I pari i Prishtinės, Isa Mustafa, dje takoi kryetarin e Komunės sė Gostivarit, Rufi Osmanin, tė cilin e njoftoi pėr projektet qė janė duke u realizuar.
Sipas tij, nė Prishtinė janė bėrė investime pothuajse nė tė gjitha fushat, dhe nė kėtė kuadėr, rėndėsi e madhe u ėshtė dhėnė projekteve tė arsimit dhe asaj tė infrastrukturės, shėndetėsisė, trajtimit tė objekteve pa leje etj.
I pari i Gostivarit tha se dėshiron qė komuna e tij tė marrė pėrvojėn e Prishtinės, nėpėrmjet shkėmbimit tė pėrvojave nė fusha tė ndryshme. Tė dy kryetarėt e komunave u pajtuan qė tė forcojnė bashkėpunimin nė shumė fusha, veēmas nė atė tė arsimit dhe infrastrukturės.
Takime tė ngjashme pritet tė ketė edhe nė tė ardhmen, nė kuadėr tė vazhdimit tė bashkėpunimit ndėrkufitar tė komunave. L. C.