Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
20°

U mbarohet kripa, komuna me ndihmė emergjente

Lindita Canolli | 09-02-2012 12:09 CET

Dimri kėtė vit i ka befasuar tė gjithė. Jo vetėm qytetarėt, por edhe kompanitė e pastrimit tė borės. Tri kompanitė qė kanė fituar tenderin pėr pastrimin e rrugėve tanimė e kanė shpenzuar gjithė sasinė e kripės pėr shkrirjen e borės.

Ato i kanė bėrė kėrkesė Komunės pėr furnizim shtesė. Pėr kėtė Komuna ka ndarė rreth 30 mijė euro pėr blerjen e kripės, njė sasi e sė cilės pritet tė arrijė brenda ditės.

Drejtori i kompanisė “Pastrimi”, Feim Salihu, tha se nuk kanė pasur rezerva sa duhet tė kripės. “Deri sot kemi pasur kripė. Nuk kemi pasur rezerva sa duhet, pėr shkak se nuk kemi pasur hapėsirė sa duhet ku ta lėmė”, tha drejtori Salihu.

Edhe Enver Zymberi, drejtor i kompanisė sė pastrimit “Toifor”, e cili ka fituar tenderin pėr pastrimin e rrugėve qendrore, thotė se sasia e kripės, e paraparė me kontratė, ėshtė harxhuar.

“Nė bazė tė kontratės i kemi pasur 230 tonė, ndėrkaq deri tash kemi harxhuar edhe mė shumė, duke i shfrytėzuar edhe rezervat e kripės qė i kemi pasur nga viti i kaluar. Kanė qenė diku 13 tonė dhe po ashtu njė sasi tė caktuar e kemi blerė me paratė tona”, tha ai.

Ai nuk ka njė shifėr tė saktė se sa kripė ėshtė harxhuar, pėr shembull vitin e kaluar.

“Nuk mund tė themi se sa kemi harxhuar vitin e kaluar, pasi qė pėr dallim nga njė vit mė herėt nė kėtė vit ne kemi lloto tjetėr, do tė thotė rrugė tė tjera” , tha ai.

Se si ėshtė gjendja nė kompaninė e pastrimit “Zahiri”, ne nuk arritėm tė marrim ndonjė informatė pasi ata nuk dėshironin as tė komunikonin me medie. “Nuk duam tė kontaktojmė pėr asnjė gjė”, tha njė pėrfaqėsues i kėsaj kompanie.

E drejtori i Drejtorisė sė Shėrbimeve Publike, Agim Gashi, tha se kripa nuk do tė mungojė dhe se furnizimi me kripė pėr kėto kompani ėshtė bėrė e do tė vazhdojė tė bėhet. “Nuk kanė tė drejtė tė ankohen kompanitė, kripa do t’u shkojė ēdo tė dytėn ditė, ndėrkaq qytetarėt nuk kanė pse tė panikohen”, tha Gashi.

Komuna e Prishtinės dje ka anuluar tenderin “Furnizimi me kripė industriale dhe rėrė pėr mirėmbajtjen dimėrore tė rrugėve”, pėr shkak tė emergjencės. “Tenderi ėshtė anuluar pėr shkak tė emergjencės qė e ka krijuar kjo borė. Kemi shkelur afatin e furnizimit. Dhe nga nesėr do tė bėjmė direkt blerjen e kripės pėr t’i furnizuar kompanitė e pastrimit”, tha i pari i zyrės sė Prokurimit nė Komunėn e Prishtinės, Ekrem Rexha.

Ai shtoi se nga sot do tė bėhet furnizimi i rregullt me kripė pėr kompanitė.

Zyra e prokurimit, tha ai, pėr kėtė i ka dėrguar njė njoftim Organit Shqyrtues tė Prokurimit (OSHP), sipas Ligjit pėr raste emergjente dhe se OBSH-ja, nėse nuk reagon, do tė thotė se e ka pranuar kėrkesėn tonė.

Pėr blerjen e sasisė sė kripės qė mendohet se do tė mjaftojė pėr pėrmbylljen e sezonit tė sivjetmė dhe qė nga sot do t’u shpėrndahet kompanive, Komuna mėsohet se ka ndarė rreth 30 mijė euro.

0.0/5 (0 votë/a)

INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn

Iniciativa pėr Progres (INPO), dje pėrmes njė letre tė hapur dėrguar kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit tė Administrimit dhe Pushtetit Lokal, tė parit tė Prishtinės Isa Mustafa, liderėve politikė dhe grupeve parlamentare, ka bėrė thirrje qė sa mė parė tė ndėrmarrin masat...

Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve

Shitėsve tė druve pėr ngrohje nė kryeqytet, duket se do t’u prishet pak rehatia. Ata tė cilėt deri mė tash kanė shitur dru gjithandej ku kanė dėshiruar, duke vazhduar kėtė edhe pėrkundėr disa aksioneve tė komunės pėr largimin e tyre, duke filluar nga kjo javė, kėtė vėshtirė se do...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Periferia zhbllokon qendrėn

Qyteti i Prishtinės ėshtė ngufatur pas lufte nga banorėt qė kanė ardhur nga periferia dhe mė la...

Trotuaret, vendparkimi i veturave!

Ka kohė qė trotuaret e kryeqytetit i kemi shndėrruar nė vend parkimi tė veturave. E pastaj qyte...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51