| Prishtinė | ![]() |
| 20° |
Automobilat elektrikė janė bėrė hit i vėrtetė kohėn e fundit. Ata shumė shpejt u bėnė tė parapėlqyerit e shumė personave, andaj ata mezi presin qė tė bėhet prodhimi edhe i modeleve tė paralajmėruar. Sipas anketės sė realizuar me adhuruesit e veturave elektrike, pesė automobila qė do ti paraqesim dolėn tė jenė mė tė dashurit dhe mezi pritet lansimi i tyre.
BMW Megacity
Pamja e tij vjen drejtpėrdrejt nga sci-fi filmat, por ultra-modernja BMW Megacity nuk ėshtė bash fantazi. Automobili elektrik i qytetit i BMW-sė do tė prodhohet nė vitin 2013, ndėrsa kjo shtyrje erdhi si rezultat i hulumtimeve tė shumta qė janė bėrė se a do tė pėlqehet apo jo kjo veturė. Ėshtė zhvilluar nėn projektin e BMW-sė ndėrsa programi Megacity do tė ketė jetėgjatėsi shumė mė tė madhe sesa automobilat e tjerė falė karrocerisė sė dėshmuar nga alumini, kabinės nga karboni pėr udhėtarėt dhe elektromotorit tė fuqishėm, duke pėrmendur kėtu edhe qėndrueshmėrinė.
Pritet pra qė Megacity tė mbetet nė qarkullim me dekada dhe se do tė nevojiten para tė vogla pėr mirėmbajtjen e tij. Kjo ėshtė njė punė e mirė, por ajo qė u intereson shumė vetave ėshtė ēmimi sa do tė kushtojė i cili ende nuk ėshtė bėrė i ditur, por pritet tė jetė goxha i lartė.
Audi A1 e-tron
Audi A1 e-tron, ėshtė i bazuar nė modelin qė fitoi shumė shpėrblime atė A1, dhe ky ėshtė pėrshkruar si Mega City Vehicle, i ngjashėm si BMW Megacity. Sipas pohimeve tė bėra deri tani nga ana e prodhuesit, ai ėshtė i aftė ti kalojė mbi 50 kilometra me njė bateri, pra me energji elektrike. Ajo qė ėshtė shumė gjė e mirė ėshtė se bateria e zbrazur mund tė mbushet shumė shpejt me energji, andaj mundet pastaj pa asnjė problem tė vazhdohet rrugėtimi me energji elektrike. Audi ėshtė duke planifikuar tė bėjė testimin e modelit A1 e-tron nė München, Gjermani, kėtė vit. Modeli e-tron, pritet tė prodhohet nė numėr jo aq tė madh, dhe ēmimi i tij do tė jetė bukur i shtrenjtė, dhe sipas informatave atė mund ta blejnė vetėm ata qė kanė xhepin e thellė.
Mazda 2 elektrike
Prodhuesi i njohur Mazda kohė mė parė bėri publike planet qė sė shpejti do tė futet edhe nė segmentin e veturave elektrike dhe kėtė me modelin i cili do tė bazohet nė automobilin shumė tė popullarizuar tė qytetit atė Mazda 2. Sipas burimeve brenda kėsaj kompanie pritet qė Mazda tė huazojė Toyota Hybrid Synergy Drive teknologjinė dhe pritet ta ketė autonominė e ngjashme sikur edhe Audi A1 e-tron. Prodhuesi japonez i automobilave parashikon qė ky model do tė jetė vetura mė e preferuar elektrike pėr qytet nė tė ardhmen, kjo falė karakteristikave qė pritet ti ofrojė.
Kia POP
Kia POP ėshtė njė koncept i prezantuar kohė mė parė dhe i cili ofron njė pasqyrė se si do tė duken veturat e sė ardhmes. Me karrocerinė prej ngjyrės sė kromit, me formė tė pazakontė tė dritareve, dyer tė stilit Gullwing dhe me transparencėn e saj, kjo veturė sigurisht qė do tė duket futuriste. Motori i saj do tė jetė prej 68 kuaj fuqi dhe prej 190 Nm si dhe pritet tė posedojė baterinė prej 18 kwh me litium, tė cilat kėto Kia POP-it i ofrojnė njė autonomi bukur tė mirė.
Disenjatori kryesor nė Kia Europe, Gregory Guillaume tha: Unė kėtė vizion jam duke e shtjelluar kohė tė gjatė nė kokėn time. Pritet qė makina qė do tė prodhohet nuk do tė lėshojė aspak zė dhe nuk do tė bėjė harxhime tė mėdha. Thėnė shkurt do tė jetė njė veturė qė do ti plotėsojė kėrkesat e njerėzve nė tė ardhmen. Prodhimi i saktė i kėsaj makine ende nuk ėshtė bėrė i ditur, kėshtu qė mund tė ndodhė qė adhuruesit e kėsaj veture tė presin edhe njė kohė derisa Kia POP ta sheh dritėn.
Ford Focus elektrik
Edhe prodhuesi i njohur Ford nuk deshi tė rrijė duar kryq kur ėshtė nė pyetje prodhimi i automobilave elektrik. Ata tashmė e kanė prezantuar modelin e tyre elektrik i cili bazohet nė veturėn shumė tė shitur nė tėrė botėn atė Ford Focus, andaj ata presin qė shitja e tij tė jetė shumė e madhe dhe se do tė ketė popullaritetin e Ford Focus-it normal. Kjo veturė ofron njė autonomi prej rreth 160 kilometra, ndėrsa mund tė mbushet nga prizma elektrike e shtėpisė. Mbushja e tėrėsishme e kėsaj makine zgjatė rreth tetė orė. Por, a do tė pėlqehet dhe a do ti ofrojė tė gjitha ato karakteristika qė i ka bėrė tė ditura prodhuesi pritet tė shihet.
Samsung e bleu mSpot-in
Meebo, pjesė e Google-s
iPod mė i rrezikshėm se radio
Ice Cream Sandwich nė Galaxy Note
Fshesa me tė cilėn mund tė flisni
Edhe sa do tė jetė Facebook pa pagesė
Ja si do tė duket iPhone i ri
Kur do tė arrijė dhe sa do tė kushtojė Mini iPad?
Aplikacionet e rreme tė Angry Birds
ThinkPad X1 Carbon
Sony dhe Panasonic pėr televizorė OLED
Diagnostikimi i sėmundjeve pėrmes Smartphone-ve
Fotoaparat ultra-rezistues nga Olympus
MacBook Pro i ri me ekran Retina
HTC Desire C
Fiat 500X, retro SUV-i nė pėrgatitje | 2 vota
Ekspansion i vijės DS tė Citroen-it | 1 vota
Q2, modeli mė i ri nga Audi | 1 vota
Informacionet e fundit pėr Golf VII | 1 vota
Edhe Mercedes me baby SUV | 1 vota
Sony dhe Panasonic pėr televizorė OLED | 1 vota
iPod mė i rrezikshėm se radio | 1 vota
HTC Desire C | 1 vota
Lamborghini Urus, revolucioni i madh | 0 vota
Porsche zhvillon model tė vogėl Sedan dhe karavan | 0 vota
VW Polo BlueGT | 0 vota
Jaguar sjell motorė tė rinj | 0 vota
VW zhvillon Crossover nė bazė tė Polo-s dhe Up!-it | 0 vota
Aston Martin DBS: Ultimate Edition | 0 vota
Sony Xperia SX dhe GX | 0 vota
Diagnostikimi i sėmundjeve pėrmes Smartphone-ve | 0 vota 