne as nje fakt te mirefillte.
Baca Enver/Gjermani
rekomanduar (4)
26 Nov 2013
12:36
 
KEQARDHJE,TRONDITJE...VDES NE MJEGULL NJI DEPUTET I RI,SHUME CUDI!? U BE AUTOPSI,KRIMI PERFITON MBI INJORANCEN ATY.. JO ME KESHTU,SHTET LIGJOR E ZOT DUAM NE TOKEN TON!
FEDE
rekomanduar (12)
26 Nov 2013
11:37
 
Eshte shum e vertete vjen fakti pas gjith atyra gjerava te varroset,ala pa dale asnje rezultat,mafia,partite armiqte e vrane Sokol Olldashin..
fatjon
rekomanduar (15)
26 Nov 2013
11:19
 
Sheme nje vdekje inigmatike . Sote ne Shqiperi gjtihecka eshte e mundshme . Ruana Zot . . Ose, sic thuhet mos tu lefshin te keqinjet , se ta bejne kulaqin sa ora e smerret vesh kurre se kush ta beri. Ndjese paste ,Sokol Oladashi , pioneri i domokracise pluraliste ne Shqiperi .
Prizrenasi
rekomanduar (16)
26 Nov 2013
11:04
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51