Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Arlind Sadiku, gazetar sportiv i vitit
Publikuar: 16.12.2013 - 16:33


Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë profesionistë të Kosovës, është ndarë çmimi “Ali Shala”, i cili jepet për gazetarin më të mirë të vitit. Gazetari i gazetës Zëri, Baki Berisha, është shpërblyer me çmimin e parë për gazetari të shkruar.

Për radio- gazetari çmimi i ka takuar Gani Kosumit të Radio Kosovës, ndërsa për televizion, Arlind Sadikut të Supersport Kosova.

Juria profesionale e përbërë nga Afërditë Fazliu nga Departamenti i Sportit të MKRS, Artan Rugova nga KOK-u dhe Xhavit Kajtazi gazetar sportiv, në fund çmimin kryesor ia kanë ndarë gazetarit të Supersport Kosova, Arlind Sadikut.

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51