Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Mbi 64 mijë euro për shërimin e Bajrush Xhemajlit
Publikuar: 24.03.2013 - 16:49
Foto: Laura Hasani

Kryeministri Hashim Thaçi në dhjetor të 2009-ës kishte autorizuar një pagesë prej mbi 64 mijë eurosh për shërimin e Bajrush Xhemajlit në Vjenë që thesari konfirmon se ia ka paguar spitalit austriak, ndonëse një javë më parë Xhemajli pati thënë se nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga Qeveria.

Pak më shumë se gjashtë muaj që nga aksidenti i 21 majit 2009 me pasojë vdekjen e të riut Labinot Rrustemi, ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli -- i cili po ashtu kishte qëndruar shtatë ditë në gjendje kome -- kishte përfituar një ndihmë prej 64 mijë eurosh për shërim në Austri.

Përmes një vendimi të nxjerrë më 1 dhjetor 2009 nga Qeveria e të nënshkruar nga kryeministri Hashim Thaçi, ishte vendosur të mbuloheshin shpenzimet e shërimit të Xhemajlit në spitalin “Austrian Air Ambulance”.

Mjetet janë siguruar nga fondi rezervë i Kosovës i cili përdoret për rastet urgjente.

Xhemajli ka shërbyer si kryetar i Komunës së Ferizajt dhe vjen nga partia e Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës në pushtet në kryesinë e së cilës është rizgjedhur në konventën zgjedhore të PDK-së në muajin janar.

Thesari i Shtetit, që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, i ka konfirmuar Gazetës Jeta në Kosovë se kanë paguar rreth 65 mijë euro për shërimin e Xhemajlit me urdhër të Thaçit.

“Pagesa në shumën prej 64 mijë e 578 euro e 82 centësh për shërimin e z. Bajrush Xhemajli i është paguar spitalit ‘Austrian Air Ambulance’”, i tha gazetës menaxheri i raportimeve në Thesar, Xhevat Hasolli.

Thesari nuk ka treguar datën e pagesës. Spitali “Austrian Air Ambulance” nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen e gazetës nëse ka pranuar ndonjë pagesë nga Qeveria e Kosovës.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me Xhemajlin lidhur me këtë pagesë, mirëpo ai nuk i është përgjigjur telefonatave dhe nuk ka kthyer përgjigje as përmes postës elektronike.

Javën e kaluar gazeta ka raportuar se Qeveria e Kosovës kishte ndarë mjete financiare për shërimin e Xhemajlit, por ky i fundit kishte mohuar pranimin e tyre. “Unë, personalisht, për shërimin tim, nuk kam pranuar, asnjëherë dhe asnjë shumë parash”, pati thënë Xhemajli.

Në anën tjetër, Qeveria nuk ka ndarë mjete financiare për familjen e 21 vjeçarit nga Lipjani Labinot Rruestimit i cili humbi jetën në aksidentin e shkaktuar nga Xhemajli dhe të lënduarit tjerë në aksident.

Bajrush Xhemajli më 26 nëntor 2010 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ishte shpallur fajtor për shkaktim të aksidentit, duke u dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.

Ai për mëse dy vjet sfidoi me mjete ligjore dënimin me burg dhe tash së voni fitoi të drejtën e rigjykimit.

Sipas një raporti mjekësor, që i ishte bashkangjitur parashtresës për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg gjatë 2012-tës, thuhej po ashtu se Bajrush Xhemajli vuan nga një sëmundje që shkakton infarkt në mushkëri dhe që mund t’ia rrezikojë jetën.

Raporti ishte lëshuar nga mjeku Ilir Peposhi, nga spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Në raport thuhej se pacienti ka “diagnozë tromboemboli pulmonare dhe se gjendja e tij mbetet e njëjtë”. Kjo sëmundje manifestohet kur nga bllokimi i një ene, mushkëria nuk furnizohet me gjak. /Gazetajnk.com/


Komento
Komente (18)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Eshte per keq ardhje thenja e Lipjanit se Milloshi ka patur kujdes te madh per popullin e vet e kjo far qeverija e jon e hajnave kujdeset veq per hajnat e per te tjeret as qe ja ndin Veshi jo.Rren Bajrush qe nuk ka marr para se ato ose jan keqperdore ose jan pague me e sherue te keqin Bajrush,Bellagjija
demushlulajdemush_l---
rekomanduar (0)
29 Mar 2013
18:52
 
Po Hashimi se ja ka dhane paret e veta qe e paska deshte aqe forte e me rahmete.Rahmete se ka ndaj fukarase e ndaj Bajrese po se Bajra i vyne per vota .E fukarate vdesin per nje Insolin e bajra me pare te popullite shkone ne Austeriedhe e jka myte djalin e haseretit qeveri he drejtesi
azendeli
rekomanduar (1)
28 Mar 2013
20:10
 
mjerim mjerim aaaaa....garant edhe ne ate fature ka patur hajni....minimum bajrush faqja e zeze prej asaj fature i ka vjedhen te pakten 25.000 euro,jo per tjeter po per blerjen e vetures se re.
sara
rekomanduar (0)
27 Mar 2013
14:20
 
pse mos ia kane dhene atij qe vdiq a..jo jo ..hashim thaqit ja ka lane baba parate e kosoves...a femijet po vdesin per 1 euro e nuk po ia japin e ketij po ..hajnat e pdk..kriminelat
feha
rekomanduar (0)
25 Mar 2013
20:15
 
Qeveria jone nuk kujdeset kurre per mireqenien e popullit .Sa shume femije e sa e sa paciente tjere kane nevoje per sherim jashte vendit.Eper ta nuk merzitet askush se parate i hargjojne vete e per familjet e veta e populli le te hjeke. Kjo eshte qeveria jone e mykur.
vera
rekomanduar (1)
25 Mar 2013
15:54
 
Une mendoj se qeveria ka ber mire qe e ka finacu sherimin e Bajrush Gjemailit.sa i perket gjykimit te tij une Sa i perket drejtesis ne gjykimin e tij jam kunder ati denimi kapital, nga se Bajrush Gjemaili nuk e ka shkaktue ate tragjedi me qellim dhe se edhe vete ka qene ne rrezik per vdekje.
samiri
rekomanduar (1)
25 Mar 2013
12:45
 
Shemtimi i shteeit tone: ne vend se ne burg, ky tani ygerdhihet, e ai i shkretii, i riu, trupi i tij eshte kalbur si pasoje e veprimeve aventuriste te ketij rrugaci nga njeri ... dhe i jep te drejte vetetvetes te kundershtoj vendimin e gjyqit me kinse ekspertiza te reja sepse ky edhe me tutje e adhuro shpejtesine, tha me kenda te vozisi shpejte, e shpejtesia e nxorri ne anen e kunderte te rruges dhe e mbyti njeriun. A ka drejtesi ne kete vend ?
Bali Katravella
rekomanduar (3)
25 Mar 2013
11:37
 
Po sikur te vdiste z. Xhemaili per shkak te mosofrimit te ndihmes materiale nga qeveria jone, ju gazetaret do te ishit edhe me te ashper ne sulmet ndaj qeverise. Jeni ju gazetaret qe ndikuat qe ky aksident te politizohet se tepermi. Pse nuk shkruani edhe per raste tjera te ngjashme, kur shkaktaret e aksidenteve ne komunikacion , me pasoja vdekjen, denohen shume me pak sec u denua z. Bajrush Xhemajli.
Hosteni
rekomanduar (0)
25 Mar 2013
09:40
 
Një djal shum i ri dhe me arsimim (me nota të larta) nga mjeksia për sherim nga leukemia nuk mori as edhe një cent edhe pse ia kishin ndar nga se u diagnostifikue QKUK për dz javë nuk diti ta bëjë) dhe u kurue në Beograd me arsyetim se me Beograd nuk kemi marrveshje edhe pse nga atje importohet me qindra milion Eura.Familiart e pushtetarve dergohen dhe kutohen edhe për sëmundje për të cilat QKUK është e aft.
Avdi
rekomanduar (2)
25 Mar 2013
06:47
 
Po me vjen keq prej viktimave qe i ka shkaktu ky far Bajrush xhemaili.E sa per qeverin qe i a nda pare per me u sheru turp se sherimi i ti eshte kan i mundur edhe ne Kosove.Po ne e dim mire se Bajrush Xhemaili kur e ka shkaktu aksidentin ka qene fajtore sepse ka qene i dehur.Por edhe gjyqesija e kosoves eshte totalisht gjyqesi e PDK,dhe pdk krejt Kosoven me e mbyt edhe ne gjendje te dehur ata nuk i kap gjyqi. Qytetar te nderuar nese doni rend dhe ligj dinjitet ne te drejtat e juaja ruani vota mos ti vjedh PDK,AAK se keta me fitu kurre nuk fitojn sikur se nuk fitoj edhe bajrush gjemaili ne gjykat por gjykata e pdk po jau vjedh te drejten qytetareve tan.
Rifat
rekomanduar (3)
25 Mar 2013
05:40
 
E vret te riun dhe me parate e shtetit sherohet vrasesi. Histori tragjike eshte Kosova.
tuti
rekomanduar (5)
25 Mar 2013
00:13
 
Haha ani e quajne veten Parti Demokratike. O keta jane organitae kriminale e jo parti demokratike. Emrin e kan PDK, mirepo jane qetnika.
Naimi
rekomanduar (9)
24 Mar 2013
22:04
 
Qysh bën edhe kryetar edhe rrenc?
Halori
rekomanduar (10)
24 Mar 2013
19:40
 
Qytetari i Kosovës është i barabartë me zyrtarët e Kosovës. Zyrtarët marrin rroga të majme dhe shteti kujdeset për shëndetin e tyre e të familjarëve të tyre. Edhe për qytetarin e thjeshtë që mund të mos jetë as shfrytëzues i ndihmave sociale, shteti kujdeset që i sëmuri me paratë e veta t'i blejë barnat, pejtë, e çdo gjë tjetër që i nevojitet për kurim në spitalet e shtetit të Kosovës.
Halori
rekomanduar (8)
24 Mar 2013
19:39
 
ku ku sa po me vika keq per ket hajnin qe nuk paska mar pare prej hajnave tjer per sherim ne austri kuku.po ti nuk e meriton as 1 cent leji ma 65 mij euro.po a mos mje nja princ ty me te dhan pare per sherim o zoti madh ku po jemi te jetu edhe ne.
luli
rekomanduar (10)
24 Mar 2013
19:01
 
Pse qeverija nuk i dergoi jasht vendit per sherim ata që ky i mbyti dhe disa i bani sakat! Kjo qeveri pak dallon prej asaj t'Milloshit.
Lipjani
rekomanduar (20)
24 Mar 2013
18:43
 
Okey n'rregull që kan arrit me sheru pa varsisht se sa ka kushtu. Por kjo qeveri e poshter, ata që i mbyti dhe i shumtoj Bajrush Xhemajli i la mu baravat neper pisëhanet e shendetsis Kosovare, kurse ky ishte fajtor per aksidentin !!!
Bibaj
rekomanduar (18)
24 Mar 2013
18:39
 
e qytetari i gjor me ni ndihm social 700 shpirta me i pas i dalin per pak sen e nuk i del shteti ne ndihm, zoti na rujt ku jem tu jetu.
toni
rekomanduar (23)
24 Mar 2013
17:12
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51