Prodhuesi i veturave Lamborghini ka vendosur tė zgjeroj modelin mė tė suksesshėm qė ėshtė punuar nėn shenjėn e demit. Modeli i ri Lamborghini Gallardo LP550-2 Spyder, kombinon stilin e kornizės sė hapur me sistemin e tėrheqjes me rrotat e prapme.
Ky version sjell atė kėnaqėsinė e vozitjes me kulm tė hapur qė mund tė vjen vetėm nga njė veturė super sportive me kulmin qė paloset dhe me performanca tė jashtėzakonshme.
Zemra e Gallardo-s sė re, motori 5.2 litėrsh me 10 cilindra, tani ėshtė pėrshtatur pėr sistemin e tėrheqjes me rrotat e prapme, duke ofruar performancėn mė tė lartė tė mundshme dhe kėnaqėsinė maksimale.
Ky motor ofron njė forcė prej 405 kW apo 550 kuaj fuqi, ndėrsa falė dizajnit tė lehtė tė karrocerisė dhe peshės prej vetėm 1520 kilogramėve, garantohet performancė fenomenale.
Kėshtu, LP550-2 pėrshpejtimin nga 0 nė 100 km/h, e arrin pėr vetėm 4.2 sekonda, ndėrsa shpejtėsia maksimale prej 319km/h, garanton njė vend nė mesin e veturave supersportive.