Tashmė njė kohė tė gjatė flitet se kėtė vit Facebook mė nė fund do tė dalė nė bursė, ndėrsa i besohet informacionit qė ėshtė botuar nė gazetėn Wall Street Journal, Zuckerberg dokumentacionin pėr dalje nė bursė, do ta dorėzojė qysh kėtė javė.
Tregtia nė bursė me kėto aksione tė kėsaj kompanie, pritet diku mes muajit prill dhe qershor, ndėrsa kur tė paraqitet nė bursė, pritet qė vlera e saj do tė arrijė mbi 100 miliardė dollarė. Duke marrė parasysh se Zuckerberg posedon njė tė katėrtėn e Facebook-ut, nė ditėn e daljes nė bursė pasuria e tij do tė rritet pėrreth 25 miliardė dollarė.
Pėr tu pėrgatitur pėr kėtė, Facebook gjatė muajve tė ardhshėm ka prezantuar risi tė shumta nė rrjetin e vet, kėshtu qė Timeline sė shpejti do tė bėhet njė detyrim pėr tė gjithė, janė prezantuar edhe aplikacione tė shumta nė tė cilat do tė kėnaqen pėrdoruesit e kėtij rrjeti social, ndėrsa para daljes nė bursė, pritet edhe prezantimi i Timeline pėr kompani.