Bora e madhe dhe temperaturat shumė tė ulėta, kanė izoluar fshatin Bardhosh. Banorėt thonė se kanė mbetur tė izoluar rreth 200 shtėpi.
Nuk kemi mundur as tė dalim nga shtėpia. Thjesht, kemi mbetur tė izoluar nga bora qė ka arritur nė 2 metra, tha Leonora Makolli nga Bardhoshi.
Sipas saj, asnjė kompani nuk ka shkuar tė pastrojė, andaj janė detyruar qė vetė tė paguajnė njė kompani pėr tė pastruar borėn. Ajo tha se kanė njoftuar Komunėn e Prishtinės dhe Policinė e Kosovės, por asnjėra nuk iu ka dalė nė ndihmė.
Zyrtarėt komunalė mohuan kėto deklarata, duke thėnė se kompania Pastrimi, ėshtė duke bėrė gjithēka qė rrugėt edhe atje tė jenė tė kalueshme. Po ashtu Komuna e Prishtinės ka angazhuar edhe kompaninė private Standard qė ti dalė nė ndihmė Pastrimit dhe ti mirėmbajė rrugėt e asaj pjese. L. C.