Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Avancohet bashkëpunimi ekonomik me Luginën e Preshevës
Publikuar: 25.01.2013 - 01:01

Brenda Odes Ekonomike të Kosovës është themeluar Shoqata e Komunitetit të Biznesit nga komuna e Bujanocit e cila do të ketë për detyrë te loboj, promovoj, te përmirësoj dhe avancoj marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik ne mes te Kosovës dhe Luginës së Preshevës dhe Lugina te jete një ure e përparimit edhe te raporteve ekonomike me Serbinë.

“Sot ka qene një dite e veçante kemi pritur kryetarin e Komunës se Bujanocit me një grup te biznesmenëve, afër 30 prej tyre dhe kjo është një gatishmëri e Odes Ekonomike qe te beje atë qe mund te beje - avancimi i bashkëpunimit ekonomik ne mes te komunitetit te biznesit nga Bujanoci dhe Lugina dhe komuniteti i biznesit vendor me te vetmin qellim qe ky bashkëpunim te përmirëson ambientin dhe mirëqenien sociale ne Lugine, te japim kontributin tone qe këta trima te qëndrojnë atje dhe ekonomia te jete garanci e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë “, ka thënë me ketë rast kryetari i Odes Safet Gërxhaliu.

Ai ka theksuar se nga sot do te themelohet edhe shoqata e komunitetit te biznesit nga Bujanoci e cila do te jete ne kuadër te OEK-ut për te lobuar, për te promovuar dhe për te përmirësuar ose avancuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik ne mes te Kosovës dhe Luginës dhe Lugina te jete një katalizator ose një ure e avancimit edhe te raporteve ekonomike me Serbinë.

“Po e them ftesa është e hapur dhe qe nga sot fillon një kapitull i ri i bashkëpunimit ekonomik po e them duhet ta ndajmë politiken nga ekonomia dhe jemi dëshmitar te asaj qe vetme përmes kontributit ekonomik mund ti avancojmë këto procese te cilat do te jene ne favor te Kosovës ne f


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia