Panairi Brüssel Motorshow ėshtė shfrytėzuar pėr shpalljen e motoēikletave mė tė mira tė vitit tė kaluar, pra tė vitit 2011, ndėrsa titullin International Bike Of The Year 2011 (IBOTY) e fitoi motoēikleta BMW K 1600 GT.
Titullin e motoēikletės mė tė mirė tė vitit 2011 (IBOTY) e ndau juria ndėrkombėtare e pėrbėrė nga 25 gazetarė tė specializuar nga fusha e motoēiklizmit. Motoēikleta BMW K 1600 GT i bėri pėr vete tė gjithė anėtarėt e jurisė me komforin dhe performancat e motorit gjashtėcilindėrsh me benzinė, ndėrsa ėshtė i pajisur edhe me teknologjitė e rafinuara siē ėshtė ABS, traction control, sistemin e navigimit, dritat adaptuese nėpėr kthesa dhe pezullimin e rregullueshėm elektronik.
Versioni turistik i motoēikletės bavareze e fitoi vendin e parė duke mbledhur 41 pikė. Nė vendin e dytė u gjend Ducati Diavel (32 pikė), ndėrsa vendi i treti i takoi motoēikletės Aprilia Tuono V4 APRC (22 pikė). Ėshtė interesant qė nė vendin e katėrt dhe tė pestė u gjenden pėrsėri motoēikletat e BMW-sė, i katėrti u gjend BMW K 1600 GTL (18 pikė), ndėrsa i pesti ėshtė motoēikleta BMW S 1000 RR i cili kėtė pozitė e ndau me motoēikletėn Kawasaki ZX 10R (te dy nė fund i patėn nga 16 pikė).